Më 8 janar këngëtarja popullore me “zërin kozmik” Valja Ballkanska mbushi 76 vjeç dhe në ditëlindjen e saj ajo u uroi të gjithë bullgarëve paqe dhe bereqet gjatë 2018-ës. Ajo shprehu lumturinë e saj se gjatë viteve të fundit bullgarët gjithnjë e më shumë nderojnë traditat dhe folklorin tonë, njerëzit e rinj kthehen te traditat. Incizimi më i shquar i këngëtares Valja Ballkanska është një interpretim pa shoqërim instrumental i këngës “Doli Delju kaçak”, i bërë në fundin e viteve të 60-të të shekullit të kaluar nga shkencëtari amerikan i folklorit bullgar Martin Koening dhe i regjistruar në pllakë gramofoni në SHBA. Disa vjet më vonë i njëjti incizim u bë pjesë e seleksionimit për Pllakën e Artë (mesazhi nga Toka, i cili do të fluturonte jashtë kufijve të Sistemit Diellor, në bordin e dy anijeve të njëjta kozmike, pjesë e programit Voyager të NASA-s). Kënga është përfshirë në 90-minutatat prej veprave muzikore të zgjedhura nga Karl Sagan dhe në vitin 1977 doli në kozmos. Në vitin 1997 Valja Ballkanska mori çmimin olimpik në Olimpiandën e Parë të Arteve në Los Anxheles. Ajo është mbajtëse e medaljes “Stara Pllanina” për vitin 2002 për kontribut në kulturën bullgare.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...