Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kaliakra – një oazë natyrore dhe arkitekturore

БНР Новини

Kepi Kaliakra është një prej vendeve më piktoreske në bregdetin tonë, i cili shtrihet 2 km brenda detit. Brinjat e tij zbresin vertikalisht nga një lartësi prej 60-70 metrash. Atje dallgët kanë gërryer kamare të thella, në të cilat deri në vitin 1981 ka gjetur strehim Foka e Mesdheut. Kaliakra është ndër territoret e para të mbrojtura në Bullgari. Është shpallur rezervat natyror që në vitin 1941.

Снимка

Shumica e shpendëve që mund të shihen janë lloje të kërcënuara dhe janë përfshirë në Librin e Kuq të Bullgarisë. Natyra e jashtëzakonshme përfshin fusha stepash, të vetmet në vendin tonë.

Снимка

Pas krijimit të lëvizjes “100 objektet turistike kombëtare” në vitin1966 Kaliakra u përfshi në listë si një rezervat arkeologjik. Ngjyra e kuqërreme e shpateve të ngurta e bën vendin edhe më magjepsës. Forma origjinale e kepit e ka provokuar imagjinatën e popullit, i cili ka krijuar legjendën për Shën Nikollën: Ai ikte nga turqit, duke e afruar gjithnjë e më shumë detin. Zoti, pasi e pa shenjtorin në rrezik, e zgjati tokën, që ta ndihmojë. Kështu u formua kepi. Sot atje, ku Shën Nikolla u kap dhe u vra, ngrihet një kishë për nder të tij.

Снимка

Më shumë hollësi për Kaliakrën na solli Todor Todorov – ekspert në degën e arkeologjisë në Muzeun Historik në Kavarna: “Popullsia e Kavarnës ka banuar në harmoni me mjedisin. Ajo ka përfituar nga përparësitë dhe i ka kompensuar të metat. Banorët e parë ishin nga fisi trak tirizi, kurse Tirizis është emri i kepit gjatë periudhës helenike. Kepi Tirizis është përmendur për herë të parë si një vend i fortifikuar nga gjeografi dhe historiku i lashtë grek Strabon në fund të shekullit I para Krishtit. Ai ka shënuar se gjatë kolonizimit maqedonas në Traki, këtu i ka fshehur thesaret e veta trashëgimtari i Aleksandërit të Madh – Lizimah. Ka të ngjarë që ai ta ketë zhvendosur atje thesarin e vet, sepse afër janë zbuluar monedha të tij të arta dhe të bronzta. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IV para Krishtit banorët trakë kanë ndërtuar këtu murin e parë të kështjellës.”

Снимка

Çfarë është zhvillimi i Kaliakrës gjatë epokave të ndryshme?

Sipas studimeve arkeologjike, gjatë epokës helenike në pjesën jugore të kepit ka pasur një vendbanim në një sipërfaqe prej rreth 30 dynymësh. Muri i kështjellës, i cili sipas arkeologëve është nga shekulli III-II para Krishtit, është ndërtuar nga blloqe prej guri të përpunuara shumë mirë, pa lidhje mes tyre. Rruga kryesore gjithashtu është nga kjo epokë. Në dy anët e saj janë gjetur mbeturinat e disa godinave. Janë zbuluar fragmente prej qeramike dhe amfore të importuara. Këto artefakte provojnë se Tirizis ka qenë një hallkë lidhëse mes epokës dhe detit. Në fillim të erës së re deri në shekullin e IV kepi ka qenë nën pushtetin e romëve. Ata i kanë rimëkëmbur muret e vjetra të kështjellës dhe kanë ndërtuar akoma dy të tjera të reja. Janë zbuluar mbeturinat e një ujësjellësi dhe të një banje romake. Pas vdekjes së perandorit Teodosij gjatë vitit 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë – lindore dhe jugore. Tirizis u gjend në kufijtë e Perandorisë Romake Lindore, që më vonë e mori emrin Bizant, kurse vetë Tirizis ishte quajtur Akre. Në mes të shekullit VII, ai u përfshi në kufijtë e Mbretërisë së Parë Bullgare. Në shekullin XII në hartat italiane tashmë është shënuar me emrin Kaliakra. Zhvillimi feudal çoi në ndarjen e Mbretërisë Bullgare. Midis rrjedhës së poshtme të Danubit dhe Detit të Zi u shtri Despotati Dobruxha me kryeqytetin e mundshëm Karvuna. Të dhënat historike nga viti 1346 kanë të bëjnë me emrin Balik, udhëheqësin e parë të Dobruxhës. Pas vdekjes së tij në skenën historike u shfaq Dobrotica. Gjatë viteve 50-60 të shekullit të XIV kryeqyteti i Despotatit të Dobuxhës u bë Kaliakra. Për këtë dëshmojnë monedhat e gjetura prej bakri. Kaliakra ka qenë qendër shpirtërore – janë zbuluar katër kisha, të cilat sipas planit dhe dekorimit të tyre na rikujtojnë për ato të Nesebërit nga shekujt XIII-XIV. Tregtia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për lulëzimin e Kaliakrës gjatë Mesjetës.”

Снимка

Sipas bashkëbiseduesit tonë “nga burimet historike bëhet e qartë se despoti Dobrotica ka krijuar një flotë të fuqishme ushtarake, me të cilën i ka mbrojtur interesat e despotatit.” Një burim i tillë, i cili e ripohon këtë, është “piktura e një galera në transkriptimin e Kronikës së Manasit nga shekulli i XIV”.

Снимка

Cilat janë betejat më të rëndësishme detare, që i mban mend kepi Kaliakra:

Ai është dëshmitar i betejës më të madhe në Detin e Zi. Gjatë vitit 1787 Perandoria Osmane i shpalli luftë Rusisë. Gjatë vitit 1791 Said Ali Pasha e përqendroi në këtë vend ushtrinë e tij të fortë me në krye Hysein Pasha. Kundër tyre u ngrit flota më e vogël ruse me në krye kontraadmiralin Fjodor Ushakov.  Ajo i goditi nga një distancë e afërte anijet turke, të cilat u detyruan të shpëtohen duke ikur. Manovrat e Ushakovit te Kaliakra janë përdorur nga nënadmirali britanik Horacio Nelson në betejat te Nili në vitin 1791 dhe në vonë nga Trafalgari në vitin 1805.

Снимка

Sot te kepi Kaliakra ngrihet një monument për nder të fitores së Ushakovit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Svetllana Dimitrova, Wikipedia dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD