Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllkana Stojanova: “Më pëlqejnë këngët në të cilat ka bukuri, guxim dhe një humanizëm”

Vëllkana Stojanova
Foto: arkiv

Vëllkana Stojanova është zëri tepër i bukur dhe melodik i Trakisë, i cili e tërheq dëgjuesin me forcën e mjeshtërisë së vet të interpretimit. Mjeshtëritë e saj e të kënduarit janë një emanacion të dhuntisë muzikore bullgare, të cilat kanë arritur majën më të lartë të artit tradicional. Bukuria e timbrit, me të cilën e dredhon ornamentikën e ndërlikuar të krahinës së Trakisë, diksioni i qartë, qëndrimi i natyrshëm i zërit në vëllimin e gjerë të këngëve i caktojnë njohjen e dukurisë në kulturën tonë folklorike. Folkloristja Maria Kuteva shton: “Ajo jo vetëm se këndon, ajo me të vërtetë “tregon” këngën. Lehtësia dhe pastërtia e interpretimit krijon përshtypje se zëri i saj është pa kufi”. Kurse këngëtarja e njohur akoma duke qenë gjellë thotë: “Për këngët e mia duhet një kurajë”. Marramendës është repertori i saj prej 350 këngëve nga krahina e Trakisë, të cilët ndjekin rrugën e saj jetike.

Shumë favorizues për fillimin e saj si këngëtare akoma si e vogël është mjedisi familjar në fshatin e saj të lindjes Ljulin- rrethi i Jambolit. Ajo rritet mes këngëve të kënduara nëpër tubime, dasmat, netët e dimrit, puna e shtëpisë, kur këndon bashkë me nënën e saj. Mezi 14 vjeçe/gjatë vitit 1936/ gjatë periudhës së festës fshatare Spasovden, me interpretimin e vet ajo e mahnit njërin nga miqtë e tubimit –vëlla i klarinetistit të njohur Ramadan Llollov. Pason një ftesë për incizime në firmën incizuese “Arfa”, më vonë në “Simonavia”, “Radioprom”. Ky shpim në tregun muzikor i sjellë Vëllkana Stojanovës një popullaritet mes adhuruesve të këngëve trakase. Nuk vonojnë dhe interpretimet përpara publikut nëpër festat nëpër fshat. Maja kulmore e të kënduarit për këngëtaren e madhe , tanimë në karrierën profesionale  është kur fiton konkursin për grumbullimin e këngëtareve në ansamblin e sapoformuar  për këngë dhe valle popullore  gjatë vitit 1951 në Sofje. Ajo është e pranuar e para mes 430 kandidatët e paraqitur  për grupin koral. Personalisht Filip Kutevi është i mahnitur nga talenti i saj, dhe shumë shpesh i jep interpretime solo në partiturat korale, po kështu pjesëmarrje individuale nën shoqërimin e fyelltarit të madh Nikolla Gançev, të përfshira në turnetë e koncerteve të ansamblit tek ne dhe nëpër botë. Vëllkana Stojanova  e transmeton përvojën e vet prej këngëtareje  nxënësve nga  Shkolla Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell, ku është e ftuar për pedagoge. Nxënës të saj janë këngëtarë të njohur si Binka Dobreva, Cvetanka Varimezova, Desisllava Doneva, Maria Koleva, Stojan Varnaliev dhe shumë të tjerë. Që nga viti 1995 në qytetin Strallxha zhvillohet konkursi “Me këngët e këngëtares Vëllkana Stojanova”-një farë starti  për talentet e rinj të trakisë. Gjatë vitit 2015 është krijuar fondacioni “Vëllkana Stojanova”. Është botuar libër me tekste me fjalë dhe me nota për talentet e rinj nga kjo krahinë. Gjatë vitit 2015 është krijuar fondacioni “Vëllkana Stojanova”. Është botuar libër me tekste me fjalë dhe me nota të këngëve të saj më të njohura-një ndihmesë e shkëlqyer për trashëgimtarët dhe pasuesit e saj.

Gjatë vitit 2017 shënojmë 95 vjet nga lindja e Vëllkana Stojanovës. Kujtimet e veta i tregon adhuruesi i saj i madh dhe mik i ngushtë, njohësi i madh i muzikës së Trakisë Todor Todorov:

Ajo qe e njohur përveç nga folkloristët tanë, specialistë, por dhe nga kolegët saj. Ka qenë shpesh soliste e ansamblit “Filip Kutev”. Bile shumë këngëtarë kanë mbetur në hijen e saj , pohonte Vëllkana. Për mua ajo është një kolos, prima e muzikës tonë popullore. Mund të citoj mendime të kolegëve të saj. Për shembull këngëtari legjendë trakas Jovço Karaivanov tregonte:”Qesh rreth 10 vjeç kur e dëgjova  me këngën “Dimitër tvari gemija” /Dhimitri ngarkon gjemitë/ dhe që atëherë kam ethe dhe dridhje dhe këto ethe do ti kem dhe në botën tjetër”. Ja dhe fjalët e këngëtares së madhe nga veriu Verka Siderova: “Në Egjipt ka piramida, kurse “piramidat” tona janë folklori ton. Vëllkana është në majën e piramidave, kurse ne jemi nën të. “Verka më ka thënë se ka mësuar interpretim vokal prej saj si dhe sjellje skenike. Nedjallka Keranova , një këngëtare tjetër e madhe, tha në një festë: “Këtu ka grua, së cilës ne që të gjithë duhet ti puthim dorën, sepse ajo meriton një respekt të madh. Ajo është nëna e këngës popullore-Vëllkana Stojanova”. Kurse këngëtarja Nadka Karyxhova e quante doajeni i muzikës popullore bullgare . Vëllkana e dinte çmimin, ajo qe shumë precize në interpretimet e saj, por qe dhe shumë kritike ndaj vetes së vet. Në ditëlindjen e vet të 70 gjatë vitit 1992 ajo doli të këndojë, kurse një kamera e fotografonte dhe incizonte. Kur i lëshova videon , ajo më tha: “Më shumë të mos më lesh të hip në skenë”. Kur dëgjoj vibraton e vet të vonuar, si prej një pllake të vjetër gramafoni, më shumë me të vërtetë ajo nuk deshi të këndojë. Qe shumë kërkuese dhe ndaj nxënësve të vet. Si mësuese në Kotell i është përmbajtur  rreptësisht dhe gjësë më të vogël në këngë. Ajo mbante shumë për një nga nxënëset e saj më të mira-Desisllava. “Kjo është nxënësja ime, e cila do të më zëvendësojë”-thoshte ajo. I jepte këshilla të shumta, por qe shumë e hidhëruar kur Desisllava shkoj në folklorin-pop. Ajo fitoj dekoratën e parë në konkursin “Me këngët e Vëllkana Stojanovës”. Kur Desisllava doli të këndojë këngën “Zhenalla djyllber Jana”-/ka korrur dylber Jana/ një nga këngët emblematike të Vëllkanës, këngëtarja e madhe shkoi tek ajo kurse Desi i puthi dorën dhe vazhdoj të këndojë. Ka shumë momente të tilla emociononte. Për Vëllkana Stojanovën do të flitet derisa do të ketë folklor bullgar dhe derisa të ketë Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD