Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2017 – viti më i suksesshëm për tregun e pronave të paluajtshme

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини

Viti 2017 është më i suksesshmi për tregun e pronave të paluajtshme në Bullgari për tërë dekadën e fundit. “Që nga vitet 2007-2008 nuk kemi pasur tendenca aq pozitive në treg, të cilat vëzhgohen jo vetëm në Sofje, por edhe në qytetet e tjera të mëdha dhe pjesërisht në vendpushimet”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha operative e kompanisë “Bulgarian Properties” Polina Stojkova:

Полина Стойкова“Më i fortë gjatë vitit ishte tregu në Sofje. Këtu çmimet rritën 10-15% dhe arritën 1000 euro për metër katror. Aktiviteti më i lartë u regjistrua për periudhën nga pranvera deri në korrik-gusht. Gjatë vjeshtës vëzhgojmë një qetësim të ritmit të rritjes së çmimeve. Në bazë vjetore rritja e kontratave të realizuara në kryeqytet gjithashtu do të jetë rreth 10%. Blerjet e pronave në godina të sapondërtuara vazhdon të jetë hit edhe gjatë këtij viti. Shtimi vëzhgohet si për sa u përket shitjeve, kështu edhe për sa u përket çmimeve. Kërkohen edhe prona në një etapë fillestare të ndërtimit, kështu edhe në godina të gatshme. Blerësit preferojnë objekte të ndërtuara, mirëpo për shkak të mungesës së një përzgjedhjeje të madhe të të tillave, shumë kontrata lidhen në etapën fillestare të ndërtimit.”

Sipas Polina Stojkovës, përveç normës së interesit të depozitave bankare, e cila është zero, një ndikim mbi kërkimin e pronave të patundshme kanë edhe normat e ulëta të interesave për kreditë hipotekare:

“Kjo është një nxitje e konsiderueshme për blerjen e banesës, sepse tani norma e interesave është më e ulët se kurdoherë – rreth dhe nën 4%. Nga ana tjetër të ardhurat janë duke u rritur dhe njerëzit nuk shqetësohen për vendet e tyre të punës. Në qytetet si Sofja, Plovdivi dhe qendrat e tjera të qarqeve ekonomia është e fortë, punësia  - e lartë, njerëzit kanë të ardhura më të larta dhe mund të mendojnë për blerjen e banesës për nevoja personale  ose për investim. Tregu u banesave me qira gjithashtu është i fortë dhe mund të realizohen të ardhura të mira. Në qytetet me qendra të mëdha universitare vëzhgohet një kërkim aktiv të banesave me qira nga studentët e huaj. Ka gjithashtu shumë të huaj, të cilët vijnë të jetojnë tek ne apo të punojnë mbi projekte të ndryshme. Kjo tendencë e ndikon fortë kërkimin e banesave me qira.”

A mund të presim një qetësim i ritmit të rritjes në sektorin e pronave të paluajtshme gjatë vitit 2018, duke pasur parasysh rritjen e konsiderueshme të çmimeve gjatë 2 viteve të fundit?

“Mendoj se viti 2018 do t’i ngjajë shumë këtij viti, tha Polina Stojkova. Kohët e fundit rritja e çmimeve është drastike, po ta krahasojmë atë me periudhën e stagnacionit mes viteve 2010 dhe 2015, por në përgjithësi një rritje prej 10% në bazë vjetore do të thotë se po vëzhgojmë një proces të kompensimit pas krizës së madhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Në të ardhmen rritmi i rritjes ndoshta do të qetësohet, mirëpo në përgjithësi pres se edhe gjatë vitit të ardhshëm tregu i pronave të patundshme do të mbetet ndër ata që janë më atraktivë për investime.”

