Mundësitë për shëtitje të këndshme në krahinat rreth Sofjes janë shumë, si për të turistët e huaj, ashtu dhe për ata fillestarë. Një prej itinerareve interesante për turistët pa përvojë është në rajonin e fshatit Eleshnica. Mund të udhëtoni me autobus deri në fshatin Zheljava dhe nga atje të bëni një shëtitje romantike deri në Eleshnica.
Afër fshatit Eleshnica, të zhytur buzë malit Stara Pllanina, dhe në rrjedhën e lumit Jakovishtica, i cili është i njohur gjithashtu si lumi Manastirska, ndodhet Manastiri i Eleshnicës “Fjetja e Hyjlindëses Mëri”.
Në shtegun në këtë drejtim do të shikoni kënde të bukura, të përshtatshme për piknik, do të mund të ftoheni në ujërat e lumit dhe të mblidhni hithër për supë të shijshme. Do t’ju bëjë përshtypje se vendasit e ruajnë historinë e tyre të tillë siç është, pavarësisht nga ndërrimi i koniunkturës politike. Do të shikoni një memorial, kushtuar “të vdekurve për Bullgarinë në kohëra të ndryshme”. Disa metra larg tij ndër pemët dhe shkurret shihet një monument i partizanes Jordanka Nikollova, e vrarë këtu në qershor të vitit 1944. Gjatë socializmit fshati e ka pasur emrin Jordankino për nder të partizanes së vrarë. Më tej në rrugë do të shihni një monument të pjesëmarrësve në Kryeqytetin e Prillit nga viti 1876, të vrarë nga turqit osmanë.
Një tabelë informative e Manastirit piktoresk të Eleshnicës vë në dukje se ai është themeluar në shekullin XIII-XIV si manastir virgjëreshash. Vendasit tregojnë se vendndodhja e manastirit ka qenë afro 2 km larg vendit të tanishëm. Manastiri është ndërtuar me dhuratat e besimtarëve nga afër dhe larg. Ai ka qenë një qendër shpirtërore dhe letrare, kurse gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX këtu ka pasur një shkollë. Kisha është restauruar në periudhën 1997 – 2005.
Doc. Valentina Sharllanova, doktore e etnologjisë dhe folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, është ndër studiuesit e këtij manastiri, i cili ka qenë pjesë e Malit të Vogël të Shenjtë të Sofjes. Sipas docentes Sharllanova në kishë ka tri shtresa të pikturave murale. Ajo më e vjetër në naos, e ruajtur pjesërisht, është nga fundi i shekulli të XVI – nga fillimi i shekullit të XVII, kur manastiri është rimëkëmbur. Docentja shton se nga shtresa më e vjetër piktoreske janë ruajtur piktura me medaljone të shenjtorëve – mjekues Kozma dhe Damjan, Shën Simeon Stilites, Shenjtorëve Konstantin dhe Elena, Shën Orestit dhe Shën Mardarit. Sipas saj ka të ngjarë që kisha të jetë pikturuar nga piktori i njohur i ikonave Pimen Zografski, i cili ka pikturuar edhe kisha të tjera në regjion. Sipas ekspertëve disa prej pikturave janë vepër e piktorit të epokës së Rilindjes Nikolla Obrazopisov, përfaqësues i Shkollës së Samokovit.
Prapa manastirit fillon rruga drejt majës Murgash, e cila është e lartë 1687 metra dhe është pjesë e itinerarit Kom – Emine. Ka një legjendë, lidhur me emrin e majës:
“Sipas legjendës vendase në fshatin e atëhershëm Jakushtica, sot – Eleshnica, diku rreth pushtimit të trojeve bullgare nga sunduesit osmanë, jetonte një vajzë shumë e bukur me emrin Zllatka. Shumë djem nga afër dhe larg kërkonin dorën e saj. Mirëpo, vajza kishte vënë një kusht të rëndë – do të martohej me atë, i cili e sjell në kurriz në majën e malit. Shumë beqare provonin ta plotësonin dëshirën e vajzës, por binin në tokë nga lodhja. Një ditë në fshat mbërri një i ri me emrin Murgash. Ai ishte i dashuruar shumë me vajzën dhe nisi guximshëm bashkë me të në kurriz. Mirëpo, në kodrën e fundit të pjerrët mbi livadhin e madh zemra e tij ndaloi së rrahuri dhe ai ra i vdekur. Vendasit e varrosën trimin në majë dhe e quajtën me emrin e tij. Ndërsa livadhi, në të cilin djali u nda nga jeta, së pari e kishte emrin Zllatina Poljana (Livadhi i Zllatkës), kurse më vonë u emërtua Zlla Poljana (Livadhi i Keq).”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Miglena Ivanova
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e..