Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Linda Zeqiri – raketa e parë në badmintonin bullgar

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Rruga e Lindës në sport nuk është nga më tradicionalet. Kur është në moshën 15 vjeçe, një trajner danez zbulon talentin e saj për badminton dhe kështu vajza e lë shtëpinë e vet të babait dhe niset për tek vendi skandinav. Por si fillon përralla e quajtur “Zeqiri”? Për këtë flasim me Lindën dhe Xhemën – menaxheren e saj, shoqen e saj më të afërt dhe thjesht... motër. Ajo është njeriu i cili pa rezerva e përkrah sportisten tonë kombëtare jo vetëm gjatë të gjitha 140 ndeshjeve në karrierën e saj sportive, por edhe në jetë:

“Në fillim çdo gjë filloi si lojë gjatë fëmijërisë. Kur shkonim në pushim me familjen time luanim të ashtuquajturin badminton. Kështu unë u dashurova pas këtij sporti, tregon Linda e cila ka lindur gjatë vitit 1987.

Linda dhe Xhema“Zakonisht kishim dhe dekoratë – një shishe me limonadë. Kjo krijonte midis nesh një tip konkurrence, e cila mbase e formoi në një nivel psikik deri në një sportiste kombëtare, deri në një sportiste të top klasifikimit në Evropë”, shton Xhema.

Vendimi të shkëputet nga atdheu kaq e vogël nuk është nga më të lehtat për Lindën, por: “Unë akoma si shumë e vogël, akoma gjatë garave të para, të cilat i luajta në Bullgari, kisha një motivacion të madh një ditë të jem një nga sportistet më të mira në botë. Sporti gjithmonë më ka pëlqyer shumë dhe kjo më ka motivuar të bëj të gjithë këta hapa. Këtë hap të cilin e bëra kur isha 15 vjeçe, nuk ishte i lehtë, por mund të themi se ishte një zgjedhje e natyrshme, që të mund të arrijë ëndrrat e mia fëmijërore. Në fillim qe vështirë, por pas kësaj, kur njeriu ka qëllime dhe ëndrra, nuk mendon kaq për vështirësitë sa për sfidat.”

Pas pesë vjetëve të suksesshme në vendin skandinav Linda pëson një traumë të rëndë dhe gjatë operacionit është hequr një pjesë nga kërci i gjurit. Kthehet në Bullgari. Pavarësisht nga prognozat jo të mira, gjen forca – fizike dhe psikike, t’i përballojë dhe të vazhdojë përpara.

“Gjëja e cila ndihmon në çdo një moment të rëndë, ky është qëllimi i cili qëndron përpara teje dhe dëshira ta ndjekësh. Çdo një pengesë është dashur të rastisë për mirë. Gjithmonë jam munduar të nxjerr më të mirën nga momentet e mia të rënda”, tregon Linda Zeqiri.

Familja e saj e veçantë për Bullgarinë në fakt vjen nga babai i cili është gjysmë shqiptar etnik, gjysmë italian. Pavarësisht nga kjo Linda pohon se është e edukuar si 110%  bullgare dhe ka trashëguar karakterin bullgar për të luftuar deri në fund. Jo njëherë i kanë propozuar të dalë në ndeshje nën një flamur të huaj. Por ajo nuk pranon sepse:

“Unë mendoj se guri rëndon në vendin e vet – sqaron Linda. – Dhe asnjëherë nuk kam provuar një nevojë thjesht shpirtërore të prezantoj një shtet tjetër. Dhe në sport, kur nuk luan me shpirt dhe zemër për shtetin, të cilin e përfaqëson, thjesht nuk ka sesi të të ecë. Dhe gjithmonë kam preferuar të bëj çdo gjë nga e gjithë zemra.”

Linda në Kampionatin evropian për skuadra në Kazan të RusisëSot Linda zë vendin e 38 në ranglistën botërore, ku ka arritur edhe në vendin e 26. Pas shpine ka medalje të shumta. Por nga të gjitha fitoret:

“Mbase fitorja më e vështirë qe përpara disa muajve – tregon Linda. – Me sportistet e tjera nga Bullgaria morëm pjesë në Kampionatin Evropian në skuadra. Arritëm deri në final pas një gjysmëfinale mjaft dramatike, ku unë dhe partnerja ime (unë si parim garoj vetëm në një disiplinë të veçantë, por në këtë rast luajta në dyshe) luajtëm ndeshjen vendimtare kundër Spanjës me kampionen botërore aktuale. Rezultati deri në këtë moment qe 2:2 dhe nga kjo ndeshje varej nëse do të klasifikohemi për finalet. Dhe patëm sukses. Kjo qe mbase një nga fitoret më të vështira dhe më atraktive.”

Kështu gjatë muajit shkurt Bullgaria fiton argjendin historik nga Kampionati evropian në bazë skuadrash në Kazan-Rusi. Ky është dhe viti më i suksesshëm në karrierën sportive të Lindës, e cila tanimë po përgatitet me ngulm për Olimpiadën në Rio. Ajo është një nga të tria raketat, të cilat do ta prezantojnë Bullgarinë në ngjarjen grandioze:

“Përgatitja për Olimpiadën e Rios tani për tani po ecën shumë mirë. Po bëhem gati tanimë prej dy javëve shumë seriozisht, fizikisht, teknikisht dhe nga ana psikike – në çdo një aspekt. I pres lojërat me padurim. E di se mund të mund absolutisht çdo një sportist në botë. Pres një prezantim me të vërtetë shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj medalje për Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD