Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1997 - Fillimi i ri

БНР Новини
Foto: arkiv

Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare te Bullgaria. Më 19 prill të vitit 1997 koalicioni i partive të Bashkimit të Forcave Demokratike, fitoi në mënyrë bindëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe si rezultat mblodhi shumicë absolute në Parlament. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet diskutimi i liderit të Bashkimit të Forcave Demokratike Ivan Kostov në mitingun e organizuar me rastin e fitores elektorale:

“Ne premtuam, se Dita e Ngjalljes së Llazarrit në Bullgari të shndërrohet në Pashkën Bullgare. Më e rëndësishmja është, se ne u ngjallëm prapë,me besim në vet veten, dhe me shpresë, shikojmë në të ardhmen..... Dhe ndoshta për këtë të rinjtë na përkrahin. Ata dëshirojnë një të ardhme të mirë, dëshirojnë mirëqenien, dëshirojnë shpresën, dëshirojnë të jenë të bindur në forcat e veta. Ata dëshirojnë të besojnë dhe të dinë, se disponojnë mundësi, të posedojnë sedrën. Dhe ne u siguruam të rinjve pikërisht këtë. Prandaj ata nisën me ne.... Dhe lufta e madhe për ne, tashmë është në pushtet, kjo është lufta për Bullgarinë. Nuk është sekret, se në Bullgari mbretëron një korrupsion i madh. Nuk është sekret, se vjedhin bankat, se u krijuan piramida financiare, piramida ndërtuese dhe kurthe të ndryshme për njerëzit e zakonshëm, me qëllimin e vetëm, të marrin paratë e tyre. Shteti ynë është në duart e gangsterëve, në duart e krimit të organizuar. Të siguruar me dhunë, të mbrojtur me dhunë ose thjeshtëtë shantazhuar, ne të gjithë jemi të detyruar të jetojmë të poshtëruar nga ata njerëz. E kemi të qartë, se për ne nuk ka ndonjë shpëtim tjetër, veçse të rikthejmë autoritetin e institucioneve shtetërore, të rikthejmë respektin  ndaj shtetit dhe pushtetit. Duhet ta sigurojmë shtetasit bullgarë, se mund t’u garantojnë atyre siguri dhe liri, dhe të mbrojmë të drejtat e tyre.”

Me masat e para të shpejta dhe efikase qeveria e Forcave të Bashkuara Demokratike largoi kërcënuesit dhe dhunuesit, të cilët çdo ditë shantazhoheshinme sigurimedhe futeshin frikë. Filloi plotësimi i premtimeve paraelektorale për reforma urgjente strukturore. Qëllimi i tyre ishte të ulej deficiti buxhetor, të kufizohej inflacioni deri në përmasa të durueshme për shtetasit dhe firmat, të tërhiqej interesi i investitorëve të huaj. Për këtë ndihmoi edhe Bordi Valutor vendosur në Bullgari nga kabineti Kostov. U arrit një marrëveshje trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në sajë të saj Bullgaria fitoi mundësi të merrte para, të cilat të investonte në ekonominë.

Politika e jashtme pa devijim ndiqte rrugën e Bullgarisë drejt NATO-së dhe BE-së. Kështu në vitin 1999 vendi mori ftesë për aderim me BE-në, ndërsa në fund të mandatit të qeverisë – në vitin 2001, u hoqën vizat për udhëtim të bullgarëve në vendet e BE-së.

Bilanci, që bëri presidenti Petër Stojanov pas vitit të parë të qeverisjes së kabinetit të forcave demokratike, e vuri theksin pikërisht mbi rikthimin e prestigjit ndërkombëtar të vendit. Në fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare, ruhet deklarata e tij:

“Mendoj, se suksesi më i madh i kabinetit gjatë vitit të parë të qeverisjes është, se ai arriti të rikthejë bisedimin e botës ndaj Bullgarisë. Padyshim kjo i detyrohet stabilizimit financiar dhe makroekonomik. Kjo e bëri Bullgarinë një vend, për të cilin mund të flitet me një ton serioz, një vend, i cili mund të caktohet si një partner serioz dhe shpresëdhënës. Që këtu e tutje qeveria ka para saj tri qëllime. Në radhë të parë duhet të vazhdojë që me këmbëngulje të luftojë për krijimin e një klime më të mirë për tërheqjen e investimeve të huaja, për më tepër strategjike. Në radhë të dytë duhet të realizojë një privatizim më vendimtar dhe më transparent. Dhe në radhë të tretë të vendosë një politikë tatimore evropiane ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm, dhe kjo për arsye, se suksesi i këtij biznesi do të jetë shtylla kurrizore e ekonomisë së ardhshme bullgare.”

