Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në gjurmët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit

БНР Новини
Foto: Ruslan Trad

Pas ndërhyrjes amerikane të vitit 2003 dhe rrëzimit të Saddam Husseinit, Iraku nuk restauroi sigurinë e qyteteve të tij të mëdha. Qeveria e Bagdadit, e dominuar krejtësisht nga kundërshtarët e Saddam Husseinit, bëri shumë gabime të lidhura me minoritetet dhe me sunitët. Në provincat që i përkrahin Saddamit dhe që janë kundër qeverisë lindën tendencat e revanshizmit, represioneve, kundërshtimeve dhe ata ngritën kundër qeverisjes së Nuri Al Maliki, i cili para pak kohe dha dorëheqjen e tij për shkak të ngjarjeve të lidhura me Shtetin Islamik. Sipas analizatorëve gabimet e qeverisë së tij që nga viti 2006, pabarazia dhe represionet ishin katalizatorët për grupet radikale. Ndër organizatat ekstremiste pas vitit 2003, të dominuara nga Al-Kaida, vëmendjen e tërhoqi Shteti Islamik i Irakut, që shfaqi si pjesë e Al-Kaidës me një emër të ri – Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, pasi lideri i tij Abu Bakr Al Bagdadi shikoi mundësinë për zgjerimin e kaosit të luftës civile në drejtim të Sirisë.

Që nga muaji gusht forcat e Kurdistanit të Irakut, peshmergët, mbrojnë linjat e frontit pranë qyteteve Kirkuk, Guer dhe Mahmur. Ato vuajnë nga mungesa e armëve dhe nuk u mjafton përkrahja ndërkombëtare, e cila ta ndihmojë lirimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik nga Mosul – qyteti i dytë për nga madhësia në Irak. Pikërisht Mosuli i jep fuqi Shtetit Islamik, sepse sasi të mëdha të armëve dhe të parave, të përdorura nga ushtria irakiane tani ndodhen në duart e grupit terrorist. Aktualisht trupat kurde janë forca më aktive militariste, e cila rri në rrugën e Shtetit Islamik në Irak. Gazetarët Ruslan Trad dhe Georgi Totev vizituan linjat e frontit pranë qyteteve Mahmur dhe Guer, duke përpjekur të kuptojnë çfarë ndodhet atje.

Çfarë është situata? Çfarë është ndikimi i refugjatëve të shumta mbi sigurinë e Kurdistanit në përgjithësi?

“Në qytetin Erbil nuk ndihet konflikti, por jashtë tij, në punktet e para ndihet se masat e sigurimit bëhen më të ashpra. Vetë qendra e Erbilit është një zemër që rrah – kurdët dëshirojnë ta bëjnë Erbilin një qytet modern, i cili të bëhet qendra e vërtetë e shtetit të ardhshëm Kurdistani i Irakut. Erbili është qendra e shumë firmave ndërkombëtare. Tensioni nuk ndihet në qendrën e tij, por disa kilometra më tej situata ndryshohet. Ka tri linja të frontit në distanca të ndryshme. Më e afërta është në drejtim të Mosulit, ku kaluam natën bashkë me peshmergët. Ishim gjithashtu në Mahmur dhe në Zumara Abdala – 50 km larg Mosulit. Atje është fronti i vërtetë.”

Foto: Ruslan TradA mendoni ju se fushatat e forcave qeveritare arrijnë sukses kundër Shtetit Islamik?

“Kur biseduam me komandantët e peshmergëve kur ishim në linjën e frontit dhe kaluam tërë natën me ta, u bë e qartë se ata besojnë se mund të arrijnë sukses, por është shumë e vështirë. Mendojnë se po të mos ishin forcat ndërkombëtare (të përfaqësuara nga ShBA-ja) dhe furnizimet e armëve, tani ndoshta Erbili do të ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik. Aktualisht nuk ka shkaqe për gëzim sepse tani Shteti Islamik merret kryesisht me Sirinë dhe Kobane, por kur përparojnë në Siri, me siguri do t’i drejtohen Erbilit dhe Kirkukut, ku zhvillohen betejat më të rënda në territorin e Irakut. Çdo një orë zhvillohen beteja sporadike, që do të thotë se Shteti Islamik nuk ka hedhur poshtë idenë për Erbilin, por aktualisht forcat e tij janë drejtuar ndaj Sirisë.”

A mund të thuhet se sulmet ajrore të ShBA-së janë të suksesshme?

“Me siguri sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme. Shpesh ato goditin vende, ku nuk ka askush – për shembull hambarë të zbrazët që përdoren nga Shteti Islamik. Sipas peshmerigëve duhet pasur ndërhyrje tokësore apo të paktën trupat kurde kanë nevojë për përforcim. Në fakt, tani linja e fronti nuk lëvizet vetëm në sajë të sulmeve ajrore dhe vetëm ato po mbrojnë Erbilin."

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Pata të vogla laramane erdhën për të kaluar dimrin në Liqenin Durankullak

200 pata të vogla laramane të cilët janë një lloj i kërcënuar botërisht erdhën për të kaluar dimrin në liqenin Durankullak afër Shabllës të Bullgari së Verilindore. Shpendët erdhën pas regjistrimit dimëror të shpendëve në zonat e lagëta gjatë të..

botuar më 20-02-16 3.15.MD

Bizonët u kthyen në Rodopet Lindore

Në lashtësi bizonët kanë populluar tokat trake, por me përparimin e qytetërimit dhe me prerjen e pyjeve popullimi i tyre ka filluar të pakësohet. Derisa një ditë në fillim të shekullit të kaluar  në Kontinentin e Vjetër u zhduk dhe përfaqësuesi i fundit..

botuar më 20-02-16 11.25.PD

Radio Bullgaria mbush 84 vjeç

Radio Bullgaria lindi më 16 shkurt 1936 – vetëm 13 muaj pasi radio-transmetimi në Bullgari u bë pronë shtetërore, ndërsa radioja bullgare, atëherë me emrin Radio Sofja, startoi zyrtarisht veprimtarinë e vet. Kjo ndodhi ditën e diel, kur me ndihmën..

botuar më 20-02-16 8.35.PD