Koncerti është më 9 nëntor në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Titulli i programit vjen të sugjerojë larminë e stileve të pjesëve të zgjedhura nga Vllatko Stefanovski dhe Atnoni Donçev – dirigjenti i Big Bendit të Radios. Kitaristi dhe kompozitor legjendar Vllatko Stefanovski për herë të parë do të jetë solist i kësaj orkestre, megjithëqë shumë herë ka dhënë koncerte tek ne. Vjet bashkë me muzikantët Mirosllav Tadiç, Teodosij Spasov, Kori i Përzier dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare hapën “Sallonin e Arteve” në Pallatin Kombëtar të Kulturës me projektin e Kristijan Jarvit “Ethe Ballkanike”.
“Përpiqemi të realizojmë programe të larmishme dhe të ftojmë muzikantë nga vende të ndryshme, të cilët përbëjnë interes për publikun. Një pjesë prej kësaj ideje është edhe koncerti me muzikantin Vllatko Stefanovski”, rrëfeu dirigjenti Antoni Donçev dhe shtoi, se një koncert i ngjashëm muzikanti maqedonas ka realizuar në Slloveni. Krahas kësaj ai ishte solist i orkestrave të mëdha simfonike në Britaninë e Madhe, Gjermani, Austri e gjetkë. Në biografinë krijuese ka dhjetëra albume.
“Ndër pjesët në program – vazhdon Antoni Donçev – do të theksoj posaçërisht suitën “Kvazi Ballkanika” nga kompozitori holandez Izidor Lajtinger, me të cilin mbajmë kontakte që prej shtatë vitesh. Që në fillim të miqësisë sonë ai më përcolli këtë suitë. Kjo ishte koha kur nisa punë si dirigjent i Bind Bendit të Radios, prandaj isha i bindur, se një ditë do të ekzekutojmë këtë vepër. Kështu që për ne do të jetë një kënaqësi të veçantë të ekzekutojmë këtë suitë me kitaristin Vllatko Stefanovski. Muzika është e mrekullueshme dhe kompozitori tregon një njohje të mirë të veçorive të shpirtit ballkanik, të muzikës së rajonit, sepse në mënyrë të përsosur gërsheton dimensionet e pabarabarta. Si bazë janë të shfrytëzuar motive prej disa këngëve popullore dhe muzika është tepër pushtuese. Do të ekzekutojmë edhe disa prej pjesëve të njohura të solistit tonë me famë botërore, por të përpunuara për orkestër nga Izidor Lajtinger dhe kompozitorë të tjerë. Publiku do të dëgjojë këngë nga koha e grupit të kitaristit Vllatko Stefanovski “Lep i soll” (“Bukë dhe kripë”) dhe nga karriera e tij si solist, si për shembull “Kënga e ciganit”, “Jovano, Jovanke”, “Vallja e kallajxhinjve” etj."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..
“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...
Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet..
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin..