Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1999 – Saga e nëpunësve mjekësorë në Libi

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova, Valentina Siropullo, Vajla Çervenjashka dhe Snezhana Dimitrova, doktori Zdravko Georgiev dhe mjeku palestinez Ashraf al-Haxhuxh. Pothuaj një vit supozohej se ata ishin ndaluar si dëshmitarë. Në vitin 2000 ata ishin akuzuar për infektimin me dashje të 400 fëmijëve me virusin e HIV-it dhe për shkaktimin e epidemisë së SIDA-s në Bengazi me qëllim destabilizimin e Xhamahirisë. Mbrojtësit e tyre ishin avokatët Vlladimir Shejtanov, Pllamen Jallnëzov, Georgi Gatev dhe Hari Harallampiev. Nga ana libiane ishte Osman Bizanti.

Infermieret bullgare u emëruan në punë në spitalin “Al-Fatah” të Bengazit në vitin 1998. Mirëpo infermierja Kristijana Vëllçeva kurrë nuk ka punuar në këtë spital, derisa bashkëshorti i saj – doktori Zdravko Georgiev pupunoi në shkretëtirë. Gjatë të njëjtit viti prindërit e fëmijëve të infektuar ndërpriten një konferencë shëndetësore me kërkesën që shteti të ndërhynte në krizë. Shumë prindër të tjerë parashtronin ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë. Lideri libian Muamar Gadafi premtoi dënime të ashpra për fajtorët. Duhet thënë se dokumentet tregojnë se akoma në fillimin e viteve të 90-të të shekullit të kaluar në Bengazi janë regjistruar raste të SIDA-së. Rritja më e madhe e rasteve është në vitet 1997-1998. Pushtetet shëndetësore nuk dëshironin të pohonin të vërtetën – mungesën e pajisjes dhe të dijeve të personalit mjekësor. Sepse në qoftë se e kishin pranuar këtë do të provokoheshin probleme të konsiderueshme. Çfarë ishte vendimi?

Të hidhej faji mbi punonjësit e huaj mjekësorë. Jo një herë në kohën e krizës me punonjësit mjekësorë bullgarë u dëgjua fraza se në Libi gjithçka është e paparashikueshme.  Por nuk ishte pikërisht kështu sepse sjellja e Gadafit kishte baza racionale për balancimin e tensionit të brendshëm në Libi ndër grupet e ndryshme shoqërore dhe për shantazh të botës perëndimore.

Kundër “fajtorëve” të paracaktuar ishin ngritur katër akuza. Çështja e parë – nga viti 1999 e Gjykatës Popullore të Libisë për komplot kundër shtetit, filloi pa njoftim zyrtar për palën bullgare. Pak pas kësaj ajo u përfundua për shkak të mungesës së dëshmive kundër bullgarëve. Punonjësit mjekësorë shpallën se pohimet e tyre ishin dhënë pas torturave të shumta në burg. Ndërkohë Libia tërhoqi akuzën për bashkëpunim me CIA dhe Mossad. Gjykata penale e Bengazit nisi një çështje tjetër– në vitin 2002 – për testime ilegale të medikamenteve dhe për infektim të qëllimshëm me mutacione të HIV-it. Në mbledhjen gjyqësore u paraqit si dëshmitar eksperti i njohur Luc Montagnier (zbuluesi i HIV-it). Ai shpalli në gjyq se infektimet ishin pasojë të kushteve të këqija higjienike në spitalet dhe kjo u bë akoma para mbërritjes së bullgarëve në Libi. Pavarasisht nga kjo në çështjen tjetër të vitit 2003 Gjykata Penale e Bengazit shpalli dënime me vdekje për 6 të akuzuarit për infektimin e qëllimshëm të 400 fëmijëve. Doktori Zdravko Georgiev u dënua me 4 vjet burg me privim nga të drejtat e tij civile për përdorim ilegal të valutës së huaj. Gjatë dhjetorit të vitit 2006 pavarësisht nga tensioni i ushtruar nga ana e BE-së dhe e ShBA-së infermieret bullgare dhe mjeku palestinez përsëri u dënuan me vdekje – këtë herë nga Gjykata Penale e Tripolisë. Pas 8 vjetëve në burg dhe disa dënimeve me vdekje përfundimi i lumtur i sagës erdhi më 24 korrik 2007. Atëherë presidenti francez Nikolla Sarkozi shpalli zyrtarisht se Franca dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje për ekstradimin e të burgosurve nga Libia. Në negociatat e fundit mori pjesë bashkëshortja e atëhershme e presidentit francez Sesilia Sarkozi:

