Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I doli tymi perandorisë së Deljan Peevskit

БНР Новини
Foto: BGNES

Deljan Peevski është njëri prej personaliteteve më kontradiktorë në politikën, biznesin dhe mediat bullgare. Është deputet disa mandate me radhë i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Bile brenda një dite ishte dhe shef i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare, por për shkak të protestave masive nëpër rrugë u detyrua të japë dorëheqje. Ai është magnati i padiskutueshëm mediatik në vendin tonë, pronë të tij janë  mbi 20 gazeta, kanale televizive, radiostacione dhe revista. Deljan Peevski ka disa kompani ndërtimi, pjesë prej dyqanit të madh të elektroshtëpiakeve, deri para disa ditëve ishte pronar i prodhuesit dhe tregtarit më të madh të duhanit dhe produkteve të duhanit në vend “Bullgartabak”, planifikonte të blejë dhe gjigantin kimik nga e kaluara komuniste,”Himko-Vraca”, që prej vitesh është mbyllur. Me gjithë lidhjet e tij të ngrohta me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë, Turqia ndaloi hyrjen e tij në vend. Perimetri i madh i veprimeve dhe interesat të tij të ndryshme në biznes siç duket  i krijuan armiq, pasi ai u bë njeri prej pak bullgarëve, që nuk janë në poste të larta të shtetit, me rojë personale nga shërbimet sekrete.

Në sfondin e asaj që u tha më lartë, papritur Deljan Peevki iu drejtua shoqërisë bullgare me një letër patetike me anën e mediave, në të cilën shpjegoi, se për shkak të presionit politik dhe fushatës diskredituese mediatike kundër tij, ai heq dorë jo vetëm nga blerja e ish uzinës “Himko-Vraca”, por nga të gjitha projekte të reja në biznesin në vend.

Duke shitur kompaninë “Bullgartabak” (një firme offshore, që gjithashtu është pronë e tij, sipas disa mediave) dhe duke hequr dorë nga uzina “Himko-Vraca” deputeti biznesmen jep shenje për procese të konsiderueshme në perandorinë e tij mediaktike-ekonomike.

Për çarë bëhet fjalë nuk mund të thuhet saktë, sepse Deljan Peevski, si dhe Lëvizja e tij e dashur për të Drejtat dhe Liritë, janë shumë të fshehtë dhe zakonisht publiku mëson vetëm rezultatet përfundimtare të proceseve dhe tendencave tinëzare që kanë çuar në një apo tjetër zhvillim.

Me gjithë atë, disa analizues  lidhin tronditjet në konglomeratin e kontrolluar prej tij me falimentin para dy vjetësh të Bankës Korporative Tregtare, pronar mazhoritar i së cilës ishte ish partneri në biznes dhe mik i tij Cvetan Vasillev. Janë shumë dëshmitë, se pikërisht me ndihmën e kredive prej kësaj banke Deljan Peevski ka ndërtuar perandorinë e tij mediatike, e cila gradualisht përfshin sektorë dhe degë të tjera të ekonomisë. Por financimi falas tashmë nuk ekziston, tregu mediatik nuk sjell shumë fitime. Biznesi  në fushën e ndërtimit i Deljan Peevskit pësoi goditje serioze me anulimin e një sërë prokurimesh publike në vlerë dhjetëra milionë euro, të urdhëruar nga vetë Kryeministri Bojko Borisov. Ndërkohë, në një raport të Zyrës turke për krimet financiare dhe të Ministrisë turke të doganave, kompania “Bullgartabak” u akuzua se është  ndër kontrabandistët më të mëdhenj të cigareve në Turqi, për të cilët dihet, se mbajnë lidhje të ngushta me Partinë Punëtore Kurde, e cila është përfshirë në listën evropiane të organizatave terroriste.

Të gjitha këto janë humbje financiare për Deljan Peevkin, të cilat kanë ndikuar mbi synimet dhe planet ekspansioniste dhe investuese të magnatit dhe kanë tronditur perandorinë e tij. I doli tymi perandorisë së tij dhe nuk do të ishte e çuditshme në qoftë se së shpejti  dalin në pah dhe shkaqet për këtë tym – mjegull për mashtrimin e kundërshtarëve ose flakë, që kërcënon të djegë gjithçka.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Ambasada e Kosovës në Sofje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje shënon 16 vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje shënon 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada me praninë e tyre e kanë nderuar drejtues e zyrtarë të institucioneve, ambasadorë e diplomatë të vendeve mike të Kosovës,..

botuar më 24-02-17 2.30.MD
Aleksej Navallni

Reagimet në Bullgari në lidhje me vdekjen e Navallni

Lideri i opozitës ruse Aleksej Navallni vdiq, njoftoi drejtoria e burgut në Qarkun Autonom Jamallo-Nenec, ku ai vuante dënimin në koloninë korrektuese nr.3. Sipas Shërbimit Federal rus, Navallni u ndje i kpas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë..

botuar më 24-02-16 6.13.MD
Njësia e parë e centralit atomik

Ngjarjet me adresë ballkanike

Sllovenia organizon një referendum nëse vendi duhet të ndërtojë një bllok bërthamor Sllovenia do të mbajë një referendum në vitin 2024. Sondazhi për qytetarët është nëse do të ndërtohet një njësi e dytë bërthamore për të zëvendësuar..

botuar më 24-02-02 3.40.MD