Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Suksesi i Presidencës Bullgare do të jetë sukses për tërë Evropën

Bojko Borisov (majtas) dhe Antonio Tajani
Foto: BTA

Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Taiani vlerësoi lartë prezantimin e prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së të bërë nga Kryeministri Bojko Borisov në Strasburg.

Në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin bullgar zoti Tayani përshëndeti gatishmërinë e Bullgarisë për kërkimin e zgjidhjes së problemit të migracionit dhe për përgatitjen e kornizës së ardhshme shumëvjeçare financiare.

Ai gjithashtu vlerësoi dhe dëshirën e qeverisë bullgare dhe të Parlamentit tonë për t’u marrë me fatin e Ballkanit në një moment të paqëndrueshmërisë dhe rrezikut nga terrorizimi.

Nga ana e vet Kryeministri Borisov ishte kategorik se po të punohet në partneritet, suksesi i Kryesisë Bullgare do të jetë sukses për Parlementin Evropian dhe për tërë Evropën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov (majtas) dhe James O'Brien

Ministri i jashtëm bullgar diskutoi me sekretarin amerikan të shtetit për çështjen e heqjes së vizave

Në një takim në Nju Jork me sekretarin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov ngriti çështjen e përfshirjes së Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të Shteteve të Bashkuara...

botuar më 24-09-24 9.44.PD

85 arkeologë nga e gjithë Evropa po mblidhen në Bullgari në një kongres për provincat romake të Danubit

Nga 23 deri më 28 shtator, Sofja dhe Vidin do të presin Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare për Provincat Romake të Danubit me temën "Peizazhet kufitare përgjatë Danubit", njoftoi BNR Vidin. Iniciativa për diskutimin mbi provincat e Danubit të..

botuar më 24-09-23 5.15.PD

Parashikimi i motit për 23 shtatorin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17°..

botuar më 24-09-22 6.45.MD