Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talente të reja zbulojnë bukurinë e folklorit bullgar

БНР Новини
Foto: nufi-kotel.com

Në shikim të parë nxënësit e Shkollës Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell nuk dallohen me asgjë nga moshatarët e tyre – me krehje moderne të flokëve, të gëzuar dhe të qeshur, të zhurmshëm... Mirëpo, ndryshe nga moshatarët e tyre ata kanë zgjedhur t’i kushtohen folklorit bullgar. Për ta ai është një ëndërr i realizuar, profesion, e ardhmja, lavdi kombëtare dhe botërore...












Më shumë hollësi për shkollën mësojmë nga krye mësuesja Sashka Çenkova. Për Radio Bullgarinë ajo tregon: “Shkolla Muzikore në Kotell përbën një familje të madhe. Kështu shpesh herë e caktojmë, sepse nxënësit në një periudhë të gjatë brenda vitit jetojnë, krijojnë, punojnë, mësojnë në godinën shkollore dhe në konviktin pranë shkollës. Kështu folklori bëhet pjesë e mënyrës së tyre të jetesës. Shkolla, që formon ato talente është kombëtare. Këtu arsimin e mesëm e mbaroi edhe muzikanti me famë botërore Teodosij Spasov. Shkollua u themelua në vitin 1967. Në fillim pranoheshin nxënës vetëm në degën e veglave popullore. Më vonë u krijua edhe specialiteti këndim popullor. Para nja 20 vitesh në shkollë u pranuan nxënësit e parë në specialitetin valle popullore bullgare. Në shkollë nxënësit përvetësojnë veglat muzikore fyell, tambura, lahutë, gajde. Mirëpo në një moment u duk se ka domosdoshmëri, që ndonjëri të bëjë veglat tona muzikore. Ja përse vendosëm të formojmë dhe një klasë të mjeshtërve të veglave muzikore. Shumë të rëndësishme janë mësimet si praktike, ashtu edhe teorike. Nxënësit tanë përvetësojnë të gjitha lëndët e përgjithshme mësimore, të gjitha disiplinat muzikore dhe teorike ashtu siç e bëjnë këtë në të gjitha shkollat e specializuara muzikore. Ata grumbullojnë shumë dituri në fushën e muzikës. Dhe të gjitha lëndët i mësojnë në detaje. Ja përse pas mbarimit të shkollës mund të punojnë si udhëheqës muzikor.”

E pyetëm nxënësen e klasës së 11-të Kalina Kostadinova, cila është krahina folklorike e preferuar prej saj.

“Më pëlqejnë të gjithë, sepse ky është folklori ynë, folklori bullgar. Secila prej tyre ka veçoritë e veta dhe bukurinë e vet. Personalisht unë preferojkrahinënfolklorike të malit Rodopa, megjithëqë vet unë jam nga Carevo, qytet ky i cili bije në krahinën folklorike të malit Stranxha. Që kur jam e vogla këndoj. Dhe si një gjë e natyrshme te unë lindi dëshira të mësoj në Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell. Për këtë fillova të përgatitem dy vjet para se të hyjë në klasën e shtatë. Dëshiroj t’u them të gjithëve, të cilët merren me muzikë, që të interpretojnë këngët popullore nga gjithë zemra, me dashuri dhe të japin gjithçka nga vete, që ta rikrijojnë në mënyrën më të bukur.”

Si krijohet një këngë prej autori mbi bazë folklorike na shpjegon Dimitër Ivanovi nga klasa e 11-të e shkollës.

“Me shumë punë dhe me shumë këmbëngulje nga ana ime. Fillova të kompozoj këngën time vitin e kaluar. Në këtë proces më ndihmonte mësuesja ime e këndimit Stefanka Georgieva. Unë jam nga fshati Asparuhovo, rrethi i qytetit Burgas. Gjyshi im gjithashtu interpreton këngë popullore dhe në sajë të tij unë e dashurova folklorin. Edhe motra ime mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell. Në familjen time pothuajse të gjithë jemi muzikantë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD