Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

БНР Новини

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul Xhamisë, do të shihni shtëpitë-muze të disa prej intelektualëve dhe veprimtarëve më të shquar bullgarë të Rilindjes, si Panajot Vollov, Lajosh Koshut, Panço Vlladigerov, Dobri Vojnikov. Në këtë qytet ka lindur mitropoliti Kliment Tërnovski (Klementi i Tërnovos) (me emrin mondan Vasill Drumev), si dhe myftiu i parë i myslimanëve në Bullgari – Hoxhdazade Mehmed Muhujddin. Xhamia ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, ku ka qenë qendra e qytetit në të kaluarën.

Tombul Xhamia është një prej qendrave më të rëndësishme fetare, kulturore dhe arsimore të myslimanëve në trojet tona gjatë epokës së Rilindjes. Ajo, përveç se është një prej simboleve të Shumenit, është gjithashtu një monument kombëtar i kulturës, një prej 100 objekteve turistike kombëtare në Bullgari, por për shkak të restaurimit të tij gjatë disa viteve të fundit numri i turistëve u ul konsiderueshëm.

Tombul Xhamia u ndërtua në vitin 1744 nga bamirësi Sherif Halil Pasha. Ajo e mban emrin e tij, por për shkak të kupolës së saj të rrumbullakët, që në turqisht shqiptohet si “tombul” është më e njohur ndër popullsinë bullgare si Tombul Xhamia. Në arkitekturën e tempullit ka ndikuar një stili oriental me elemente nga baroku francez. Të gjitha pjesët e kompleksit arkitekturor janë përfshirë në një kompozim të përbashkët dhe janë lidhur me oborre të brendshme. Në librin “Të fshehtat e Tombul Xhamisë” prof. Dobrin Dobrev nga Universiteti i Shumenit “Peshkopi Konstantin Presllavski” shkruan: “Tombul xhamia është paraqitur si një nga godinat më të mëdha myslimane të kultit në Gadishullin Ballkanik”. Tradicionalisht përmendet prania e një biblioteke të pasur, ku ka 800 dorëshkrime dhe 1500 libra të vjetra.”

Në vitin 2004 u bë një studim për restaurimin e xhamisë. Në periudhën 2005- 2008 u kryen disa veprimtari për përmirësimin e godinës së tempullit. Për shkak të mungesës së mjeteve projekti për restaurimin u ndërprere që deri në vitin 2016, kur me ndihmën e mjeteve të grumbulluara ai startoi përsëri. Puna përfshin dy etapa – një etapë ndërtimore dhe një tjetër të restaurimit artistik.

Nga të gjitha xhamitë që kam parë deri tani – pa përfshirë këtu ato, të cilat po ndërtohen tani në Lindjen e Mesme, Tombul Xhamia është xhamia me zbukurime më të pasura” – është kategorik udhëheqësi i restaurimit artistik Ljubomir Vodeniçarov. Sa i përket etapës së restaurimit artistik ai saktësoi: 

Gjëja më e vështirë në këtë xhami është se janë eksponuar dy periudha të zbukurimit të saj. Njëra është ajo origjinale nga shekulli XVIII, kurse ajo më e vonshme është nga shekulli XIX dhe është lidhur me krijimin e një zbukurimi të ri. Kjo për faktin se zbukurimi i parë i është nënshkruar estetikës së alevitëve. Në shekullin XIX për shkak të disa dëmtimeve dhe të arsyeve të lartpërmendura estetike zbukurimi ishte bërë përsëri por tashmë me elementet vendase të barokut turk. Përpiqemi të ketë dallim të qartë mes dy periudhave. Gjithçka në zbukurimin e xhamisë bën përshtypje të madhe, sepse është pikturuar me dorë – mjeshtërit e atëhershëm nuk kanë përdorur shabllone.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto:Juzlem Tefikova dhe Radio Shumen



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kështjella “Trajanovi Vrata” shkëlqen në historinë bullgare

“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën..

botuar më 16-03-20 11.55.PD

Vila “Armira” – pallati i mermertë në luginën lumore

Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij..

botuar më 16-02-28 9.05.PD

Dhurata të pasura nga gjinjtë e tokës ruhen në muzeun e Madanit

Natyra është një arkitekt i cili nuk e ka shokun. Miliona vite me radhë ajo me këmbëngulje formon krijesat e saj të papara – kristalet. Ata e gëzojnë syrin e njeriut dhe krijojnë te ai një ndjenje të shkëlqimit dhe bukurisë. Të grumbulluar në një vend,..

botuar më 16-01-16 3.15.MD