Më se 10 mijë hektarë është sipërfaqja e përbashkët e ligatinave të restauruara buzë lumit Danub gjatë 10 vjetëve të fundit. Këtë e bënë të dituar nga organizata e ambientalistëve WWF. Lidhur me datën 2 shkurt – ditën ndërkobëtare të zonave të lagëta ekologët shpjeguan se deri para pak kohe rëndësia e këtyre zonave nuk ishte vlerësuar siç duhet dhe si rezultat prej veprimtarisë së njeriut janë asgjësuar 80% prej ligatinave buzë lumit Danub. Kjo ka shkaktuar dëme të pakapërcyeshme për peshkimin në lum. Në të kaluarën krapi i egër përbënte 65% prej peshqve të zënë në lum. Pas tharjes së kënetave krapi i egër është një specie e rrezikuar. Ligatinat janë shumë të rëndësishme për cilësinë e jetesës së njerëzve dhe të kafshëve. Ato janë zona që parandalojnë përmbytjet rreth lumit dhe sigurojnë ujë të pastër. Ato përmbajnë sasi të mëdha të oksigjenit - diçka që është shumë e rëndësishme për evitimin e ndryshimeve klimatike – shtojnë nga organizata ekologjike.
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6..