Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Numri i të arrestuarve dhe të dënuarve në Turqi është rritur me 232 për qind

СнимкаSipas raportit të Partisë Popullore Republikane në opozitë pas marrjes së pushtetit nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit gjatë vitit 2000 numri i të arrestuarve dhe të dënuarve në Turqi është rritur me 232 për qind, derisa rritja e popullsisë është vetëm 13.8 për qind. Numri i të hetuarve për ofendime ndaj Presidentit është rritur shumë. Proceset e filluara nga Rexhep Tajip Erdogan janë gjithsej 1854, derisa ato për ofendime të presidentëve të mëparshëm Abdullah Gjul dhe Ahmed Nexhet Sezer kanë qenë përkatësisht 139 dhe 26. Është shumë shqetësuese edhe gjendja sa i përket lirisë së mediave. Nga viti 2002 deri në 2015 janë arrestuar 184 gazetarë, kurse deri në korrik të 2016-ës – akoma 150. Pas grushtit të shtetit gjatë muajit korrik vetëm në kuadrin e 161 ditëve janë pushuar nga detyra 30 470 mësues, 3957 pedagogë në universitetet e vendit dhe 3456 gjyqtarë dhe prokurorë, shënohet në raport.

Greqia nuk do të pranojë “kërkesa të palogjikshme” nga ana e kreditorëve

СнимкаKryeministri grek Aleksis Cipras shprehu shpresë sot se monitorimi i programit shpëtimtar grek do të mbarojë me sukses, por shtoi se Athina nuk do të pranojë “kërkesa të palogjikshme” nga ana e kreditorëve. Këto ditë Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë arritën një përparim të konsiderueshëm në përballimin e dallimeve të tyre sa u përket qëllimeve fiskale për vitet e ardhshme. Kreditorët evropianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkojnë nga Greqia për të kursyer 1.8 mlrd euro, ose 1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, me reforma të reja deri në vitin 2018 dhe akoma 1.8 mlrd euro pas kësaj. Masat do të përqendrohen mbi rritjen e tatimeve dhe pakësimin e pensioneve.

Protestat në Rumani po vazhdojnë

СнимкаMegjithë erën e ftohtë, ditën e diel mijëra rumunë përsëri dolën në rrugë, që të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Nga 30 mijë deri në 50 mijë veta thërrisnin në Bukuresht “Vjedhës!” dhe “Dorëheqje!”. Rreth 20 mijë rumunë protestuan në qytete të ndryshme të mëdha të vendit.

Gruevski ngul këmbë për zgjedhje të reja në Maqedoni

СнимкаVendimi më i mirë për zgjidhjen e situatës së tanishme në Maqedoni është zhvillimi i zgjedhjeve të reja para afatit, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Bisedimet e partisë së tij me Bashkimin Demokratik për Integrim për krijimin e një koalicioni të ri mes dy partive u rrëzuan për shkak të kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim që shqipja të bëhet gjuhë zyrtare në mbarë vendin. Në zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor të vitit 2016 VMRO-DPMNE-ja mori më shumë vota. Bashkimi Socialdemokratik u klasifikua në vendin e dytë, kurse Bashkimi Demokratik për Integrim – në vendin e tretë. Gruevski mori mandat për krijimin e qeverisë, por nuk arriti të marrë përkrahjen e domosdoshme dhe e ktheu prapë më 28 janar.

Rritet tensioni mes Kroacisë dhe Serbisë

Foto: radio.hrt.hrTensioni mes Zagrebit dhe Beogradit u rrit këto ditët e fundit pasi në qytetin Osijek të Kroacisë u inaugurua monument i kardinalit Stjepinac, i cili konsiderohet një prej kundërshtarëve dhe disidentëve më të mëdhenj gjatë diktaturës së Josip Broz Titos. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç vuri në dukje se inaugurimi i monumentit është “një shfaqje anti-serbe dhe fashiste”. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë i dorëzoi Ambasadorit serb një notë proteste për shkak të deklaratave të Daçiçit. Vetë Daçiç kërkoi një takim dypalësh, por Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë Davor Shtir refuzoi të bisedonte me të.

73 për qind e serbëve nuk duan të luftojnë për Kosovën

СнимкаShumica e serbëve janë të mendimit se nuk është e justifikuar pjesëmarrja e tyre në një luftë eventuale me qëllim ruajtjen e Kosovës në caqet e Serbisë, tregon një sondazh i Qendrës së Beogradit për Politikë në Lëmin e Sigurisë. 73 për qind e të anketuarve janë të mendimit se nuk duhet të luftojnë për Kosovën, 10 për qind prej tyre e kanë mendimin e kundërt, kurse 17 për qind prej të anketuarve përgjigjen me “nuk e di”. Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, duke pohuar se kjo është provinca e saj jugore, megjithëse deri tani shteti i ri është njohur nga 110 vende në botë, përfshi këtu SHBA-në dhe shumicën e shteteve të BE-së, ndër të cilat është edhe Bullgaria.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD