Sivjet Muzeu Politeknik Kombëtar shënon 60 vjet nga themelimi. Ideja për një koleksion teknik nga e kaluara ishte një ëndërr të shumë inxhinierëve bullgarë. Mirëpo ajo u realizua pak vonë. Një nga shkaqet ishte, se për koleksionin përgjigjeshin institucione të ndryshme si Komiteti për Kulturë, Akademia Bullgare e Shkencave, Komiteti i Arsimit të Lartë dhe i Progresit Teknik. Mirëpo, në vitin 1968 u emërua mbikëqyrësi i parë, ndërsa vitin tjetër edhe drejtori i parë. Kështu filloi grumbullimi i eksponateve dhe popullarizimi i idesë. Gjatë kësaj periudhe Muzeu Politeknik punonte shumë mirë edhe me lidhjet tekniko-shkencore.
“Një nga nismëtarët kryesorë për krijimin e muzeut ishte inxhinieri Stefan Rabov, i cili më vonë u bë docent i teknikës së komunikacionit në Institutin e Lartë të Makinerisë dhe Elektroteknikës, tani Universitetin Teknik – tregon Ljubov Filipova, krye mbikëqyrëse e muzeut. – Ai arriti të tërheqë bashkëpunëtorë nga institucione të ndryshme të cilat disponuan sende lidhura me historinë e teknikës. Kështu filloi të mblidhet fondi i muzeut. Koleksioni i parë i madh u dhurua nga Teknikumi i Mekanikës Precize dhe Optikës. Ai iu dha muzeut aparate të vjetra kinematografike, kamera kinematografike, fotoaparate dhe dy orë. Koleksioni më i madh përfaqësiv daton nga fillimi i viteve 70-të. Ky është i ashtuquajturi koleksion mbretëror, bëhet fjalë për sende nga prona e Pallatit mbretëror në Sofje, ndoshta nga Pallati “Vrana”. Ato sende deri në atë moment ishin një rekuizitë të qendrës kinematografike me të gjitha pasojat negative nga shfrytëzimi: zëvendësimi i eksponateve, ngjyrosje, asgjësim, korrigjim.”
Atëherë, pasi në faqet e gazetës “Anteni” u botua një artikull, Komiteti për Kulturë ndërmori një aksion me përmasa të mëdha, në të cilin rol kryesor luante Muzeu Politeknik. Koleksioni, që shfrytëzohej për rekuizitë në qendrën kinematografike u nda midis disa muzeve të kryeqytetit. Kështu në të hyri koleksioni i mrekullueshëm nga 17 orë, shumica prej të cilave zbukurime të kaminave të pallatit. Tani tri prej më të mirave mund të shihen në ekspozitën “Bukuria e kohës”.
Në muze hyri edhe koleksioni personal i orëve xhepi dhe mure të mjeshtrit Georgi Haxhinikollov si dhe veglat e tij të punës.
“Ai ishte njeri nga pak bullgarët, të cilët mbaruan arsim special në vitin 1914 në Zvicër – shpjegon Ljubov Filipova. – Pas mbarimit ai mësoi disa bullgarë të rinj, të cilët deshën të përvetësojnë zanatin. Në vitin 1930 krijoi një ndërmarrje – Qendrën e Orëve “Gnomon”. Gnomoni lidhet me orën diellore – matësi më i lashtë i kohës. Ai përbën një shkop i cili hedh hije, pozita e së cilës tregon orën. Ndërmarrja e tij vendosi përafërsisht 60 orë në kulla të ndryshme dhe në stacione të trenit në shumë qytete të vendit. Qytete si Gabrovo, Stara Zagora, Sevlievo kanë mbi godinat e bankave ose mbi godinat e postave orë të tilla mbi kulla. Në vitet 40-të orët u bënë elektrikë. Ai rregulloi ehe sistemi elektrik i orës së Postës Qendrore. Sot një orë e tij mund të shihet në kishën “Shën Shtatë Shenjtorët.”
Gjatë viteve personali i muzeut u shtua dhe mbikëqyrësit përgjigjeshin për një ose për dy dega. Udhëtonin edhe në provincë. Ata regjistronin tregimet e teknikëve, inxhinierëve me përvojë dhe kërkonin eksponate dhe arkiva. Kështu muzeu grumbulloi një koleksion të makinave të shkrimit. Ndër ta ka eksponate të rralla nga fillimi i shekullit XX. Është i madh koleksioni i aparateve të radios. Në ekspozitë është edhe kamera e parë bullgare eksperimentale televizive, konstruktuar nga profesori Sazdo Ivanov. Me të në vitin 1952 u realizua transmetimi i parë televiziv. Gjatë viteve muzeu mbante marrëdhënie të mrekullueshme me Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes dhe me Universitetin e sotëm Teknik. Në degën “Vegla Fizike” mund të shihet teleskopi i shkencëtarit enciklopedist bullgar doktor Petër Beron (1799 – 1871). Ai njihet jo vetëm me krijimin e abetares së parë bullgare, por edhe me provat për trajtimin e problemeve lidhura me fizikën qiellore, për shembull. Dhuratën e parë të madhe për muzeun e bëri diplomati Teodor Dimitrov, zëvendës bibliotekar shumëvjeçar i bibliotekës së OKB-së. Ai i dhuroi Bullgarisë shumë koleksione. Për Muzeun Politeknik ishte koleksioni i orëve – kryevepra të mrekullueshme nga gjysma e dytë e shekullit XIX të punuara nga mjeshtër të njohur francezë dhe zviceranë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..