Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u klasifikua për raundin e dytë të Kampionatit të hapur të SHBA-së pasi arriti një fitore të pastër kundër çekut Vaclav Safranek me rezultat 6-1, 6-4, 6-2.
Në raundin e dytë Dimitrovi do të luajë kundër Andrei Rublevit nga Rusia, i cili mposhti përfaqësuesin e Britanisë së Madhe me prejardhje sllovene Aljaz Bedene (6-1, 6-4, 6-4).
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..