Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjergji i mbarë i larmë” – figura e shenjtorit në përrallat dhe këngët popullore bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

Shën Gjergji është një nga shenjtorët më të respektuar dhe më të dashur në traditën bullgare. Ndoshta për këtë shkak ai nderohet nga të gjithë. Dita e Shën Gjergjit është një festë e madhe e cila kremtohet në të gjitha këndet e vendit. Dhe nuk është e rastit që populli thotë: “Ditë e madhërishme është Dita e Pashkës por më e madhërishme është Dita e Shën Gjergjit”.



I fuqishëm dhe sypatrembur është shenjtori. Ai e ka guximin të luftojë me dragoin dhe ta mund. Kështu ai çliron burimet dhe lumenjtë “shiun e imtë dhe vesën e tejdukshme”. Në ndërgjegjen popullore Shën Gjergji ekziston i tillë siç rikrijohet në ikonografi – i hipur mbi një kalë të bardhë me shtizë në dorë ndërsa në dhe shihet dragoi i vrarë.

Një nga subjektet me popullaritet më të madh të lidhur me figurën e Shën Gjergjit rikrijon, se si u vendos një thatësirë e madhe megjithëqë tri ditë dëgjoheshin bubullimat por reshje nuk kishte. Dragoi kyçi burimet dhe çdo ditë kërkonte që t’i mbanin nga një vashë, gjë kundrejt së cilës u lëshonte pak ujë njerëzve. Shumë vasha u zhdukën te dragoi. Erdhi radha e gocës Biljanka emri i së cilës vinte nga barnat mjekuese sepse “ishte bërë me barna” domethënë nëna e saj u bë shtatzëne në sajë të bimëve shëruese. Nëna e saj i drejtoi lutje Zotit që të ketë mëshirë ndaj vashës dhe ndaj saj. “Prej nga erdhi Shën Gjergji që të vrau dragoin. Atëherë zuri shiu i lehtë dhe lagu arët dhe fushat.”


Cilët nga hyjnitë pagane mishërohen në figurën e Shën Gjergjit sipas përfytyrimeve popullore? Akoma nuk ka ndonjë qëndrim unik. Shkencëtarët sjellin dëshmi të cilat janë tepër kontradiktore – nga Zeusi i madhërishëm dhe hyjnia sllave Perun deri te Dionisi i trakëve dhe Kalorësi Trak i njohur tek ne nga pamjet e tij të rikrijuara mbi monumente të ndryshme të artit, mbi monedha të lashta etj. Sipas besimeve popullore, Shën Gjergji posedon një forcë të madhe mbi rritjen e bimëve, mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve pra cilësi ato të cilat janë karakteristike për hyjnitë supreme. Ai zotëron fushat, livadhet dhe kopetë, prej tij varet pjelloria. Përralla dhe legjenda tregojnë si ai nis Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses më 25 mars që të rrethojë arat dhe kthehet më 6 maj kur bie festa e tij. Një histori të ngjashme përshkruan kënga “Doli Shën Gjergji”. Në të thuhet: “I gëzuar nisi, i zemëruar erdhi – nuk mbin farat. Atëherë ai i luti Zotit: “Më jep, o Zot, pikla vese. Pikla vese, shi të imtë.” Në një variant pak më të zgjeruar ky subjekt përfshin edhe motrën e Shën Gjergjit – Ranopolija ose në disa vende Rani-Pole, festa e së cilës shënohet ditën tjetër më 7 maj. Ajo i drejtoi lutje vëllait që të mos hedhë vallen por të rrethojë “sinorin e gjelbër” për të parë se thatësira nuk u lejon bimëve të rritin. “Gjergji i mbarë” vet hapi qiellin dhe toka u lag nga shiu i begatshëm. Sipas popullit çdo pikë shiu Ditën e Shën Gjergjit është më e shtrenjtë se sa verdhushka. Në se bie shi Ditën e Shën Gjergjit kjo është shenje shumë të mirë dhe konsiderohet se në këtë mënyrë Shën Gjergji ose vet Zoti i bekon të mbjellat.

Në prag të Ditës së Shën Gjergjit uji, barërat, të gjitha bimët posedojnë një forcë të madhe. Prandaj të rinjtë shkojnë në pyll dhe në fushë që të mbledhin barëra dhe lule, me të cilat zbukurojnë portat dhe pragjet e shtëpisë, vathat, stallat. Degëza të gjelbra vihen mbi mbulesat e fëmijëve ndërsa beqarët zbukurojnë portat e vajzave të dashura. Nga lulet bëhen buqeta dhe kurora. Barnat kuruese vihen në ushqimin e kafshëve dhe ruhen për mjekim gjatë vitit.

Të shumta janë zakonet dhe praktikat rituale të cilat zbatohen Ditën e Shën Gjergjit. Pjesa dërmuese prej tyre i kushtohet blegtorisë. Kjo është dita në të cilën për herë të parë kopetë dalin për të kulluar në të hapur. Një nga zakonet më karakteristike është lidhur me kolovajzat dhe me kolovitjen. Krahas kësaj bëhen parashikime për shëndet, jetëgjatësi, bereqet. Hidhen valle dhe këndohen këngë, tregohen legjenda për trimin Shën Gjergji aq të respektuar nga gjithë populli.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD