Sivjet festivali më i madh i artit të shtatë në Bullgari shënon përvjetorin e tij të 20-të. Si çdo herë Sofia Film Fest-i prezanton titujt më të mirë të kinemasë botërore, me theks mbi shiritat nga Ballkani. Mes tyre është edhe filmi i shumëshpërblyer i Visar Morinës “Babai”. Ai është një tregim emocional për marrëdhëniet mes fëmijës dhe
babait e tij në sfondin e ngjarjeve dramatike të vitit 1995 në Kosovë.
I ndikuar nga neorealizmi italian shiriti prek thellë publikun në tërë Evropën, i cili shpesh e lind historikun e filmit me situatën aktuale rreth mijëra fëmijëve të pashoqëruar brenda fluksit të migrantëve.
Pas premierës në Sofje, regjisori Visar Morina i dha një intervistë të posaçme Radio Bullgarisë kushtuar sfidave gjatë xhirimit të filmit “Babai” (i cili është realizuar në bashkëpunim mes Gjermanisë, Francës, Maqedonisë dhe Kosovës). Regjisori dhe skenarist i talentuar tregon për procesin e krijimit të “Babait”, për reagimet e publikut, për projektet e reja dhe frymëzimin për të, ai prek tema si fëmijëria, dhuna, emigrimi, arti i kinemasë dhe realizimi i filmave në Evropë.
Fotografi: babai-film.com dhe arkivi personal i Visar Morinës
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..