Vallë, a dini sa janë gratë mbajtëse të çmimit “Oskar” për regji? Tani për tani vetëm një – Katrin Bigëllou për filmin “Lufta është opium”. Vallë, a sa gra janë mbajtëse të dekoratës “Palma e artë”? Gjithashtu një – Xhejn Kempiën – për filin “Pianoja”. Vallë, a ku jemi ne? Në se do të hedhim një vështrim te kinemaja bullgare, tabloja është e përngjashme. Mezi tre janë përfaqësueset e seksit të bukur, të cilat gjatë viteve morën dekoratën më të lartë të Festivalit “Trëndafili i Artë”. E para është Binka Zheljazkova për filmin “A ishim të rinj” – në vitin 1961. Mezi 43 vite pas kësaj Zornica Sofija e mori çmimin për filmin “Milla nga Marsi”. Atëherë ajo e ndau çmimin me regjisorin Stanimir Trifonov për filmin e tij “Djegje”. Në vitin 2006 Milena Andonova e mori dekoratën për shiritin “Majmunë gjatë dimrit”.
Një anketim i Observatorit Audiovizual Evropian tregon, se nga afro 15 600 filma, të krijuara nga viti 1996 deri në vitin 2012 vetëm pak më se 18 për qind u xhiruan nga gra regjisore. Kjo përqindje është tepër e ulët. Për këtë arsye regjisorja e njohur bullgare dhe producente Adella Peeva, mbajtëse e dekoratave prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, vendosi të tregojë kontributin e grave në kinemanë artistike.
“Gratë janë pjesë e shoqërisë dhe në se zëri i tyre nuk dëgjohet mjaftë mirë, atëherë del konkluzioni se ka ndonjë problem. Kështu vet shoqëria privohet nga larmia kulturore, gjë që është me rëndësi.”
Kjo ide i erdhi regjisores bullgare Adella Peeva në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Evropiane të Regjisorëve të Kinemasë. Aty për herë të parë ajo dëgjoi të flitet për pabarazinë e burrave dhe grave regjisorë në industrinë kinematografike.
“Nuk besova se edhe tek ne çështja qëndron ashtu. Mirëpo, pasi u ktheva menjëherë bëra një anketim – tregon regjisorja. – Zbulova, se situata është e tillë edhe tek ne. Mendoj, se kjo është një problem shqetësues. Jam e bindur, se duhet të bëhen anketime më serioze. Si rezultat duhet të ndërmerren masat e domosdoshme, që të rivendoset bilanci. Patjetër zëri i regjisoreve duhet të dëgjohet.”
Kështu Adella Peeva u bë nismëtare për krijimin e një sajti të specializuar jeni-bg-kino.com. Ai u prezantua në Bashkinë e Kryeqytetit – në praninë e kryetares së bashkisë Jordanka Fandëkova, të kryetares së Komisionit të Arsimit dhe të Kulturës në bashki Malina Edreva, të shumë regjisoreve bullgare.
“Demonstruam sajtin, gjë pas së cilës zhvilluam një diskutim të mrekullueshëm. Në sajt prezantohen 29 gra regjisore nga të gjitha brezat gjeneratat - nga pionieret e kinemasë artistike bullgare deri te përfaqësueset më të reja, të cilat sapo e bënë hapat e parë ose bënë debutimin në kinema. Kriteri për përfshirje ishte, që secila prej tyre të ketë të paktën nga një film artistik me metrazh të plotë. Prezantuam një intervistë të regjisores Irina Aktasheva, e cila me bashkëshortin Hristo Piskov, xhiruan filmin “Orteku”. Këtë intervistë e shoqëruam me intervista të tjera. Të gjitha gratë flasin jo vetëm për veten por edhe për krijimtarinë e vet, për kredon, për botëkuptimin, për vështirësitë që hasin, për këtë çfarë është të jesh grua regjisore. Të gjithë deklarojnë haptazi, se prania e tyre në kinemanë artistike bullgare është mjaftë e kufizuar. Kryesorja, që dëshirojmë, është, që njerëzit të dëgjojnë për filmat tona, të kemi mundësi të xhirojmë më shumë filma artistikë. Sajti ka për qëllim të popullarizojë krijimtarinë e grave regjisore, njerëzit të shikojnë filmat tanë. Më e rëndësishmja për kinemanë bullgare është që filmat të kenë spektatorë,”
Krahas kësaj – sajti ofron link te filmat e grave regjisore. Kështu krijimtaria e tyre do të arrijë te më shumë njerëz.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit..