Thonë se për një shëtitje në mal koha më e mirë është gjatë muajit gusht, më në veçanti kur duam të fshihemi nga vapa e madhe dhe nga betoni i ngrohtë i qytetit. Natyrisht që për turistët e betuar, çdo stinë është e përshtatshme dhe as shirat as shtjellat e thella mund ti ndalojnë. Në mal koha i nënshtrohet vetëm stinëve, larg nga përfytyrimet njerëzore dhe përmasat. Aty, në lartësi, njeriu harron për çdo lloje shqetësimesh lidhur me jetën e përditshme, që të mund të zgjohet në një botë tjetër, mes tingujve dhe pikturave të natyrës.
Vende të tilla në Bullgari akoma ekzistojnë, pavarësisht nga kotësitë dhe ligjet kalimtare të cilat përcaktojnë jetesën tone. Më shpesh këto janë skaje të paarritshme nëpër male, ku fryma e pavarur e natyrës bullgare ruan dhe mbron frymën e pavarur të natyrës bullgare, ruan llojet e frikësuara nga zhdukja bimore dhe shtazore. Mes tyre është dhe rezervati „Soskovçeto”, në perëndim nga qyteti Smoljan-qyteti më i madh në Rodopet e Mesme, në rreth 240 kilometra nga Sofja.
Në territorin e mbrojtur, i cili përfshin afro 175 hektarë, mund të shikoni lulen shumë delikate të quajtur lulja e Orfeut, ose lulja e pavdekshme ose silivrjak, si dhe zambakun rodopas, i cili lulëzon gjatë muajit gusht. Në qoftë se nuk keni parë salamandër, këtu është vendi. Mundësia të mund të takoni gjel të egër, ose cjap të alpeve, dre dhe arushë po kështu është shumë e madhe. Prandaj mos e kaloni me një buzëqeshje tabelën, e cila u jep udhëzime sesi të silleni, në qoftë se papritmas përballeni me arushë. Përpara ndërtimit të rrugicës ekologjike “Kanioni i ujëvarave” rezervati ka qenë i papranishëm për këmbën e njeriut. Por tani, e gjithë bota e pyllit e rezervatit është e pranishme për adhuruesit e natyrës së egër.
Itinerari për shëtitje nëpër park është i përcaktuar me përpikëri me tabela dhe një shënim të veçantë dhe fillon në vendbanimin Arnautskoto, nëpër rrugën e qytetit Smoljan-fshati Muglla, në rajonin e quajtur Kriva reka. Ai është nga më të lehtit, më në veçanti për njerëzit të cilët nuk janë mësuar të ngjiten nëpër rrugicat e pjerrëta e tatëpjetë dhe vazhdon afro 4 orë. Rruga me de nivelim rreth 700 metra, dredhon përmes vet kanionit të lumit “Soskovçanski doll”, mes shkëmbinjve vullkanik rrioliti të quajtura nga banuesit vendas Redenite kamëni/gurët e renditur/.
Ato kanë mundur ti rezistojnë ndikimit të përhershëm të ujit, dhe pak nga pak kanë formuar disa jastëkë piktoresk të lumit, të cilët më vonë i kanë dhënë emërtim rrugicës ekologjike në rezervat – Kanioni i ujëvarave. Ai ndjek rrjedhën e lumit, që të mund të vihen re spërkatja tepër e bukur e ujit që derdhet më pas nëpër pragjet e shkëmbinjve.
Në rajon janë numëruar rreth 46 ujëvarë, nga të cilët mund të shihen mezi 10. Më piktoreske dhe me ujë të bujshëm janë në periudhën e pranverës kur niveli i ujit është më i lartë, kur tretet dëbora. Emrat e ujëvarave më të mëdhenj përmes të cilave kalon rruga ekologjike janë të shënuar me tabela. I pari prej tyre është “Ropkata”, për shkak të ujit i cili ka gërmuar vrimë në shkëmb, ku ai bie. Pasojnë “Kazanët”, ku uji malor sikurse bie në enë të thella, kurse më lartë nëpër rrugë e shikojmë sesi buron pjesë-pjesë me shtytje përmes “Zemrës”. Duke e ngritur vështrimin lart, vëmë re tarracat e vogla të “Kaskadave”.
Më i madhi nga ujëvarat i lëshon ujërat e veta nga një lartësi prej 68 metra dhe mban emrin e këngëtarit trak Orfe, i cili sipas legjendës ka jetuar në malin mistik Rodopa. Në sajë të urave prej druri, përmes të cilave kalon itinerari sa në njërin sa në tjetrin breg të lumit të egër tatëpjetë drejt “Kamen ulej”, turistët mund të shikojnë dhe të fotografojnë paradën e veçantë e të bukur të ujit nga të gjitha kjoshet e mundshme.
Pjesët më të pjerrëta dhe rrezikuese janë me parapet dhe me litarë, kurse për një lehtësim më të madh janë të vëna dhe tabela, të cilët drejtojnë drejt 3 shesheve me panoramë të shkëlqyer drejtuar drejt vendeve të tjera përreth.
Më e bukura prej tyre gjendet në majën më të lart të itinerarit në një lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit. Gjatë një kohe me mot të qartë pamja, e cila hapet nga sheshi i panoramës drejt formave të buta dhe fisnike të malit Rodopa është e madhërishme, kurse vështrimi shkon deri në Greqinë fqinje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Darina Grigorova dhe wikipedia.org
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..