Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1953-ta – Aleksandër Zhendov dhe kulti i personalitetit

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Në vitin 1953 Aleksandër Zhendov – grafik dhe piktor, një prej “të etërve” të karikaturës bullgare, autor i shumë tregimeve satirike dhe fejtoneve, vdiq nga kanceri. Megjithë autoritetin e tij të padyshimtë ndër kolegët-piktorë, shumë pak njerëz guxuan për ta dërguar në rrugën e tij të fundit. Gjatë tërë jetës së tij ndoshta nuk ka pasur njeri, i cili të jetë dyshuar se në punën e tij një vend kryesor kanë zënë pikërisht bindjet e tij komuniste dhe veprimtaria e tij antifashiste. Mirëpo, në vitin 1953 askush nuk guxoi për ta thënë këtë madje në varrin e tij.

“Ai ishte një personalitet i madh. Kur e kritikonin në Bashkimin e Piktorëve, unë vuajtja shumë, sepse ai ishte një shkëmb i vërtetë, një njeri shumë i mençur, një talent i madh... E sulmuan, sepse fliste të vërtetën dhe nuk i falte gabimet askujt – as Todor Zhivkovit, as Vëllko Çervenkovit (liderë komunistë). Në qoftë se do që të jetosh në një mënyrë të denjë, jeto denjësisht... Kishte një grup të vogël piktorësh të rinj, të cilët e përkrahën Zhendovin, sepse ai ishte mishërim i fisnikërisë, i drejtësisë, i qëndrimit të drejt ndaj artit. Ai ishte kundër koniunkturës, kundër krijimit të artit për para. Zhendov nuk u bë i pasur, por, siç ka thënë Pushkin, ai krijoi një monument të përsosur dhe unë jam i lumtur se isha pranë tij, kur shumë prej anëtarëve tanë të dyshimtë të Bashkimit të Piktorëve e godisnin. Ai më donte shumë. I mjeri ai, kohët e fundit ishte rrëzuar psikikisht dhe kjo ndikoi madje mbi mënyrën e të ecurit. Më herët, kur ishte i shëndoshë, “duke shkuar e ndante rrugën”. Ishte i gjatë, nuk mund të mos e shohësh Zhendovin – ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm...”

Këtë e tregon për piktorin kolegu i tij prof. Aleksandër Poplillov në një incizim të Fondit të Artë të Radios Kombëtare Bullgare.

Pas vitit 1956, Zhendov u rehabilitua dhe u bë një prej shembujve të cilët e demaskuan kultin e personalitetit të Vëllko Çervenkovit. Është paradoks se piktori dhe udhëheqësi i ardhshëm partiak dhe shtetëror kanë qenë bashkënxënës në Gjimnazin e Tretë të Sofjes. Zhendov ishte shok i poetit Hristo Smirnenski dhe i frymëzuar nga vjershat e tij ai krijoi disa piktura dhe ilustroi ciklin e vjershave “Përrallat Dimërore”. Vëllko Çervenkovi gjithashtu ishte mik i Smirnenskit. Kur në vitin 1923 tuberkulozi e vrau poetin e ri, Çervenkov dhe Zhendov ishin ndër të rinjtë, të cilët e mbanin me dorë arkivolin me trupin e tij, duke qarë.

Ndërkaq, Zhendov u regjistrua për të mësuar për piktor në Akademinë e Arteve Figurative në Sofje, pas kësaj i vazhdoi studimet në degën e grafikës dhe artit dekorativ në Gjermani. Në vitin 1930 ai mbaroi Institutin e Lartë Artistiko-Teknik në Moskë, por me urdhër të Partisë Komuniste Bullgare u kthye në Bullgari. Në vitin 1931 Zhendov ishte një nga krijuesit e Shoqatës së Piktorëve të Rinj, ku ai luftonte për realizmin socialist në art. Piktori ka marrë pjesë në themelimin e Bashkimit të Shkrimtarëve-Punëtorë dhe Luftëtarë dhe të Bashkimit të Miqve të Bashkimit Sovjetik, ai ishte gjithashtu kryetar i Shoqatës së Piktorëve të Rinj. Për shkak të debateve rreth gazetës “Timoni i Vendit” Zhendov ishte damkosur nga drejtoria e partisë komuniste dhe ishte përjashtuar nga ajo. Pas grusht shtetit më 9 shtator 1944 piktori rimëkëmbi anëtarësinë e vet, duke punuar për vendosjen e “pushtetit popullor demokratik” dhe të kulturës së tij socialiste.

Në vitin 1944 pas kthimit të Çervenkovit nga Moska, të dy përsëri u takuan. Çervenkov kryesonte frontin kulturor, kurse Zhendov vazhdonte të kritikonte me karikatura dhe fejtone borgjezinë dhe kapitalizmin. Mirëpo, në Kongresin e Pestë të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1948 ishte shtruar detyra për të ashtuquajturën “revolucion kulturor”. Vëllko Çervenkov filloi takime në bashkimet e krijuesve, që të sqarojë se çfarë është porosia e partisë: “Fronti i kulturës do të udhëhiqet nga Partia, si të gjitha frontet e tjera në jetën politiko-shoqërore dhe në atë ekonomike.” Pas Plenumit të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1950 filloi një valë e re represionesh kundër intelektualëve, të cilët shprehnin pozitën e tyre të pavarur nga ajo zyrtare. Mirëpo, që në vitin 1949 Çervenkov dha urdhër për krijimin e një komisioni, i cili të hetojë organizatën partiake të Bashkimit të Piktorëve Bullgarë. Komisioni i ofroi Aleksandër Zhendovit miratimin e ndëshkimit “Qortim i rreptë me paralajmërim të fundit”. Arsyeja ishte: “për luftë fraksioni, mungesë disipline dhe qëllime karrieriste”. Mu në Vitin e Ri 1950 Çervenkov dhe Zhendov u grindën shumë keq. Piktori nguli këmbë se udhëheqja partiake nuk është kompetente dhe se arti duhet të udhëhiqet nga krijuesit dhe jo nga anëtarët e strukturës partiake. Më vonë ai i formuloi tezat e veta në një letër të gjatë, që të parandalojë mosmarrëveshjet eventuale me Çervenkovin, i cili tashmë u bë sekretar i përgjithshëm i partisë. Në letrën e dërguar Zhendov ripohoi pozitën e vet se sipas tij “partia sikur i ka vënë vetes qëllim për ta shpersonalizuar veprën e piktorit, duke e kufizuar me disiplinën e kazermës dhe censurën”. Mirëpo pas vitit 1950  Çervenkov u bë një autokrat i vërtet në vend, kurse Zhendov u përjashtua nga Partia Komuniste Bullgare dhe ishte harruar nga të gjithë. Vdiq nga kanceri në moshën 60 vjeç. Vetëm tre vjet më vonë, në vitin 1956, ai ishte rehabilituar – si një prej viktimave të kultit të personalitetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD