Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sërnica ruan shijen e papërsëritshme të kaçkavallit të Rodopeve

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Foto: Shevkie Çakër

Familja e Ismail Karaxhovit nga fshati piktoresk në malin e  Rodopeve ruan me zell traditat dhe shijen e kaçkavallit të rajonit të saj.  Si lindi ideja për krijimin e baxhos familjare?

“Vendbanimi ynë ndodhet në vetë zemrën e Rodopeve. Ajri është i pastër si kristal, bagëtitë ushqehen vetëm me bar të pastër dhe kemi qumësht shumë cilësor. Ideja për prodhimin e kaçkavallit u rilind, pasi një firme greke, e cila kishte studiuar së në këtë rajon ka lëndë të parë shumë cilësore, bleu ish baxhon shtetërore “Serdika” dhe më ngarkojë të blejë për të qumështin nga rajoni. Kjo ishte në vitet 2001-2002 – tregon Ismail Karaxhov. – Deri sa blinim qumështin një i afërm i cili dikur kishte prodhuar kaçkavall dhe djathtë sipas mënyrës së vjetër tradicionale – me dorë, filloi të prodhojë kaçkavall edhe për ne. Konstatuam, se prodhuesit e qumështit kanë interes ndaj kaçkavallit tonë – tradicional dhe të pastër. Dhe kështu filluam të prodhojmë edhe ne kaçkavall me dorë. Kjo vazhdoi disa vite.”

Çfarë produkte prej qumështit prodhoni tani?

“Kaçkavall, gjalpë dhe gjizë. Kemi tre reparte për këto tre produkte – rrëfen Ismail Karaxhovi. – Tani po zgjerojmë baxhon për prodhimin e djathit të bardhë, të kosit, qumështit dhe të djathit të shkrirë. Qëllimi ynë është që produktet tona të jenë 100 % të pastra dhe të prodhuara me qumështin  e rajonit. Nuk blejmë qumësht nga vende të tjera, sepse cilësia e produkteve bie.”

Nuk mund të mos e pyesim zotin Karaxhov për shijen karakteristike të kaçkavallit të tyre. Ai u përgjigj, se për shijen kontribuon më shumë qumështi. Sepse rajoni i Sërnicës është ekologjikisht i pastër dhe kafshët këtu nuk ushqehen me foragjere. Si lëndë e parë përdoret qumështi i kategorisë së parë. Momenti tjetër i rëndësishëm është tharmi. Në baxho punohet me tharm mbi bazë bimore dhe të kulturës bakteriale bullgare. Përveç kësaj higjiena është në nivelin më të lartë.

Cili është kontributi i projekteve evropiane? Ja se si mendon zoti Karaxhov:

“Në fillim nuk kishim dëgjuar për projektet evropiane, por në qoftë se nuk do të ishin subvencionet evropiane, nuk do të arrinim deri këtu. Makineritë janë shumë të shtrenjta dhe pa ndihmën e mjeteve nga fondet evropiane nuk do të mund t’i blinim.”

A ka konkurrencë në këtë treg? Pyetjes sonë pronari i baxhos iu përgjigj me buzëqeshje:

“Ka konkurrencë, por ne arrijmë t’i bëjmë ballë, sepse produktet tona janë me cilësi të lartë. Bile mund të them, se nuk kemi konkurrencë. Formula për këtë është – cilësi e lartë dhe çmim i lartë. Nëse cilësia dhe çmimi janë të ulëta, vetëm  atëherë mund të flasim për konkurrencë. Kaçkavallet tona janë ndër më të shtrenjtat, sepse janë shumë cilësore.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Dhuna në familje – një pandemi e fshehur në ditët e Covid-19

Sipas Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut (FRA) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë /OBSH/, një në tre gra është viktimë e dhunës dhe që nga fillimi i masave kundër epidemisë dhe izolimit, situata është përkeqësuar në shumë shtëpi...

botuar më 21-11-27 9.25.PD

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 31 mars

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për zgjatjen e periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 mars 2022. Qëllimi është kufizimi i përhapjes së Covid-19. Të gjitha zonat e vendit janë të prekura nga..

botuar më 21-11-24 5.06.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vajtojnë së bashku

Sot popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përkulin kokën në kujtim të 55 njerëzve të bllokuara në kurthin e flakës. Për më pak se 24 orë dy tragjedi të tmerrshme tronditën gjithë shoqërinë tonë. E para më 22 nëntorin në mbrëmje, mori jetën..

botuar më 21-11-24 1.42.MD
Подкасти от БНР