I përkushtuar krejtësisht muzikës xhaz trombonisti Georgi Kornazov nuk pushon të na befasojë me përmasat e frymëzimit të tij. Ai jeton në Francë, por rregullisht prezanton punën e vet muzikore para publikut bullgar. Vetëm para disa muajsh ju treguam për albumin “Suznanie” (Vetëdije) me muzikë të tij autori, të incizuar bashkë me pianistin Leonardo Montana. Akoma atëherë ai na tregoi se një pjesë e pjesëve janë aranzhuar për orkestër me tre solistë, duke pasur parasysh tre solistë konkretë – vetë ai, Rosen Zahariev – Roko (trombë dhe flugelhorn) dhe Antoni Donçev (piano).
Tashmë disa ditë Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare dhe solistët punojnë me këmbëngulje mbi projektin e Georgi Kornazovit. Koncerti do të zhvillohet më 30 shtator në Studion e Parë të radios Kombëtare Bullgare. Në fakt pjesët përbëjnë një suitë prej 13 pjesësh.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Krijimi i këngës “Qëndro” është e provokuar nga absurditeti i kohës sonë - një kohë frike, kufizimesh dhe ndalimesh, thotë Meri (Maria) Mutafçieva , e cila është autore e tekstit dhe muzikës. Aranzhimi është i Mirosllav Mutafçiev. “Është e..
Në Torino u zhvillua gjysmëfinalja e parë e Evrovizionit. Rok-grupi bullgar Intelligent Music Project me këngën e tyre “Intention” nuk arriti të klasifikohet në finale. Por grupi mori komplimente, njofton korrespondentja e BNR në Itali Elena..
Më 10 maj është gjysmëfinalja e parë e Eurovision, që këtë vit zhvillohet në Torino të Italisë. Siç tashmë ju kemi informuar, përfaqësuesi bullgar në edicionin e vitit 2022 është grupi Intelligent Music Project. Gjysmëfinalja e dytë është më 12..
Këngëtari i ri Atanas Kateliev së fundi prezantoi videon e këngës “Për njeri tjetrin”. Ajo është nga albumi i tij i parë që doli në tregun muzikor në..