Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afishja muzikore

БНР Новини
Foto: arkiv

Po e fillojmë afishen tonë muzikore me një ngjarje të shumëpritur. Bëhet fjalë për turneun kombëtar të Miros. Posaçërisht për fansat e tij ai do të interpretojë disa prej këngëve të tij më të njohura, si për shembull “Po vrasim me dashuri”, “Maja e malit”. “E humbas kontrollin kur”. “Kërce mbi mua”, “Gushti është shtatori” etj.

“Fansat e Miros kanë mundësi të dëgjojnë për herë të parë disa prej këngëve të përfshira në albumin e tij të ri “Mesia” vëllimi i II “Ringjallja”. Në turne do të marrin pjesë gjithashtu Svetlin Këslev – piano dhe vokal, Cvetan Nedjallkov – kitare. Venelin Venkov – seksioni i ritmeve, Mihaill Diçev – basi, kuarteti i harqeve “Hipnotik”, si dhe disa këngëtare të reja. Miro do të ketë disa interpretime bashkë me Nevena Conevën, me interpretuesin në stilin hip-hop nga Varna – Dim4ou dhe me Cvetelina Janeva. Turneu përfshin katër qytete, kurse koncerti i parë ishte në Burgas. Pas kësaj janë skenat në Varna (31.08), Ruse (02.09) dhe Plovdiv (13.09). Të gjitha aktivitetet janë në të hapur, fillimi është në orën 20.30.
Violonçelistët nga dueti “2CELLOS” do të paraqitin një shou grandioze në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv më 12 shtator. Atje ata do të hapin edicionin e pestë të “Sounds of The Ages” – 2015. Violonçelistët Luka Sulic dhe Stjepan Hauser e filluan karrierën e tyre si duet së pari si një sensacion në hapësirën virtuale në vitin 2011. Që nga atëherë, ata i mbushin sallat e koncertit dhe arenat e festivalit në Evropë, Azi dhe Amerikë, kurse në Bullgari do të jenë për herë të dytë. Për fat të keq nuk disponojmë një audio të interpretimeve të tyre, por mund të gjeni shumë lehtë video të muzikantëve artistikë në sajtet e ndryshme.

СнимкаDhe tani një informacion tjetër muzikor. Më 25 shtator në orën 19.30 minuta në sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës formacioni “Bras Asociacia Kombo” do të japë një koncert të posaçëm. Publiku do të mund të dëgjojë kompozimet origjinale të Mihaill Josifovit (trumpet), të Velisllav Stojanovit (trombon) dhe të Milen Kukosharovit (piano). Anëtarët e tjerë – Todor Bakërxhiev (trumpet, vokale), Dimitër Karamfillov (basi), Georgi Markov (bateri) dhe Atanas Popov (perkusione) do të kontribuojnë me orkestrime interesante. “Kulmi i programit do të jenë disa kompozime, të cilat do t’i dëgjojmë për herë të parë. Ndër to është kënga “Desha të vallëzoj me ty” – muzika është e Misho Josifovit, teksti është i Vili Stojanovit. Në program do të marrin pjesë gjithashtu saksofonistët Dimitër Ljolev dhe Venelin Georgiev, trumpetisti Georgi Stojkov dhe trombonisti Vlladisllav Miçev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD