Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polina Stojkova: 2016 – një vit shumë dinamik për tregun bullgar të pronave të patundshme

БНР Новини
Foto: arkiv personal

2016 ishte në vit shumë dinamik për tregun bullgar të pronave të patundshme. Për herë të parë prej shumë viteve e këtej tendencat ishin krejtësisht pozitive. U bëmë dëshmitarë të rritjes së shitjeve dhe të çmimeve, dhe për Sofje kjo rritje është e madhe – tha për Radio Bullgarinë drejtorja ekzekutive e “Bulgarian Properties” Polina Stojkova. Tregu tashmë është më i avancuar dhe në të dominojnë kërkimi vendas dhe faktorët si migracioni ndaj qyteteve më të mëdha, rritja e të ardhurave të popullsisë dhe kushtet e favorshme të kreditimit hipotekar, shpjegoi zonja Stojkova.

Në vitin 2016 kërkimi është orientuar drejt pronave të patundshme në qytetet e mëdha. Lidere për nga shitjet është Sofja, mirëpo duhet thënë se në qytetet e tjera të mëdha si Plovdivi, Varna, Burgas dhe Stara Zagora tendencat gjithashtu janë pozitive dhe rritja e shitjeve është midis 5 dhe 10%. Këto përqindje janë të vlefshme edhe për rritjen e çmimeve. Për Sofje viti do të përfundojë me rritje të çmimeve12%, që është dy herë më shumë krahas vitit të kaluar. Përveç kësaj blerësit kërkojnë në pasuritë e paluajtshme mundësi për investime ose i blejnë ato me qëllim dhënie me qira. Dua të them se sivjet tendenca tregon një kërkim të lartë të pronave të palëvizshme në vendpushimet bullgare. Tashmë gjysmë e kontratave që lidhen në vendpushimet tona janë me blerës bullgarë – kjo është një tendencë e re, sepse më parë ky treg ishte dominuar vetëm nga të huajt.

Sipas Polina Stojkovës interesat e ulëta të depozitave bankare, të cilat janë afër zeros, gjithashtu stimulojnë njerëzit që të investojnë në asete të patundshme. Kjo u pasqyrua nga blerjet e banesave të sapondërtuara dhe të pronave në ndërtesa, të cilat akoma ndodhen në fazë projekti apo ndërtimi. Ata, të cilët blejnë prona që akoma nuk janë ndërtuar rrezikojnë, mirëpo janë gati ta bëjnë këtë sepse më parë ata e kanë studiuar kompaninë ndërtuese dhe kanë nënshkruar marrëveshje më shpresëdhënëse:

Kuptohet se rrezik gjithmonë ka kur njeriu blen pronë në etapë fillestare të ndërtimit, mirëpo njerëzit janë gati të rrezikojnë, sepse aktualisht ofrimi është më i madh sesa është kërkimi. Kërkimi në vitin 2016 rriti me hapa të mëdhenj. Derisa njerëzit çuditeshin nëse çmimet do të ulen dhe sesi do të zhvillohet tregu, befasisht u bë e qartë se tendenca është pozitive dhe tregu zhvillohet me ritme të shpejtuara. Si rezultat blerësit u kthyen në treg.

Në të kaluarën e afërt shumë kompani të ndërtimit ofruan ulje të çmimeve, kur klientët blinin pasuri të paluajtshme të patundshme në fazë ndërtimi – për shkak të rrezikut të marrë nga ana e blerësit. Mirëpo aktualisht ky rregull nuk zbatohet, shpjegoi Polina Stojkova dhe shtoi:

Në fakt blerja e pronës në etapë fillestare të ndërtimit është me 80-100 euro më e shtrenjtë për metër katror, sesa është çmimi i pronave të reja të patundshme, të cilat shiten në tregun sekondar. Është kështu sepse gjatë viteve të fundit ofrimi ishte shumë i kufizuar dhe sepse projektet e reja janë me një cilësi krejt e ndryshme. Ndërtuesit përdorin materiale më cilësore dhe blerësit janë gati të paguajnë çmime më të larta.

Kërkimi i banesave parafabrikate mbetet i qëndrueshëm dhe potenciali tregtar i këtij lloji pronave të patundshme është i mirë, posaçërisht pas fillimit të programit të qeverisë për rindërtim. Nga ana tjetër nuk vihet re rritje e blerjeve në rajonet e pazhvilluara si Bullgaria Veriperëndimore. Në qytetet më të vogla çmimet mbeten pa ndryshim, ka vende, ku çmimet bile ulen. Kjo është diçka normale, sepse tregu i pronave të patundshme ndjek tendencat demografike dhe proceset ekonomike, shpjegoi Polina Stojkova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD