Një fshati ynë – Staro Zhelezare, në rrethin e Plovdivit, është në rrugë të kthehet në një galeri artistike të veçantë në të hapur. Një galeri, në të cilën mund të shikojmë sesi në afërsi të personave të njohur nga e gjithë bota janë të pikturuar njerëzit vendas. Një motor lëvizës për transformimin e Staro Zhelezares është piktori Vencisllav Pirjankov, i cili ka lindur në këtë krahinë piktoreske. Në fillim të viteve 90 ai është i pranuar në akademinë Artistike në Sofje, mëson në të një vit. Pas kësaj fiton konkurs dhe niset për në qytetin polak Poznan, ku vazhdon studimet e tij. Aty më vonë krijon shkollë për pikturë, në të cilën arsimon piktorë të rinj. Gjatë kësaj vere ai i solli nxënësit e tij, që të përfshihen në projektin e madh.
“Ky është edicioni i tretë i takimeve tona verore me artin. E quajtëm Festivalin e parë të pikturës murale – tregon për Radio Bullgarinë artisti. – Dy edicionet e para qenë në hapësirën e brendshme të shtëpisë tonë, të cilën e kthyem në diçka si galeri ose më saktë si një qendër artistike. Ideja për pikturat murale, të cilat u paraqitën nëpër kuvaret/portat/ e fshatit sivjet, lindi fare spontanisht, rastësisht, derisa diskutuam me bashkëshorten time në atelienë tonë. Dhe vendosëm të krijojmë këtë festival për herë të parë. Me shpresë, jetë dhe shëndet, mot do të vazhdojmë.”
Kureshtare është se në një pikturim mural mbi fasadën e kishës vendase janë prezantuar Indira Gandi dhe Fidell Kastroja. Kjo fare nuk është rastësisht-gjatë vitit 1968 fshati është i vizituar nga kryeministrja e Indisë, kurse gjatë vitit 1972 – nga Fideli legjendar. Rreth 80 grafitë kanë zbukuruar kuvaret dhe muret e shtëpive fshatare. Mes personaliteteve të pikturuar janë Çërçilli, Margaret Taçëri, mbretëresha Elizabet, Angela Merkel, Xhon Kenedi, Barak Obama, Putini, Ajnshtajni, Stiv Xhobsi... Si dhe personalitete të njohur nga historia tonë:revolucionari Vasill Levski, mbreti Borisi i III, lideri komunist Todor Zhivkov... Mund të shikojmë dhe politikanët modern vendas si Bojko Borisovi, Maja Manollova, Volen Siderov...Si sillen bashkëfshatarët e Vencisllav Pirjankovit ndaj pamjeve të cilat kanë zbukuruar kuvaret e tyre, shtëpitë?
“Janë shumë të entuziazmuar. Bile entuziazmi i tyre i kaloj pritjet tona. Në fillim kishte një farë largimi. Si të thuash njerëzit qenë pak të ashpër, sepse i pikturonim me personalitete të njohur. Në fakt i gjithë procesi filloj nga duvari/porta/ tonë, nga murri tonë, që të mund të afrojmë me idenë. Dhe në bazë të zgjedhjes personale pikturuam disa nga fqinjët tanë me figurat e njohura politike dhe historike. Një shembull i mirë është fqinja tonë Gjyshja Velika, e cila është një grua shumë interesante, në grafit ajo është ulur pranë mbretëreshës Elizabet. Kurse nëna ime është në dialog me Margëret Taçërin. Në afërsi është xha Ivani, i cili flet me Obamën. Fillimisht kishte një garë tek njerëzit në kuptimin: “Përse pikërisht unë duhet të jem i pikturuar mbi portën e tyre”, por ditë pas dite fjala nisi, ata filluan të afrohen, dhe tu bëhet interesante. Ngurrimi u thye dhe tani emocioni është shumë i madh.”
A kalojnë tani më shumë turistë përmes fshatit, duke ditur se çfarë i pret aty?
“Mendoj se po, sepse ne filluam këtë nismë përpara rreth një muaji. Lëvizja këtu është relativisht e madhe, njerëzit udhëtojnë drejt kantinës së verës, drejt kishës trakase tek Staroselli, drejt observatorit të lashtë të trakëve, drejt ujërave minerale të qytetit Hisarja. Kështu që në fillim qenë mjaft të befasuar, duke rënë mes këtyre pikturave murale. Por shumica qëndronin, fotografonin, kurse ne ju tregonim për idenë. Dhe tanimë njerëzit filluan të vijnë në mënyrë fare qëllimore në fshat. Posaçërisht nga Hisarja erdhën dhe turistë, me qëllim të shikojnë grafitët. Kishte njerëz të cilët erdhën nga Varna, nga Panagjurishte dhe nga vende të tjera, që të shikojnë këto piktura murale nëpër portat, nëpër rrugët e fshatit.”
Do të shtojmë se Vencisllav Pirjankov vet e financon pjesëmarrjen e nxënësve të vet. U ka paguar dhe rrugën me autobus. Të rinjtë kanë fjetur në qendrën artistike, të krijuar në shtëpinë e tij. “Po të nisin mirë gjërat ashtu siç e kemi planifikuar, mendoj se nuk do të ketë asnjëfarë pengesash që të vazhdojmë idenë. Pas ikjes së nxënësve kemi ndërmend të pushojmë pak – unë, gruaja dhe djali...Bile kemi ide të bëjmë edhe një-dy piktura murale, tanimë në një grup më të pakët: trio Pirjankovi:”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..