Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Penev – piktori lirik i kohës së vet me ekspozitë të re

БНР Новини
3
Foto: Vida Pironkova

Një prej ngjarjeve në jetën tonë kulturore është ekspozita e piktorit Valladimir Penev në galerinë “Nuanca” në kryeqytet. Në ekspozitat e saj janë të pranishme vepra të autorëve tanë dhe të huaj nga epoka klasike deri në kohë më të re. Në ekspozitën e Penevit tablotë janë mbushur me nostalgji romantike dhe rrëfime poetike, me përpikëri fine. Arti është gjuhë e shenjave, formave dhe gjendjeve. “Edhe pse kjo ekspozitë fëshfërin, ajo mund të dëgjohet në ëndrrat, iluzionet dhe shpresat tona” – thonë galeristët. Ja se si i prezanton tablotë e veta Vlladimir Penevi:

“Ekspozita ime e radhës është jubile. Ajo është e qetë. Fëshfërin. Kam menduar shumë kohë mbi të. Kam përgatitur vepra posaçërisht për këtë galeri, si dhe tablo të 5 vjetëve të fundit. Po përpiqem çdo vit të bëjë ekspozita. Punoj në cikle, që shprehin qëndrimin tim: “Rrugë të kaluar”, “Rruga”, “Qyteti”, “Bregu”. Bregu jo vetëm si nocion gjeografik, qyteti si një pikënisje, çadrat jo për të mbrojtur nga shiu, por si mjet për anonimitet. Ky është njeriu me syze të zeza, i cilin është anonim. Ai është i fshehtë. Çadra është mburojë – ruan. Realiteti, të cilin unë e ngarkojë me kuptime simbolike, është rasti për krijimin e tablove të mia. Një shtëpi, një pemë, rrugë janë pikënisje për rikrijimin e qëndrimeve të mia për vizatimin, formën, ngjyrën, hapësirën. Të gjitha këto gjëra tingëllojnë pak arkaike në shekullin tonë, por në to unë besoj dhe më ndihmojnë të shprehë ndjenjat e veta. Dua të mendoj, se jam pjesë e kohës sime. Jam përkrahës i emocioneve të përmbajtura. Vizatoj ngadalë dhe vështirë.”

“Mëngjes”
Vlladimir Penev është biri i poetit të madh bullgar Penjo Penev dhe në gjakun e tij rrjedh lirikë, të cilën ai e rikrijon në tablotë e veta në mënyrë mjeshtërore. Me rastin e 85 vjetorit të lindjes së babait të tij piktori ka botuar librin “Unë, zëri dhe ndërgjegjja e epokës” me poezi të përzgjedhura të Penjo Penevit. Ai është prezantuar në ekspozitë dhe është destinuar për koleksionistët e veprave të rralla të artit. Secili cikël poetik i poetit tonë të madh, që u nda nga jeta fare i ri në fund të viteve 50 të shekullit të kaluar dhe i dëshpëruar nga “realiteti i ri” është ilustruar me vizatim origjinal me pastele. Ky është leximi dhe kuptimi personal i poezisë nga i biri Vlladimir. Librit i është bashkëngjitur kompakt disk me incizime arkivore të vjershave të Penjo Penevit, të lexuara nga vet autori dhe të ruajtura nga miku i tij, skulptori Nikollaj Shmirgella. Ato janë dorëzuar dhe ruhen në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.

“Më quajnë “realist poetik”. Lexoj dhe emocionohem nga poezia. Poezia, këto janë fjalë që dashurohen. Po kjo vlen edhe për artin figurativ – ngjyra që dashurohen. Për herë të parë në këtë ekspozitë prezantojmë 33 ekzemplarë bibliofilë të babait tim – poetit Penjo Penev, të cilët janë ilustruar prej meje. Secili libër është album me vete. Ai përmban 5 cikle të krijimtarisë së Penjo Penevit dhe secili ekzemplar ka nga 5 piktura të mia me pastele. Pranë albumeve ka një CD, i cili përmban zërin e poetit, nga recitalet e organizuara në studion e skulptorit të madh bullgar Shmirgella. Ai pas kësaj ua ka dorëzuar incizimet Radios Kombëtare Bullgare, ku janë të përpunuar nga zhurmat parazitare. Ja – të tillë jemi ne, Penevi” – përfundon Vlladimir Penev, piktori lirik i kohës së vet dhe shton, se nuk mund të jetojë as një çast pa poezi.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga piktori



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë

Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..

botuar më 24-02-18 8.30.PD
Foto: facebook.com/Stefanivanov1987

Artisti Stefan Ivanov hap një ekspozitë në qytetin çek Mlada Boleslav në mars

Nuk ka shumë bullgarë që mund të mburren me njohuri të jashtëzakonshme të historisë së një prodhuesi automobilistik. I tillë është Stefan Ivanov, i lindur në Drjanovo - krijues i një historie të ilustruar të markës Skoda. Më 16 mars të këtij viti, ai..

botuar më 24-02-17 9.30.PD
Margarita Stojkova

Tre tituj prezantojnë Bullgarinë në programet e "Berlinale"

Këtë vit Bullgaria do të marrë pjesë edhe në festivalin prestigjioz të filmit "Berlinale" në Berlin, njoftoi Qendra Kombëtare e Filmit. Aktorja e re Margarita Stojkova do të prezantohet në Shooting Star, për rolin e saj në filmin "Diada". Sevda..

botuar më 24-02-15 9.30.PD