“Është e sigurt se koloneli Gadafi ishte një person i errët, i cili përdorte tortura dhe sjellje brutale. Akoma në takimin tonë të parë kishte nevojë për tregimin e vendosmërisë sonë. Në fillim ai ishte befasuar. Zhvilluam negociatat me të, me qeverinë, me Sejf al Islamin dhe me persona të tjerë të lartë në Bengazi. Sepse ky shtet është ndarë në shumë kampe të ndryshme. Bile në fillim koloneli Gadafi ishte më i butë në pozitën e tij për lirimin e infermierëve. Përkrahësit e al Islamit kishin një pikëpamje tjetër dhe ky opozicion i brendshëm duhej kapërcyer.”

Ja se çfarë tregoi infermierja Kristijana Vëllçeva për natën e lirimit të tyre:

“Kur dolëm nga hapësira ajrore e Libisë piloti na informoi – për ne kjo ishte lumturia e vërtetë. Jashtë Libisë. Ulëm në aeroportin e Sofjes, ku na priti presidenti ynë. Tani, pas 6-7 vjetëve e shikoi Sesilian përsëri dhe mund të them se për mua emri i saj do të thotë liri.”

Data 24 korrik 2007 është data e përfundimit të ankthit të rëndë 2910-ditësh të nëpunësve mjekësorë bullgarë. Ata mbërritën në aeroportin e Sofjes dhe menjëherë presidenti Georgi Përvanov lëshoi një dekrete për faljen e tyre. Çështja kundër tyre mbeti si një njollë e madhe  për politikën tonë të jashtme, për shkak të reagimeve të vonuara dhe joadekuate për mbrojtjen dhe lirimin e të ndaluarve.

Katër vjet më vonë – në vitin 2011 pas fillimit të protestave masive në Libi, ish ministri i drejtësisë Mustafa Abdell Xhalil shpalli para televizionit “Al Xhazira” se fajtori për infektimin e fëmijëve libianë me SIDA është Gadafi. Kështu infermieret bullgare ishin liruar nga faji edhe nga pikëpamja morale.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2012 – Aleksis Vajsenberg: “Çdo gjë është tingull”

“Ai ishte pianisti më i bukur në kohën, në të cilën jetonte. Një burrë elegant, krenar dhe i paarritshëm, i lindur sikur me frak në vitin 1929 në Sofje.” Kështu gazeta gjermane “Di Vellt” përshkruan pianisti i talentuar bullgar Aleksis Vajsenberg. Ai..

botuar më 15-12-05 11.20.PD

Viti 2011 – Artisti i paharrueshëm Vellko Kënev

“Jam i bindur, se edhe shkrimtari i talentuar Stanisllav Stratiev, i cili posaçërisht   për Vellko Kënevin e krijoi rolin në filmin emblematik “Orkestra pa emër”, vështirë do të gjejë fjalë qetësuese, në se do të ishte tek ne. Vellko Kënevi ishte një..

botuar më 15-11-28 9.35.PD

Viti 2010 – Kristalina Georgieva: “Është me rëndësi të dimë, se jemi barabartë me të gjithë në Evropë”

“Atë që ndodh në botë, na prek. Dhe sa më shumë i mbyllim sytë, sa më shumë përqendrohemi në problemet tona të brendshme, sa më shumë e kufizojmë horizontin tonë, aq më pak adekuat bëhemi në marrjen e vendimeve brenda në vend. Prandaj mund të them, se..

botuar më 15-11-21 12.10.MD