Shumë fansa mirëpritën në aeroportin “Sofje” skuadrën kombëtare të artistikes ritmike, e cila u kthye me një komplet të plotë medaljesh – dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në Minsk të Bjellorusisë. Ansambli ynë fitoi një medalje të artë pasi luajti pa gabim vallen me pesë rrethe. Kapitenia e skuadrës kombëtare Nevjana Vlladinova gjithashtu fitoi një medalje të artë në finalet me rrethin. Ajo fitoi gjithashtu një medalje të argjendtë në vallen me shkopinj dhe një medalje të bronztë në vallen me fjongo. Ansambli ynë fitoi edhe një medalje të bronztë në finalet me tre topa dhe dy litarë.
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..