Gjatë vitit 2017 çmimet e pronave në lagjet e larguara të kryeqytetit ishin duke u rritur me ritme më të shpejta, krahas atyre në rajonet, ku tradicionalisht ka inertes të lartë për investim, siç janë lagjet në rrëzat e malit Vitosha, Llozenec, Manastirski Livadi, qendrën e qytetit. Në disa rajone, që ndodhen larg qendrës, si Obelja dhe Ljulin, rritja është 15-20%. “Natyrisht nuk mund të presim t’i arrijmë të njëjtat nivelet e çmimeve siç janë ato në lagjet më të preferuara, mirëpo është e dukshme se tendenca pozitive përfshin të gjitha rajonet. Kjo mund të thuhet edhe për tregun në tërë Bullgarinë. Më parë ishin çmimet në kryeqytet, pastaj rritja përfshiu dhe qytetin e dytë për nga madhësia – Plovdiv, ku çmimet e pronave të paluajtshme u bënë 10-12% më të larta gjatë tremujorit të fundit dhe çmimet e mesme për metër katror të sipërfaqes së banimit arritën 750 euro. Efekti u përhap në qytetet Varna, Burgas, Ruse, Pleven, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Bllagoevgrad. Në qytetin e tretë për nga madhësia Varna çmimet e mesme lëvizen rreth 900 eurosh për metër katror. Në Stara Zagora ato arritën 550 euro. Kjo tendencë akoma nuk mund të njihet në qytetet më të vogla, sepse migracioni i brendshëm është drejtuar nga qytetet e mëdha.

Sipas Polan Stojkovës çmimet e mesme të banesave në vendbanimet më të vogla lëvizen në intervalin 300-400 euro për metër katror. Edhe në këtë kategori ka vendbanime, ku çmimet e pronave të paluajtshme janë më të larta, për shkak se ndodhen afër qyteteve më të mëdha.

Gjatë vitit 2017 vëzhgojmë gjithashtu një interes në rritje për pronat e patundshme në vendpushimet bullgare. Rritja është e konsiderueshme në vendpushimet për ski, si Boroveç dhe Pamporovo, sepse njerëzit kanë para të kursyera dhe çmimet janë atraktive. Për shembull, në rajonin e qytetit Bansko mund të blihen apartamente jo aq luksoze me çmime 210-220 euro për metër katror. “Ato janë një variant i pranueshëm për njerëzit, që i blejnë për përdorim personal gjatë pushimeve dhe fundjavave, sepse këto vendpushime ofrojnë kushte të mira gjatë tërë vitit. Pritet se gjatë vitit të ardhshëm bullgarët do të fillojnë të blejnë më shumë banesa në bregdet, prognozon Polina Stojkova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: bulgarianproperties.bg

Më shumë nga rubrika

Kërpudhat pyjore – një mjet jetese në fshatin bullgar dhe erëza të shtrenjta në kuzhinën e Evropës Perëndimore

Në javët në të cilat bullgarët brenda dhe jashtë vendit kanë mundësinë për të votuar herën e radhës këtë vit, thirrja “Mos shkoni për kërpudha, shkoni për të votuar!” është sërish aktuale. Ajo u bë shumë e njohur në vitet e tranzicionit, kur kishte..

botuar më 21-11-18 2.07.MD

Ekonomia bullgare në sfondin e inflacionit, koronavirusit, zgjedhjeve dhe pritjeve për rritje

Këto ditë u publikuan prognoza ekonomike e vjeshtës e Komisionit Evropian dhe korniza afatmesme makroekonomike trevjeçare e Ministrisë së Financave të Bullgarisë. Në Bruksel presin që vendi ynë të shënojë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto..

botuar më 21-11-17 11.58.PD

Në rast rritjeje të inflacionit, shteti do të marrë një kredi të re

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, në tetor 2021 inflacioni vjetor në Bullgari arriti 6 për qind, ndërsa ai mujor në krahasim me shtatorin - 1,8 për qind. Po të bëjmë një krahasim me muajin gusht - atëherë inflacioni vjetor ishte 3.7%...

botuar më 21-11-15 3.27.MD
Подкасти от БНР