Të parët ishin pianisti Antoni Donçev dhe bateristi Hristo Jocov në vitin 1985. Më vonë (në vitin 1989) ndaj tyre u bashkua Georgi Donçev. Fillimi i krijimtarisë artistike të duos ishte shumë i suksesshëm – me dekorata në dy forume të mëdha të muzikës xhaz – në Hoeilaart të Belgjikës dhe Leverkusen të Gjermanisë.
„Gjithmonë kam menduar se pavarësisht nga vitet që kalojnë, pavarësisht nga ndikimet artistike dhe profesionale, stili i “Versionit Akistik” mbetet një shenjë dalluese – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare në vitin 2016 Hristo Jocov. – Për ne “Versioni akustik” është një domosdoshmëri, është fati ynë. Gjithmonë kur në skenë takojmë stilet tona të ndryshme, “jetëshkrimet tona muzikore”, sikur hapësira ndryshohet dhe bëhet e qartë se jemi në të njëjtën pikë, d.m.th. ne gjithmonë mbetemi në vend shumë komod për ne dhe diçka që është me rëndësi – në këtë pikë ne ndodhemi në gjendjen e balancës, pavarësisht nga larmia e madhe e projekteve të tjera, në të cilat marrim pjesë. Harmonia e plot mes nesh në skenë mund të thuhet se është mistike, mirëpo nga ana tjetër – është edhe e kuptueshme, sepse jemi së bashku aq shumë vjet. Bile nuk kemi nevojë për fjalë, muzika bëhet forma e vetme e komunikimit.”
Le të kujtojmë se Antoni Donçev dhe Hristo Jocov vijnë nga familje të muzikantëve. Partneriteti i tyre në skenë filloi akoma në vitet, kur ata ishin nxënës. Të dy morën arsim shumë serioz muzikor. Punojnë me muzikantë të ndryshëm në zhanre të ndryshme. Sot janë ndër emrat më të dalluar të skenës bullgare. Antorni Donçev është dirigjent i orkestrës “Big Band” të Radios Kombëtare Bullgare, kurse Hristo Jocov është profesor në Akademinë Muzikore në Sofje. Që nga themelimi i “Versionit Akustik” interpretojnë vetëm muzikë të krijuar nga ta. I tillë do të jetë edhe fokusi i koncertit të ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Grupi “Fandango” prezanton këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..
Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..