Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thellohet bashkëpunimi bullgaro serb në fushën e turizmit

БНР Новини
Sllobodan Unkoviç – Zëvendësdrejtor i Organizatës Turistike të Beogradit, Maria Llaboviç, Renata Pinxho, Nikolina Angellkova dhe Vihra Ognjanova – drejtoreshë ekzekutive e Prim Expo – organizator i “Vakancia & Spa ekspo” /“Pushimet dhe SPA Ekspo”/
Foto: primdesign.com

Gjellët e shijshme, kultura e afërt, mikpritja – këto veti u bëjnë përshtypje gjithnjë e më shumë bullgarëve, të cilët udhëtojnë në Serbi. Në të njëjtën kohë turistët serbë janë nga turistët më të preferuar në bregdetin bullgar dhe në vendpushimet tona të mëdha dimërore. Mirëpo, turizmi i Serbisë nuk është vetëm gastronomi, ose mikpritje, kurse mundësitë për turizëm në Bullgari nuk kufizohen vetëm në pushimet verore në bregdet ose në vendbanimet dimërore. Prandaj qëllimi Nr. 1 i politikës në sferën e turizmit është mirëmbajtja e interesit ndaj ofertave tona turistike gjatë tërë vitit. Ka premisa për këtë, kurse kushtet janë shumë të favorshme që prej disa vitesh. Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, kurse Serbia ecën me bindje gjithnjë e më të madhe në rrugën drejt anëtarësimit të saj në bashkësi. Regjioni arriti të qetësohet pas lëkundjeve gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar dhe tashmë nuk është pika më e trazuar e kontinentit.

Në këtë sfond edhe Serbia, edhe Bullgaria kanë mundësi të shkëlqyeshme për arritjen e marrëveshjeve me interes të përbashkët. Pritet që të bëhet një hap i konsiderueshëm gjatë pranverës me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim. Në një takim të ministrave evropianë të turizmit në Sofje në mes të shkurtit të këtij viti Ministrja bullgare Nikolina Angellkova bëri të ditur se Bullgaria dhe Serbia kanë dëshirë të bashkëpunojnë në punimin e itinerareve të përbashkëta turistike drejtuar tregjeve më të largëta. Që të nënvizohet interesi i Serbisë, në Sofje erdhi edhe Zëvendësministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve Renata Pinxho. Bashkë me homologët e saj ajo zbuloi bursën më të madhe turistike në Bullgari. “Vakancia & Spa ekspo” /“Pushimet dhe SPA Ekspo”/, e cila për herë të parë në historinë e saj 35 vjeçare kishte një vend partner dhe kjo ishte Serbia. Bullgaria do ta kthejë gjestin vitin tjetër në Ekspozitën Turistike të Beogradit (Beogradski sajam turizma). Sipas Renata Pinxhos marrëdhëniet tona të mira fqinjësore ndikojnë shumë mirë edhe mbi lidhjet turistike.

Kjo që i karakterizon marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bullgarisë është bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm dypalësh në të gjitha fushat, sidomos në turizëm – thotë Renata Pinxho. – Në Sofje e shqyrtuam tekstin e memorandumit për mirëkuptim dhe do ta nënshkruajmë gjatë prillit ose majit të këtij viti. U morëm vesh gjithashtu për organizimin e një forumi të biznesit mes agjencive turistike bullgare dhe atyre serbe, pronarëve të hoteleve dhe kryetarëve të bashkive. Duam që t’i bashkojmë përpjekjet tona edhe në krijimin e një produkti të përbashkët turistik për tregun e Kinës. Serbia është vendi i vetëm në Evropë, i cili hoqi vizat për shtetasit e Kinës dhe kemi një vijë direkte ajrore me Pekinin. Nga ana tjetër Bullgaria ende nuk është anëtare e Zonës së Shengenit dhe mund t’u lëshojë viza kinezëve. Ka akoma dy projekte mbi të cilat mund të bashkëpunojmë në kuadrin e programeve evropiane për bashkëpunim transkufitar. Njëri ka të bëjë me zhvillimin e turizmit kulinar dhe të rrugëve të verës, kurse tjetri – me trashëgiminë kulturore nga koha e Perandorisë Romake. Do të përqendrohemi te certifikimi i monumenteve kulturore ortodokse. Pasi marrim certifikatë evropiane do të mund t’u ofrojmë një produkt të tillë të përbashkët edhe vendeve të treta.” 

Krahas projekteve të përbashkëta të ardhshme mes Serbisë dhe Bullgarisë në turizëm, të dyja vendet vazhdojnë të ofrojnë njëri tjetrin mundësi turistike. Bullgaria përfundoi me sukses pjesëmarrjen e vet në bursën turistike në Beograd, që mbaroi më 25 shkurt, kurse Serbia do ta vërë theksin te turizmi i saj në Bullgari akoma disa herë këtë vit – thotë Maria Llaboviç, drejtoreshë ekzekutive e Organizatës Turistike të Serbisë.

Kemi pritje të mëdha për tregun bullgar. Prandaj edhe këtë vit ishim partner i bursës në Sofje dhe jemi krenarë për këtë fakt. Që ta popullarizojmë produktin tonë turistik, organizojmë vizita në Serbi për gazetarët bullgarë dhe për përfaqësues të agjencive turistike. Në Bullgari gjithashtu do të organizojmë disa aktivitete. Vitin e kaluar organizuam në Sofje Ditë të Serbisë. Tani përsëri planifikojmë një gjë të tillë, sepse krahas kontakteve më të ngushta me biznesin turistik, duam që të arrijmë te konsumatori i fundit i shërbimeve turistike.”

Sipas statistikës gjatë 10 viteve të fundit numri i turistëve bullgarë në Serbi është rritur tri herë. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Republikan të Statistikave të Republikës së Serbisë gjatë vitit 2017 vendi është vizituar nga 91 233 turistë bullgarë, të cilët kanë kaluar mbi 148 000 net në vend. Nga ana tjetër, turistët serbë janë shtetasit e huaj, të cilët e vizitojnë më shpesh Bullgarinë. Numri i tyre gjatë vitit të kaluar është rritur me mbi 5 për qind kundrejt vitit 2016 dhe tejkalon 394 000 veta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"А place of many stories" - bregdeti ynë jugor i Detit të Zi me një klip të ri reklamues

" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..

botuar më 24-03-31 8.05.PD
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD