I përkushtuar krejtësisht muzikës xhaz trombonisti Georgi Kornazov nuk pushon të na befasojë me përmasat e frymëzimit të tij. Ai jeton në Francë, por rregullisht prezanton punën e vet muzikore para publikut bullgar. Vetëm para disa muajsh ju treguam për albumin “Suznanie” (Vetëdije) me muzikë të tij autori, të incizuar bashkë me pianistin Leonardo Montana. Akoma atëherë ai na tregoi se një pjesë e pjesëve janë aranzhuar për orkestër me tre solistë, duke pasur parasysh tre solistë konkretë – vetë ai, Rosen Zahariev – Roko (trombë dhe flugelhorn) dhe Antoni Donçev (piano).
Tashmë disa ditë Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare dhe solistët punojnë me këmbëngulje mbi projektin e Georgi Kornazovit. Koncerti do të zhvillohet më 30 shtator në Studion e Parë të radios Kombëtare Bullgare. Në fakt pjesët përbëjnë një suitë prej 13 pjesësh.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pavarësisht ndryshimeve socio-politike në fund të viteve '90 të shekullit të XX, të cilat "ri dizajnuan" kalendarin zyrtar të festave të bullgarëve, Dita e Punës - 1 maji, festohet me solemnitetin e duhur. Dhe sot e kësaj dite shumë njerëz e..
Nga 29 prill deri më 2 maj Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare realizon turneun e pestë në Belgjikë. Nën shkopin e dirigjentes Venecia Karamanova dhe në shoqërim të pianos, koristët do të japin dy koncerte, në Gent dhe Bruksel. Ftesat për..
“ Ky album është për të gjithë ata që e ndiejnë, e kanë ndjerë apo do të ndjejnë vetminë. Është për emigrantët e brendshëm ose të jashtëm, për të gjithë ata që kanë shqisat për të dëgjuar tingullin e kujtesës "- kështu e përshkroi Dobrin..
Këtë vit Georgi Hristov, një nga zërat më të bukur të muzikës pop bullgare, feston 40 vjet në skenë - një kohë e mbushur me suksese, çmime, koncerte..