I përkushtuar krejtësisht muzikës xhaz trombonisti Georgi Kornazov nuk pushon të na befasojë me përmasat e frymëzimit të tij. Ai jeton në Francë, por rregullisht prezanton punën e vet muzikore para publikut bullgar. Vetëm para disa muajsh ju treguam për albumin “Suznanie” (Vetëdije) me muzikë të tij autori, të incizuar bashkë me pianistin Leonardo Montana. Akoma atëherë ai na tregoi se një pjesë e pjesëve janë aranzhuar për orkestër me tre solistë, duke pasur parasysh tre solistë konkretë – vetë ai, Rosen Zahariev – Roko (trombë dhe flugelhorn) dhe Antoni Donçev (piano).
Tashmë disa ditë Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare dhe solistët punojnë me këmbëngulje mbi projektin e Georgi Kornazovit. Koncerti do të zhvillohet më 30 shtator në Studion e Parë të radios Kombëtare Bullgare. Në fakt pjesët përbëjnë një suitë prej 13 pjesësh.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Tre muzikantë të shquar klasikë do të prezantojnë në Plovdiv një koncert të dhomës të titulluar "Rapsodia Bullgare" vetëm me vepra të kompozitorëve të njohur bullgarë . Koncerti është në sallën “Sëedinenie” /Bashkimi/ më 16 maj dhe është në..
Më pak se një muaj më parë, Ljubo Kirov prezantoi albumin e tretë “Më puth”, i cili përfshin 11 këngë. Ndër to janë këngët “Më puth” , “Aty ku nuk ka kohë” (me Stenli dhe Hristo Mutafçiev), “Shokë përgjithmonë” (me Grafa dhe Orlin Pavlov),..
Popullarizimi i muzikës bullgare në mediat publike u diskutua nga Komisioni Parlamentar për Kulturë dhe Media. Partia “Vëzrazhdane” propozon që Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televiziioni Kombëtar Bullgar (BNT) të detyrohen me ligj që 50 për..