Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova dhe ambasadori i Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov vizituan dy kampe pushimore fëmijësh në bregdetin verior, ku kalojnë pushimet kryesisht të rinj nga Rusia. Ministrja rikujtoi, se bregdeti bullgar ofron kushte shumë të mira për pushimin e grupeve të fëmijëve rusë. Përafërsisht 3-4 mijë fëmijë, kryesisht nga Rusia dhe Ukraina, gjatë verës pushojnë në kampin “Albatros”. Këtë e njoftuan nga Ministria e Turizmit. Ambasadori Makarov përgëzoi Bullgarinë për kushtet e mira dhe organizimin e mirë të kampeve pushimore të fëmijëve. Ai theksoi, se gjithnjë e më shumë turistë rusë preferojnë Bullgarinë si një vend për pushim dhe udhëtim. Po rritet edhe numri i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët vijnë për pushime të organizuara në vendin tonë, shtoi diplomati. Në rrethim u përfshi edhe kryekonsulli i Federatës Ruse në qytetin Varnë Sergej Lukjançuk.
"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..
20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...
Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve..