Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me anijen “Radecki” drejt Bullgarisë së lirë

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë natës me të gdhirë 17 maji i vitit 1876 nga qyteti rumun buzë lumit Danub Giurgiu drejt Bullgarisë së robëruar u nis një çetë prej emigrantësh me në krye poetin dhe revolucionarin Hristo Botev - një prej heronjve më të dashur kombëtarë të popullit bullgar. Në anijen austriake “Radecki” nga portet e tjera u bashkuan edhe vullnetarë të tjerë. Çeta kishte qëllim për ta ndihmuar rrethin revolucionar të Vracës pas shpërthimit të Kryengritjes së Prillit – që është maja e luftërave çlirimtare në trojet bullgare. Në rajonin e fshatit Kozlloduj vojvoda e detyroi kapitenin për të akostuar, kurse pjesëmarrësit në çetë u nisën drejt malit Stara Pllanina. Si u zhvilluan më tej ngjarjet, për këtë na tregoi Ljudmilla Damjanova, drejtoresha e muzeut-anije “Radecki”:


“Pas zbritjes së Çetës së Botevit kapiteni Dagobert Englender u nis me anije për në portin tjetër. Atje pasagjerët raportuan para autoriteteve turke se në bregun e Kozllodujit ishte zbritur një grup i armatosur. Kapiteni ishte detyruar të dëshmonte. Ai ripohoi se nuk ishte ushtruar dhunë kundër tij nga ana e ekuipazhit dhe se ishin ndarë si miq. Englender vuri në dukje gjithashtu se nuk kishte takuar deri në atë moment një njeri kaq madhështor dhe energjik si vojvoda Botev.”


Mirëpo në malin Stara Pllanina çeta nuk mori përkrahjen e pritur nga komitetet vendore revolucionare dhe u detyrua për të zhvilluar vetë beteja të rënda kundër bashibozukut të fortë (trupa ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane), kurse më vonë edhe kundër ushtrisë së rregullt osmane. Më 20 maj (sipas stilit të vjetër kalendarik, ose më 1 qershor, sipas stilit të ri), pas betejës së radhës vojvoda Hristo Botev u vra nga një plumb vrasës. Vdekja e tij shkaktoi trazira ndër kryengritësit dhe si rrjedhojë e kësaj çeta u shpartallua. Ky episod praktikisht ishte akordi i fundit i Kryengritjes së përgjakshme të Prillit. Mirëpo, jehona e kryengritjes e tronditi tërë Evropën dhe në fund të fundit hapi rrugën drejt Çlirimit të Bullgarisë. Sot, sipas traditës, shënojmë datën 2 qershor si Dita e Botevit dhe e të vrarëve për çlirimin dhe pavarësinë e Bullgarisë. Si një tempull i heroizmit të poetit dhe luftëtarëve të tij në ujërat e Danubit afër Koszllodujit ngrihet muzeu madhështor, që përbën kopje të anijes “Radecki”. Origjinali u asgjësua gjatë vitit 1924 nga shoqëria austriake e anijeve. Më shumë hollësi nga Ljudmilla Damjanova:


“Ideja për themelimin e muzeut – anije “Radecki” lindi me rastin e përvjetorit të 90-të të vdekjes heroike të Hristo Botevit. Ajo u propozua nga gazetarja Liljana Llozanova, e cila në atë kohë punonte në gazetën e nxënësve “Septemvrijçe”. Gazetarja inicioi një fushatë për ndërtimin e anijes në vitin 1964 dhe për hapjen e një llogarie, në të cilën 1 200 000 fëmijë bullgarë në vazhdim të dy viteve arritën të grumbullojnë shumën e domosdoshme për realizimin e kësaj ideje.”


Kështu nëpërmjet kësaj iniciative fisnike në kantierin e ndërtimit të anijeve në Ruse u rikrijua anija “Radecki”, e cila më vonë u përfshi në 100 objektet turistike të Bullgarisë. Sot ajo ndodhet në bregun e Kozllodujit dhe tërheq si fëmijë, ashtu dhe të moshuar, të cilët interesohen nga historia bullgare. “Ndër eksponatet e vlershme të muzeut është kallamari origjinal i kapedanit nga koha, kur në anije hipi Hristo Botev dhe çeta e tij prej 205 vetash. Ai iu dhurua Bullgarisë në vitin 1973 nga nipi i tij Alois Englender” – na tregoi zonja Damjanova dhe shtoi:

“Historianët nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me flamurin origjinal të Botevit dhe të çetës së tij. Ndoshta ai ka mbetur në Ballkanin e Vracës. Në muzeun – anije “Radecki” ruhet kopja më e vjetër e flamurit, i cili u qep në Gjimnazin e Vracës në vitin 1966” – na shpjegoi zonja Damjanova.

A ka fakte të tjera interesante dhe më pak të njohura për anijen “Radecki”?


“Është një fakt pak i njohur se anija “Radecki” akostoi rreth 200 metra më poshtë vendit, ku aktualisht ndodhet anija-muze në bregun e Kozllodujit. Gjëja tjetër rreth së cilës ende ka debate, është nëse vendi në këtë breg është zgjedhur paraprakisht nga çeta e Botevit për akostimin e anijes, ose ngjarjet janë zhvilluar sipas situatës” – thotë zonja Damjanova.

Gjatë vitit 2011 anija ishte meremetuar dhe që nga atëherë përdoret për lundrime turistike. Për shkak të interesit të madh, përveç ekskursioneve standarde shkollore, çdo një të shtunën e tretë që nga muaji qershor deri në shtator organizohen udhëtime familjare, kurse turistët mund të dëgjojnë tregimin interesant të drejtoreshës së devotshme së muzeut Ljudmilla Damjanova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD