Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë nesër Protokollin për këmbimin e dokumenteve të ratifikimit , me të cilat hyn në fuqi Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. Traktati u nënshkrua më 1 gusht të vitit të kaluar nga kryeministrat e dy vendeve tona Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, kurse në fillim të këtij viti ai u ratifikua nga parlamentet e Bullgarisë dhe Maqedonisë. Me nënshkrimin e Protokollit për këmbimin e dokumenteve të ratifikimit do të mbarojë krejtësisht procedura e hyrjes së tij në fuqi.
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°...