“Mëllenja e Artë” është festivali i parë dhe i vetëm i këngës humoriste dhe satirike në Bullgari. Ideja i përket ekipit të Redaksisë “Humor, Satira dhe Zbavitje” pranë Radios Kombëtare Bullgare. Edicioni i parë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shakasë – 1 prill të vitit 1975. Producent dhe skenarist i këtij festivali, që nga themelimi, është Boris Arnaudov, i cili sjell më shumë hollësi:
“Ideja lindi në fund të vitit 1974. Në atë kohë kur fillonte një transmetim të ri krahas sinjalit mendohej edhe ndonjë vjershë. Në të me disa fjalë shpjegohej ideja e transmetimit. Më vonë kjo vjershë shndërrohej në këngë. Kështu u krijuan këngët e para humoriste dhe satirike. Nismëtarë të Festivalit “Mëllenja e Artë” ishin kryeredaktorja e atëhershme Katja Vodeniçarova, redaktori muzikor Angell Georgiev dhe Vasill Sotirov – skenaristi i parë.”
Për Festivalin “Mëllenja e Artë” Katja Vodeniçarova kujton: “Ideja ishte, që ai të bëhet një parodi dashamirëse e Festivalit Ndërkombëtar të Këngëve Zbavitëse “Orfeu i Artë”. Shfaqja jonë ishte një kopje e saktë e këtij festivali të njohur botërisht. Mirëpo, këngët interpretoheshin nga artistë dramatikë dhe humoristë. Kështu disa prej artistëve filluan të këndojnë. Një meritë të madhe për këtë kishte kompozitori Dimitër Vëllçev, i cili i mësonte dhe i udhëhiqte në këtë nismë. Vet aktorët e përqafuan idenë dhe me etje të madhe përgatiteshin për çdo shfaqje.”
Në Festivalin “Mëllenja e Artë” merrnin pjesë krijuesit më të mirë bullgarë: poetë-satirikë dhe kompozitorë të muzikës pop dhe teatrore. Doemos edhe artistët më të mirë. Vitet e para festivali organizohej si një koncert. Skenari përbëhej nga miniatura, në të cilët artistët jo vetëm që këndoheshin, por edhe rikrijuan role në skenë. Tërë Redaksia “Humor, Satira dhe Zbavitje” merrte pjesë në përgatitjen e çdo edicioni të Festivalit “Mëllenja e Artë”. Në sajë të vjershave thumbuese dhe ngacmuese shumë shpejtë festivali fitoi një popullaritet. Boris Arnaudovi, i cili punon për realizimin e shfaqjeve që nga edicioni i parë kujton:
“Gjatë viteve të para çdo shfaqje përbënte një koncert. Por nuk ishte e mundshme, që kjo formë të ruhet shumë gjatë, krahas kësaj edhe parodia u sos. Në vitin 1988 ndërruam formën dhe filluam të kërkojmë dramaturgjinë. Kështu Festivali “Mëllenja e Artë” u shndërrua në një shfaqje, në të cilën një rëndësi të madhe kishte regjisori. U përpoqa të vendos rregulla në zgjedhjen e veprave. Prezantova vjershat pa emrat e autorëve, kështu që të ketë një vlerësim të paanshëm dhe objektiv i materialit, që përfshihej në çdo shfaqje. Mendoj, se gjatë viteve arritëm të ruajmë një nivel të lartë artistik, sepse nuk kishte shaka dhe ngacmime të trasha dhe pa kripë. Edhe bëmë disa këngë sipas vjershave të klasikëve të letërsisë bullgare si Hristo Botev, Ivan Vazov, Hristo Smirnenski, Dimitër Podvërzaçov. Nga 40 edicionet e Festivalit në arkivin e Radios Kombëtare Bullgare mbetën përafërsisht 750 këngë origjinale bullgare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..
“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..
10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..