Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Përfaqësive Frymore e Gardës – e kaluara dhe e sotmja

БНР Новини
Foto: Vjara Joveva

Me dekret të princit Aleksandër Batenberg nga viti 1890 Dita e Shën Gjergjit 6 maj u caktua Ditë e Trimërisë dhe Festë e Ushtrisë Bullgare. Pasi në vazhdim të pothuajse pesë dekadave ajo nuk shënohej, në vitin 1993 festa u rivendos. Kjo datë është me rëndësi të madh për muzikantët e Orkestrës Përfaqësive Frymore të Gardës me dirigjent majorin Radi Radev. Formacioni është nga përbërja e Repartit Kombëtar të Gardës dhe plotëson të gjitha funksionet e lidhura me protokollin. Koncerti tradicional më 6 maj transmetohet nga programet e Televizionit Kombëtar Bullgar.

Më shumë hollësi për orkestrën sjell majori Radi Radev.

Historia e orkestrës është plotë kthesa dhe ndryshime. Në thelbin e krijimit të saj ishte orkestra e parë frymore në Bullgari, e përbërë nga 20 muzikantë çekë, punësuar nga qeveria e parë bullgare menjëherë pas Çlirimit. Ata mbërritën në qytetin Veliko Tërnovo dhe më 26 prill realizuan paradën e parë në qytet. Në vitin 1892 orkestra u transferua në Sofje dhe u bë pjesë e Regjimentit të Kalorësve të Gardës, i cili ishte në përbërjen e Repartit të Gardës. Dirigjenti i parë ishte çeku Jozef Hoholla. Duhet të dihet se për një kohë të gjatë dirigjentët e orkestrave frymore tek ne ishin çekë. Një përjashtim bënte Emanuill Manollov, i cili në vitin 1895 u bë dirigjent në qytetin Pllovdiv. Bullgari i parë, i cili u emërua dirigjent i Orkestrës së Gardës ishte maestro Georgi Atanasov – autori i simfonisë së parë bullgare. Në sajë të tij filluan të emërohen edhe bullgarë dirigjentë ushtarakë. Pjesa dërmuese prej tyre ishin mbaruar arsim muzikor në Evropën Perëndimore – Gjermani, Austri, Çeki. Në përbërjen ishte edhe një orkestër simfonike, por në vitin 1936 u miratua vendim, që ajo të veçohet. Kështu në vitin 1937 u formua Filarmonia e Sofjes. Në fakt orkestrat frymore ushtarake tek ne ishin grupet e para profesionale. Ato kishin mundësi të ekzekutojnë veprat e kompozitorëve të parë bullgarë. Nuk është sekret se në thelbin e krijimit të Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë ishin prapë dirigjentët ushtarakë. Me dituritë e tyre ata ishin edhe ndër themeluesit e arsimit profesional muzikor tek ne.”

Majori Radi Radev vazhdon me historinë e Orkestrës së Gardës:

Në vitin 1944, pas ndërrimit të pushtetit, stafi i orkestrës u shkurtua, ndërsa muzikantët u transferuan në qytetin Breznik. Atëherë dirigjent ishte Nikolla Conev – njeri prej muzikantëve emblematikë bullgarë, i cili mbaroi në Gjermani. Konsiderohet se ai është njeri prej mjeshtërve më të mirë të kësaj muzike specifike. Në vitin 1951 në Sofje u formua Orkestra e re Frymore Qendrore të Ushtrisë Popullore Bullgare. Në të u përfshin muzikantët më të rinj nga formacioni i mëparshëm. Në vitin 2001 orkestra mori statusin dhe emrin e tanishëm. Pavarësisht nga kjo ajo gjithnjë ka plotësuar funksione të njëjta të lidhura me protokollin shtetëror. Ajo gjithnjë ka qenë një emblemë jo vetëm për Ushtrinë Bullgare por edhe për kulturën muzikore. Vitet e fundit muzikantët e gardës realizuan një sërë koncertesh në shumë vende, ndër të cilët Gjermania, Rusia, Izraeli.

Cilat janë veprat karakteristike për koncertin i kushtuar 6 majit, tregon prapë majori Radi Radev:

Ka një repertor të zakonshëm për festën. Marshet kanë të bëjnë me historinë tonë ushtarake thithur me gjakun e ushtarëve të vdekur bullgarë. Disa janë të krijuara gjatë Luftërave Ballkanike, gjatë Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore. “I gëzuar në luftim”, “I madhërishëm është ushtari ynë”, “Bullair”, “Bdinci”, “Ne do të fitojmë” – ato janë marshe ushtarake, tekstet e të cilëve pasqyrojnë shpirtin e ushtarit bullgarë dhe të fisit bullgar. Ka histori interesante rreth krijimit të disa prej marsheve. Për shembull marshi “Trojanci” u krijua në vitin 1917 gjatë Epopesë së Dojranit. (shpjegime prej autori: Epopeja e Dojranit përbëjnë pesë luftimet mbrojtëse, të cilët Ushtria Bullgare zhvillonte kundër forcave të Antantës në Frontin Jugor gjatë Luftës së Parë Botërore në rajonin e qytetit Dojran.) Kamen Llukovi – kompozitori më produktiv i muzikës për orkestra frymore, merrte pjesë në luftë si dirigjent i Regjimentit të 34-të të Këmbësorëve të Trojanit. Pikërisht në atë kohë ai kompozoi marshin dhe orkestra e ekzekutoi. Papritmas veprimet ushtarake nga ana e armikut ndaluan. Ditën tjetër prapë përsëritet po kjo. Në emër të forcave angleze dhe franceze vijnë të dërguar me lutje për notat e marshit. Kjo në të vërtetë është një njohje e madhe për shkollën tonë muzikore. Orkestra ekzekuton muzikë të gjinive të ndryshme – klasike, xhaz, rok. Vitet e fundit realizuam projekte të përbashkëta me korin e fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, me këngëtarët Orlin Goranov, Edelina Këneva, Margarita Hranova, Orlin Pavllov, Vasill Petrov.



Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal dhe armymedia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD