Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtesa për stazh dhe përvojë profesionale në Bullgari ruhet

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Valeri Simeonov tha, se zgjidhja e problemeve lidhura me legjislacionin bullgar të punës do të kërkohen në Këshillin e Bashkëpunimit Trepalësh.
Foto: BTA

Çështja për mbetjen ose heqjen e shtesës për stazh dhe përvojën profesionale në Bullgari, e cila njihet edhe si klasë “koha e punësimit”, fitoi një karakter të gjerë dhe në mënyrë logjike është ndër temat më të diskutuara gjatë javës. Idenë për heqjen e kësaj shtese të rrogës prapë e ndërmori zëvendës kryeministri i politikës ekonomike dhe demografike Valeri Simeonov. Ai saktësoi, se kjo është një tezë e tij, jo qëndrim i grupit të tij parlamentar ose i qeverisë bullgare. Ai theksoi, se ideja duhet të diskutohet në kuadrin e Këshillit Kombëtar të Bashkëpunimit Trepalësh. Zëvendës kryeministrin Simeonov e përkrahën punëdhënësit bullgarë, sipas të cilëve është koha që rroga e të punësuarve të fillojë të formohet fund e krye mbi parimet e tregut dhe t’u përgjigjet kërkimit dhe ofrimit në një sektor të caktuar, si dhe produktivitetit të secilit.

Punëdhënësit mbrojtën tezën, se shtesa për kohën e punësimit krijon një pabarazi midis punonjësve. Sipas tyre njerëzit pa stazh ose me stazh të vogël pune janë në humbje nga kjo situatë. Kjo për arsye, se ata nuk janë më pak efektiv në vendin e punës.

Mirëpo, ideja e zotit Simeonov hasi rezistencën e fortë të sindikatave, të cilat deklaruan vendosmërinë e tyre të mbrojnë deri në fund shtesën për stazh dhe përvojë profesionale. Për më tepër shpallën, se janë gati të organizojnë protesta në se kjo shtesë do të hiqet. Sipas tyre ide të tilla duhet të jenë objekt i diskutimit të gjerë shoqëror me pjesëmarrjen e bashkimeve profesionale, organizatave të punëdhënësve dhe pushtetit. Sindikatat shprehën shqetësim se një masë e tillë do të kërcënojë seriozisht të ardhurat, edhe pa tjetër të ulëta të punonjësve dhe do të privojë njerëzit me rroga të ulëta nga një pjesë e konsiderueshme të të hyrave të tyre mujore. Kjo medoemos do të bëhet shkak që një numër të madh njerëzish të qëndrojnë para varfërisë dhe mjerimit. Sipas punëdhënësve një rrezik të tillë nuk duhet të ekzistojë në se rrogat e të punësuarve indeksohen me përmasën e shtesës për kohën e punësimit. Sindikatat dhe një sërë ekonomistësh janë të mendimit, se nuk mund t’i shpresohet vullnetit të mirë të punëdhënësve të plotësojnë këtë.

E gjithë kjo u bë shkak me këmbënguljen e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa” që ditën e enjte të organizohet një takim te kryeministri Bojko Borisov. Gjatë takimit kryeministri siguroi liderët e sindikatave, se shtesa për stazh dhe përvojë profesionale nuk do të hiqet. Presidenti i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov tha, se tema për heqjen e shtojcës nuk është në rendin e ditës. Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov nga ana e vet shtoi, se çështja e heqjes së saj nuk figuron në programin qeverisës dhe se nuk është kjo shtesë, por të ardhurat, punësimi, reformat në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit, janë temat aktuale të shoqërisë bullgare dhe mbi ato duhet të kërkohen zgjidhje. Nga ana e vet zëvendës kryeministri Simeonov tha, se të gjithë pjesëmarrësit në takimin te kryeministri u bashkuan rreth qëndrimit, se zgjidhja e problemeve të lidhura me legjislacionin bullgar të punës do të kërkohen në Këshillin e Bashkëpunimit Trepalësh. Ai shprehu keqardhje për qëndrimin e shprehur personal mbi çështjen, gjë që u pranua si një pozitë e qeverisë.

Pas takimit u bë e qartë, se do të bëhen ndryshime në organizimin e punës së Këshillit Trepalësh për Bashkëpunim Kombëtar dhe se në të do të hyjnë të gjitha temat aktuale dhe të diskutueshme, si dhe programin qeverisës, i cili po përgatitet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Prof. Steve Hanke

Prof. Steve Hanke: Bullgarët do të bëhen edhe më të varfër me anëtarësimin në eurozonë

Pranimi i Bullgarisë në eurozonë do të rrisë rrezikun e inflacionit më të lartë, tha për bTV ekonomisti me famë botërore Prof. Steve Hanke, i cili aplikoi sistemin e bordit monetar në Bullgari. Prof. Hanke kritikoi gjithashtu mënyrën në të cilën po..

botuar më 22-05-13 4.08.MD

Parashikime apokaliptike për ekonominë bullgare në sfondin e rritjes drastike të çmimit të karburanteve

Paparashikueshmëria në fushën e energjetikës ka një efekt të dëmshëm në ekonominë bullgare. "Aktualisht askush nuk e di se sa është çmimi i gazit natyror. Askush," tha për BNR Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë...

botuar më 22-05-13 10.15.PD

Japonia me një investim të ri në kosin bullgar

Kompania japoneze “Mejxhi” dëshiron të investojë më shumë fonde në prodhimin e kosit bullgar - në laboratorin e kompanisë shtetërore të prodhimit të qumështit “LB Bulgaricum”. Këtë e bëri të ditur Ambasadori i Japonisë në Bullgari Hiroshi..

botuar më 22-05-12 2.48.MD