Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jazz Before Jazz” prezanton duetin Stançev – Martin

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Jazz Before Jazz” ( “Xhaz përpara xhazit”) është albumi i ri i Mario Stançevit – piano, dhe Lionel Martin – saksofona. Në të janë përfshirë pjesa xhaz, të ndërtuar mbi tema të Louis Moreau Gottschalk. Prezantimi i parë zyrtar ishte në Lion (qyteti në të cilin jetojnë muzikantët) me 3 mars – një ditë para daljes se CD në tregun muzikor. Le të rikujtojmë, se Mario Stançev është bashkatdhetar ynë, i cili prej dekadash jeton në Francë, ndërsa Lionel Martin është partner i tij në formacione të ndryshme xhaz. Të dytë kanë vizituar vendin tonë dhe kanë marrë pjesë në Xhaz festivalin në Stara Zagora.

Gottschalk është kompozitor, i cili ka krijuar në epokën e Romantizmit. Ka lindur në Nju Orleans në vitin 1829, ai është larguar nga SHBA që 13 vjeçar dhe i është drejtuar Evropës për të mësuar muzikë. Pavarësisht  se nuk e pranuan në Konservatorin e Parisit, ai mëson te pedagogë të njohur privat. Në moshë 16 vjeç bëri debutimin e tij në kryeqytetin francez, ndërsa në periudhën e viteve 40-50 të shekullit të XIX tashmë ishte pianist që jepte koncerte në Zvicër, Spanjë dhe Francë. Ka lënë para së gjithash vepra klavire – të ashtuquajtura muzikë sallonesh, të cilën e ka ekzekutuar vetë. Me siguri emri i tij nuk është i njohur për publikun e gjerë, nuk janë shumë dhe specialistët që njohin jetën dhe krijimtarinë e tij. Ja se çfarë tregoi Mario Stançev për takimin e tij të parë me Gottschalk.

“Shoku im Jean-Noel Regnier, drejtor i një salle të madhe koncertale në Lion është një enciklopedi e vërtetë. Para pak kohe më tha, se disa pjesa të mia i kujtojnë stilin e Gottschalkut. E kisha dëgjuar emrin e këtij autori, por dija shumë pak për të. Jean-Noel më ofroi nota të veprave të tij dhe biografinë e një personaliteti vërtetë interesant. Vendosa t’i propozoj Lionelit të ekzekutojmë disa prej pjesëve. Gottschalk ka udhëtuar shumë në Karaibet, Amerika Jugore. Në muzikën e tij ndihen ndikime të ndryshme. P. sh. ka përdorur elemente të muzikës spanjolle. Mund të thuhet, se ka “parashikuar”  shumë tendenca  në xhazin. P. sh. – ai me veprat e veta ka lënë ndikim mbi ragtimin (një prej paraardhëseve të xhazit). Ne u përqendruam mbi intonacionet dhe ritmet e Karaibeve, si dhe mbi trashëgimin e tij nga Nju Orleansi – qyteti i tij i lindjes, i njohur si “djepi i xhazit”. Gottcshalk ka qenë shumë i talentuar, ka pasur kontakte me mbretër dhe perandorë, ka ekzekutuar para tyre. Në të njëjtën kohë ka realizuar koncerte në vende më të çuditshme. Ka shkuar bile në Tokën e Zjarrtë, me anije e ka transportuar pianon e vetë dhe ka dhënë atje koncert në mes të indianëve. Në memoaret e tij ka shkruar për zakonet dhe traditat e tyre si një antropolog i vërtetë.”

“Ndaj albumit ka interes të madh, bile para prezantimit të tij zyrtar disa botime publikuan vlerësime pozitive. Dy vjet kemi punuar mbi këtë program dhe deri tani kemi dhënë disa koncerte, në të cilat prezantuam disa prej pjesëve të përfshira në album. Nuk mund të thuhet, se kjo është muzika e Gottschalk. Më tepër qëndrimi ynë ishte si tek standardet xhaz. Çfarë janë ato – melodi, të shkruara nga kompozitorë (të cilët shpesh herë nuk kanë asgjë të përbashkët me xhazin), të cilat secili xhazist interpreton në mënyrën e vet. Morëm melodi interesante nga Gottschalk, por i përshtatëm ndaj mënyrës sonë, ndaj ndjesisë sonë moderne dhe “bagazhit” tonë si kompozitorë dhe instrumentistë. U vë re një interes i caktuar ndaj albumit tonë “Jazz Before Jazz” dhe tashmë kemi marrë shumë ftesa për koncerte.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD