Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja popullore Snezhana Borisova: “Duhet t’i ruajmë traditat tona”

Foto: arkiv

Këngëtarja nga krahina e shopëve Snezhana Borisova është me një biografi të madhe krijuese. Rruga e saj profesionale është e përmbushur me kërkime të reja, me eksperimente të guximshme, pa e lënë pas dore stilin e këngëve fillestare shope, të cilat i interpreton akoma si fëmijë. Për të ato janë “modeli i përsosur, baza, mbi të cilën ndërtohen gjërat e tjera”. E gjithë kjo larmi është e pasqyruar  dhe në repertorin e këngëtares së njohur: që nga  tingëllimi autentik shop-përmes të kënduarit me shumë zëra koral në Ansamblin Shtetëror “Filip Kutev”, trioja “Bullgarka-Penev” kuinteti “Llozenki”... deri tek disko ritmet me orkestrën “Boljari”. Snezhana është dhe zë në muzikën elektronike të grupit “Transformejshën” pranë spektakleve “Aramii” dhe “A jeni gati?” të trupës së Neshka Robevës. Befasi krijuese janë dhe incizimet e saj të muzikës së filmave për produktet italiano-amerikane “Shën Pavli”, “Julij Cezar”, ato italiane – “Perdja e zezë” dhe “Llurds”. Autor i muzikës për të gjithë këta filma është Karllo Siliotto.

Dhuntia e të kënduarit e Snezhana Borisovës e përpunuar akoma në fëmijëri mes festave dhe ditëve të zakonshme në fshatin e lindjes Llozen, më vonë shkëlqen dhe në skenat botërore në San Remo, Paris, Londër, gjatë kohës së turneve të koncerteve me kompozitorin serb Goran Bregoviç. Pas veprimtarisë aktive incizuese, koncerteve, tensionit skenik gjatë viteve, këngëtarja tonë e njohur i ri mendon angazhimet e veta profesionale. Sot ajo drejton grupe të shopëve për një folklor burimor, kujdeset për repertorin e tyre prej këngëve origjinale vendase, ndihmon për botimin e tyre në albume – një nismë shumë e dobishme për kujtimin muzikor dhe pranueshmërin e vendbanimit.

Snezhana Borisova është në përvjetorin e vet të 60 festiv. Ja sesi ajo kalon përmes kohës përmes kujtimeve të ciklit të jetës:

“Unë para fatin të lind në një fshat shumë të bukur të rrethit të Sofjes – Llozen, ku janë të ruajtura traditat dhe sot e kësaj dite. Aty festohen llazaret, ka kolendër, festohet “futja e unazave në ujë”, festohet dita e Gjysheve, dita e Shën Thodorit. Unë jam rritur në një familje me tradita të shëndosha. Më kujtohet se në ditët e Krishtlindjes uleshim mbi jastëk, vihej tavolina “nga kohërat e kaluara”. Folklori bullgar –kjo është jeta ime. Jam e bindur se ne duhet ti ruajmë traditat tona, që të mos të fshihemi nga faqja e dheut. Që nga vajtja ime në ansamblin “Filip Kutev” unë u bëra një këngëtare profesionale. Deri në këtë moment  qesh një vajzë e cila i dinte dhe i këndonte këngët e gjysheve dhe të hallave të veta. Ansambli është një shkollë e madhe. Pavarësisht se tanimë 15 vjet jam jashtë përbërjes së tij, unë ndihem si një pjesë prej tij. Pata fatin të punoj me korin e Kutevit , me këngëtaret të cilat janë themelueset e ansamblit. Ata qenë shembulli im të cilin vetëm e pata parë në televizion dhe i pata dëgjuar në radio, kurse në të njëjtën kohë-kaq njerëz të zakonshëm dhe me qëllime të mira. Çdo një prej tyre më ka ndihmuar. Kur mësonim këngën nga rrethi i Trakisë, ju drejtohesha këngëtareve nga ky rreth, për këngët rodopëse ju drejtohesha këngëtareve nga kjo krahinë. Tani ndjek rrugën e drejtuesve të mi, në të njëjtën mënyrë punoj me këngëtaret, punoj për diksionin e tyre. Gjërat të cilat i mësova në ansambël më ndihmojnë shumë në punën time. Me Goran Bregoviçin shkela në skenën botërore. Aty u mësova se njeriu edhe sikur të eksperimentojë, duhet të ruaj këngët e vet. U mësova ti vlerësoj edhe më shumë. Aty pata mundësinë të punoj me muzikantë botëror: Adriano Çelentano, Jorgo de Llara, Lluçano Pavaroti qe drejtues i festivalit  në San Remo, në festivalin e xhazit në Montrjo e ngritëm publikun në këmbë. Aty e kuptova se duhet ti vlerësoj akoma më tepër këngët tona, ato pëlqeheshin nga njerëzit, por duhej të paraqiten në një variant, të pranueshëm për publikun e tanishëm.”

Për realizimin me sukses të kolegëve të vet të rinj Snezhana Borisova tregon përvojën e vet personale të një profesionaliste të afirmuar: “Kolegët e mi të rinj duhet të zbulojnë dhe të hulumtojnë folklorin autentik, dhe jo të mbështeten vetëm tek këngët e njohura, tanimë të kënduara nga këngëtarë të tjerë. Duhet të kenë pamje të vet dhe një repertor të vet. Kur fillova të eksperimentoj gjatë viteve 90 pata kritika të shumta. Kolegët më thoshin: “Ti çfarë mendon, ka një rrugë të gjerë të formuar, ku duhet ecur”. Unë e di se çdo gjë zhvillohet. Në kohën e kaluar këngët i kanë shoqëruar njerëzit në çdo lloj veprimtarie. Nuk ka pasur as radio as televizion. Sot këngët duhet të ruajnë karakterin e vet autentik, por dhe të paraqiten në një variant, të pranueshëm për njerëzit e sotëm të rinj – me ritëm dhe aranzhim modern. Të rinjtë duhet të tregojnë krijimtari, duke u mbështetur tek e vërteta, ajo e cila ka ardhur nga të parët tanë, sepse ky është shpirti i popullit tonë. “Nga tona më mirë nuk ka” – themi ne shopët. Unë jam nga kjo krahinë dhe i dua këngët e popullit tim. Deri në fund të jetës sime do t'u mbetem besnike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD