Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Geori Kornazov dhe Big Band-i prezantojnë “Suznanie”

Foto: arkiv

I përkushtuar krejtësisht muzikës xhaz trombonisti Georgi Kornazov nuk pushon të na befasojë me përmasat e frymëzimit të tij. Ai jeton në Francë, por rregullisht prezanton punën e vet muzikore para publikut bullgar. Vetëm para disa muajsh ju treguam për albumin “Suznanie” (Vetëdije) me muzikë të tij autori, të incizuar bashkë me pianistin Leonardo Montana. Akoma atëherë ai na tregoi se një pjesë e pjesëve janë aranzhuar për orkestër me tre solistë, duke pasur parasysh tre solistë konkretë – vetë ai, Rosen Zahariev – Roko (trombë dhe flugelhorn) dhe Antoni Donçev (piano).

Tashmë disa ditë Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare dhe solistët punojnë me këmbëngulje mbi projektin e Georgi Kornazovit. Koncerti do të zhvillohet më 30 shtator në Studion e Parë të radios Kombëtare Bullgare. Në fakt pjesët përbëjnë një suitë prej 13 pjesësh.

“Po përfundojmë incizimet e këtyre pjesëve me idenë se do të bëjmë një CD – shpjegoi autori. – Me Roko na lidh një miqësi shumëvjeçare. Antoni Donçev është një nga mësuesit e mi në fushën e xhazit. Lexova se ka 17 shkalla të vetëdijes njerëzorë. Sipas meje ato janë polarizuar në ekstremet e ndryshme. Supozohet se shkallën e sipërm të vetëdijes e zotërojnë mësuesit e mëdhenj të njerëzimit – Buda, Krishna, Krishti. Mendoj se në shkallën më të ulët ndodhen diktatorët dhe njerëzit me mendim kriminel. Artistët e vërtetë, të cilët japin gjithçka falas, shikojnë lartë. Ata jetojnë në skenë, pa pasur synime materiale – dhe nuk mund të bëjnë gjërat ndryshe. Muzikën që po e prezantoj e shkrova 5 muaj dhe atëherë nuk kam marrë asnjë qindarkë për punën time. Dhe kjo është zgjedhja ime. Gjithçka e bukur në këtë botë lind nga dashuria dhe dedikimi. Të gjitha pjesët e suitës mbajnë emra të ndryshme - “Mëngjes”, “Brengë”, “Vetëdije”... Sipas meje nga pikëpamja teknike nuk janë të vështira për interpretim. Vështirësitë për interpretuesit janë lidhur me prezantimin e tyre në një tërësi – kështu siç janë menduar.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Më puth dje

“Më puth dje”, një nga këngët më të reja në repertorin e Georgi Hristov, bashkon disa krijues jashtëzakonisht të talentuar bullgarë. Producent dhe frymëzues është Igor Markovski, i cili vitet e fundit realizoi filma të mrekullueshëm të shkurtër muzikor,..

botuar më 22-06-20 10.46.PD
Rumen Bojaxhiev-bir

Një vepër e Rumen Bojaxhievit-bir do të studiohet në Nju Jork

“Kuinteti i Pranverës” për Instrumente Frymore do të përfshihet detyrimisht në programin arsimor dhe të konkursit të universitetit më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara, The Juilliard School në Nju Jork. Kjo u bë e ditur nga një postim i..

botuar më 22-06-18 9.25.PD
Ljubo Kirov

BG Radio dorëzoi çmimet e saj vjetore

Para disa ditësh u ndanë çmimet vjetore të BG Radio, e cila tradicionalisht prezanton këngët më të reja bullgare pop dhe rok. Emrat e fituesve përcaktohen nga dëgjuesit, të cilët votojnë për disa kategori. Fituesi i madh këtë vit është Ljubo Kirov,..

botuar më 22-06-14 10.51.PD