Në vitin e jubileut të vet një shekullor kinemaja e re artistike bullgare u prezantua denjësisht në festivalin “Trëndafili i artë”. 13 ishin titujt e parë me metrazh të plotë në të. Çfarë tendencash dallohen në këtë zgjedhje?
Përgjigjet kritiku i filmave znj. Antonia Kovaçeva, drejtoresh e filmotekës kombëtare Bullgare dhe anëtare e jurisë për shirita me metrazh të plotë: “Ky ishte një festival shumë i fortë. Unë gjithmonë ruhem si kritike prej frymëzimeve të tepërta në lidhje me filmat e rinj bullgarë, si dhe prej një pesimizmi të tepërt. E vërteta është se kishte një freskore shumë të gjerë prej gjinive të ndryshme dhe formave të ndryshme. Nga këto 13 filma me metrazh të plotë 8 janë debutuese. Kjo e ripohon tendencën e viteve të fundit, se në kinemanë bullgare hyn një brez i ri, kurse kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për aktualitetin jo vetëm të temave, të cilat shqyrtohen, por dhe për mënyrën, në bazë të së cilës ato interpretohen dhe i prezantohen publikut. Në përgjithësi, programi i filmave me një metrazh të plotë qe mjaft interesant, kurse kjo e vështirësoi jurinë, sepse gjatë titujve të fortë, gjatë demonstrimit të një mjeshtërie serioze profesionale, niveli i shpërndarjes së dekoratave doli një punë tepër e ndërlikuar.”
Sa u përket filmave debutuese, ato ndahen në dy rryma bazë. Njëra është e krijuesve të rinj, të cilët xhirojnë shiritat e vet të parë. Kurse pjesa tjetër nga filmat debutues janë në fakt kinematografisë me përvojë, të cilët kanë punuar përpara kësaj në kinemanë dokumentare ose në format e vona të atyre artistik.
“Kurse ato thellojnë kryesisht në probleme të rëndësishme të shoqërisë bullgare. Debutimi i Maja Vitkovës për shembull është shumë serioz, një film shumë serioz, i rrezikshëm dhe provokues – “Viktoria”. Ai është një konstruksion mjaft i gjatë dhe i ndërlikuar si konstruksion. Bën përshtypje dhe debutimi me “Dosjen Petrov” të një dokumentalisti të afirmuar – kolegu shumë të talentuar Georgi Ballabanov: Këto filma vazhdojnë, pavarësisht se nga një këndvështrimi të ndryshëm ti shikojnë problemet me trashëgiminë komuniste, tranzicionin midis mos lirisë së brendshme në shoqërinë totalitare dhe transformimet, të cilat i përjetojmë në vitet e kalit. Shumë interesant është qëndrimi në të dyja filmat.”
Antonia Kovaçeva ka qenë e mahnitur dhe nga Shiriti “Gruaja e jetës time”, e regjisorit Antonij Donçev, ku tregohet historia e dy kurdëve të rinj, të fejuar akoma si fëmijë. Zhvillimi i konflikteve botërore i shkëput njëri nga tjetri. Që të dy e kërkojnë njëri-tjetrin midis kufijve dhe ndryshimeve në gjeopolitikë.
“Në të gjitha rastet ka një përpjekje që filmat të jenë të kuptueshme për publikun e gjerë, pa u bërë lëshime sa i përket cilësisë – ve në dukje Antonia Kovaçeva. – Prandaj, kur ne shqyrtojmë filmat, kishim mosmarrëveshje serioze dhe argumente për këtë se kush të marrë “Trëndafilin e Artë”. Të dyja filmat të cilat ishin konkurrente për të, të paktën në juri, ishin “Reliktet familjare” të Ivan Çerkellovit dhe “Humbës” të Ivajllo Hristovit. Që të dy meritojnë “Trëndafilin e artë” në bazë të shkaqeve të ndryshme.”
Dekoratën e madhe "Trëndafili i artë” për një film me metrazh të plotë e fiton shiriti “Humbës” – për shkak të “tregimit të vërtetë për lirinë shpirtërore dhe amullia e njeriut të ri në Bullgari, për praninë e fort prej aktori dhe për vendimet vizuale”. Dekoratën e posaçme të Varnës e morri filmi “Relikte familjare” – për përkushtimin, talentin dhe perfeksionimin kinematografik të ekipit. Ishin dekoruar filmat “Barter”, “Me fytyrë poshtë”, “Mbledhësi i trupave”, “Etja”, Derisa Aja flinte”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..