Qeveria dhe kryeministri Ivan Kostov bënin edhe hapat e parë të guximshëm dhe me vete në politikën e jashtme, duke u udhëhequr më tepër nga interesat kombëtare të Bullgarisë. Gjatë marsit të vitit 1999  shtetet anëtare të NATO-së nisën një operacion ushtarak në Jugosllavi, qëllimi i të cilit ishte t’i jepte fund spastrimit etnik në Kosovë, kryer nga regjimi i presidentit Sllobodan Milosheviç. Më 28 prill të po këtij viti Bullgaria dhe NATO-ja nënshkruan një marrëveshje për kalimin e aeroplanëve të aleancës përmes hapësirës ajrore të vendit. Atyre nuk u lejohej të shfrytëzonin aeroportet bullgare, sepse Bullgaria shpalli neutralitet. Në të njëjtën kohë qeveria refuzoi të siguronte korridor ajror për aeroplanët rusë, të cilët deshën të bënin një desant në Serbi. Krahas kësaj vendi, megjithë presionin e Perëndimit, refuzoi të pranojë refugjatë nga konflikti në Kosovë.

Në periudhën kritike, kur në perëndim të kufirit zhvillohej një luftë, qeveria arriti të mbronte interesat kombëtare dhe më e rëndësishmja të respektonte neutralitetin e shpallur dhe të mos lejonte tërheqjen e vendit në veprimet ushtarake.

Theksi kryesor i politikës së brendshme të pushtetarëve ishte privatizimi. Që me ardhjen në pushtet kabineti i kryeministrit Ivan Kostov nisi të shiste dhe të likuidonte shoqatat shtetërore në humbje. Mirëpo, atë, që e bëri përkrahësit e Bashkimit të Forcave Demokratike të dyshohen në mënyrën e privatizimit, ishte jo aq privatizimi realizuar nëpërmjet shitjes me ankand, se sa privatizimi i drejtuesve dhe i punonjësve, gjë pas së cilës shumë ndërmarrje hynë në duart e nomenklaturës së kuqe dhe oligarkëve të lidhur me të. U pasuruan edhe njerëz, që qëndruan afër pushtetit demokratik.

Ligji u garantonte shumë privilegji shoqatave të drejtuesve dhe punonjësve si për shembull të paguanun vetëm 10 për qind nga shuma në të holla, ndërsa paratë e tjera në përmasë 90 për qind – të shlyheshin brenda 10 viteve në vazhdim. Kështu prapa perdes u realizuan kontratat më skandaloze të privatizimit në Bullgari. Ky proces u bë shkak për vjedhjen e pasurisë dhe aktiveve shoqërore në kohën e turbullt të tranzicionit bullgar.

Mënyra, në të cilën u realizua privatizimi, ishte një nga shkaqet për humbjen e Bashkimit të Forcave Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Masat pa popullaritet, të cilat i ndërmori që të nxirrte Bullgarinë nga katastrofa financiare dhe ekonomie pas qeverisjes së kryeministrit Videnov, gjithashtu minuan përkrahjen elektorale për partitë e së djathtas. Papunësia arriti 20 për qind, ndërsa rezultatet e reformave u sollën dëme disa grupeve sociale, parase të ndjehej efekti prej tyre. Shpresat për ndershmëri dhe transparentë të qeverisjes së forcave demokratike, si dhe për dialog me pushtetarët, mbetën vetëm urime. U ça edhe uniteti i Bashkimit të Forcave Demokratike. Miqtë e deritanishëm dhe bashkëmendimtarë filluan t’i drejtojnë njeri tjetrit akuza të rënda. Mirëpo, megjithë gabimet, që bëri qeveria e Forcave të Bashkuara Demokratike mbetet një nga qeveritë më të suksesshme në historinë e tranzicionit bullgar. Ajo arriti të radhitë Bullgarinë krahas demokracive evropiane me ekonomi të tregut. Ajo hapi para vendit rrugën drejt anëtarësisë në BE-në nëpërmjet solidaritetit evroatlantik, arritur në kuadrin e NATO-së. Qeverisja e kryeministrit Ivan Kostov, e shndërroi vendin në një partner shpresëdhënës dhe të parashikueshëm dhe paracaktoi të ardhmen e tij për shumë vite përpara.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2012 – Aleksis Vajsenberg: “Çdo gjë është tingull”

“Ai ishte pianisti më i bukur në kohën, në të cilën jetonte. Një burrë elegant, krenar dhe i paarritshëm, i lindur sikur me frak në vitin 1929 në Sofje.” Kështu gazeta gjermane “Di Vellt” përshkruan pianisti i talentuar bullgar Aleksis Vajsenberg. Ai..

botuar më 15-12-05 11.20.PD

Viti 2011 – Artisti i paharrueshëm Vellko Kënev

“Jam i bindur, se edhe shkrimtari i talentuar Stanisllav Stratiev, i cili posaçërisht   për Vellko Kënevin e krijoi rolin në filmin emblematik “Orkestra pa emër”, vështirë do të gjejë fjalë qetësuese, në se do të ishte tek ne. Vellko Kënevi ishte një..

botuar më 15-11-28 9.35.PD

Viti 2010 – Kristalina Georgieva: “Është me rëndësi të dimë, se jemi barabartë me të gjithë në Evropë”

“Atë që ndodh në botë, na prek. Dhe sa më shumë i mbyllim sytë, sa më shumë përqendrohemi në problemet tona të brendshme, sa më shumë e kufizojmë horizontin tonë, aq më pak adekuat bëhemi në marrjen e vendimeve brenda në vend. Prandaj mund të them, se..

botuar më 15-11-21 12.10.MD