Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një itinerar kulturor do të tregojë për kopshtarët bullgarë

БНР Новини
Muzeu i Kopshtarisë së Kurbetçinjve në Ljaskovec
Foto: gradinarstvo.lyaskovets.net

Një itinerar i ri kulturor evropian “Nëpër gjurmët e kopshtarëve bullgarë” do të paraqitet para Këshillit të Evropës për certifikim. Qëllimi i projektit është që ai të bëhet pjesë e Programit Evropian “Itinerare Kulturore”. Në thelbin e tij është pasqyrimi i historisë së popujve,  migracionit dhe përhapjes së qytetërimit evropian.

Monika TjutjunkovaIdeja i përket Institutit Kërkimor të Bullgarëve në Hungari me drejtoreshë Monika Tjutjunkova. Partnerë për palën bullgare janë Muzeu i Kopshtarisë së Kurbetçinjve në Ljaskovec, Muzeu Rajonal Historik në qytetit Veliko Tërnovo dhe Universiteti i qytetit Shumen. Kjo nismë lindi në vitin 2014 kur u shënua përvjetori i 100-të i Shoqatës së Bullgarëve në Hungari, kur në Budapest u ngrit një monument i kopshtarit bullgar. Për diasporën bullgare në Hungari, me respekt tregon edhe atasheu tregtar pranë Ambasadës së Hungariri në Bullgari Tomash Budaj, nëna e të cilit gjithashtu është bullgare.

“Kopshtarët bullgarë janë në Hungari më se 100 vjet dhe kanë institucione të tyre. Ata disponojnë edhe Kishën e vet “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Budapest. Ajo u ndërtua pikërisht para 100 viteve dhe sivjet do të shënojmë jubileun e bashkësisë kishtare bullgare, formuar në sajë të kopshtarëve bullgarë në Hungari. Kjo kishë është një nga shtyllat kurrizore të bullgarëve në Hungari. Bullgarët disponojnë edhe një Shtëpi Kulturore, që u ndërtua para shumë vitesh. Krahas kësaj kanë edhe shkollë të vet. Të gjitha ato institucione brenda viteve mbështetin mënyrën e tyre të jetesës dhe kryesisht ndërgjegjen e tyre prej bullgari. Kështu që unë si gjysmë bullgar gëzohem, se fryma bullgare në Hungari është aq e fortë dhe aq e qëndrueshme.”

Veprimtaria e parë, e cila parashikohet në kuadrin e projektit, është një ekspozitë e lëvizshme i kushtuar kopshtarisë. Ajo do të prezantohet në disa qytete hungareze dhe bullgare. Vendbanimet kryesore në Hungari janë Budapest dhe Seget, ndërsa në Bullgari – Ljaskovec, Veliko Tërnovo, Shumen dhe Sofje. Ajo do të vazhdojë që nga korriku deri te dhjetori. Në çdo qytet do të shtohen fotografi, sende dhe dokumente, me të cilët disponon muzeu vendor. Parashikohen edhe programe arsimore për fëmijë dhe për të rinj i kushtuara kësaj teme.

Pjesë e ekspozitës së Muzeut të Kopshtarisë së KurbetçinjveNjë shembull për pasurimin e projektit përbën ekspozita e larmishme e Muzeut të Kopshtarisë së Kurbetçinjve në Ljaskovec. Organizuesi në Muze Sergej Dobrev na tregon historinë e kopshtarëve bullgarë, që filloi në mesin e shekullit të XIX.

“Bullgarët e parë, të cilët kërkuan bukën e gojës jashtë shtetit vajtën në Rumani dhe Jugosllavi. Domethënë në një distancë më të shkurtër. Disa prej bullgarëve punuan në Banat dhe në Brajill, të tjerë arritën deri te Beogradi. Grupet, që dilnin quheshin “tajfi”, ndërsa përgjegjësit e tyre – “gazdi”. Ato janë emërtime turke. Kur filluan të dilnin në grupe me nga 10 – 15 veta, ata merrnin me qira tokë të punueshme, të cilën e shndërroheshin në pemishte dhe perimore. Disa ktheheshin gjatë nëntorit me paratë e fituara, të tjerë mbeteshin të kalojnë dimrin në vendin përkatës. Brezi i dytë kopshtarësh të cilët punuan jashtë disponuan edhe dokumentacion. Kur grupi niste për jashtë shkruhej cili me çfarë kapital dilte dhe hynte – me karrocë, ose me kalë, ose me plug e kështu me radhë. Edhe në vet ngastrat e tokës së punueshme kishte njerëz, të cilët shkruheshin sasinë e prodhimit, kështu që në fund fitimi të ndahej më sakë.”

Më shumë për qëllimet e projektit dhe për itinerarin kulturor mësojmë nga Ilija Vëlev nga Muzeu Historik në qytetin Veliko Tërnovo.

“Ky është një projekt transkufitar, me të cilin kemi për qëllim të popullarizojmë një lidhje të fortë midis Bullgarisë dhe Hungarisë. Për fat të keq nuk janë shumë njerëzit, të cilët dinë për këtë. Krahas kësaj dëshirojmë të bashkojmë disa shfaqje kulturore dhe institucione kulturore me temën për kopshtarinë e kurbetçinjve. Prandaj tani punojmë aktivisht për krijimin e këtyre lidhjeve dhe kontakteve, me të cilët t’i ndihmojmë njeri tjetrit.”

Puna mbi projektin do të zgjatet katër vjet. Do të kërkohen trashëgimtarë të kopshtarëve bullgarë, të cilët të tregojmë për mënyrën e jetesës dhe për kulturën e paraardhësve të tyre nga gjysma e parë e shekullit të kaluar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD