Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u zhvillua ekspozita më e madhe teknologjike në Bullgari Sofia Startup Expo 2018

Foto: BGNES

Priten procedura për mbi 150 mln euro, të cilat do të përdoren për inkurajimin e sipërmarrësve në Bullgari. Këtë e deklaroi Zëvendësministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev gjatë konferencës “Perspektivat para startupeve në Bullgari”, e cila u zhvillua në Sofje. Ajo ishte pjesë e programit të Sofia Startup Expo 2018 (SSE), që u mbajt më 13 dhe 14 mars në kryeqytetin bullgar. Kjo është ekspozita më e madhe teknologjike në Bullgari, që përfshin forma inovative startup, menaxhimin e korporatave prijëse, agjenci shtetërore, investitorë, fonde për kapitale risku, banka dhe kompani të tjera nga mbarë bota.

Disa prej gjërave që ndodhen në ekonominë tonë mbeten të padukshme dhe nuk u kushtojmë mjaftë vëmendje” – tha Aleksandër Manolev. Sipas fjalëve të tij aktualisht janë duke u zbatuar 82 marrëveshje të kompanive që po e startojnë veprimtarinë e tyre nga programi operativ “Inovacione dhe konkurruehsmëri”. Ai shpjegoi se gjatë pranverës së këtij viti do të startojë gjithashtu Programi për përkrahjen e sipërmarrësve me një buxhet prej 67 mln levash. Manolev është i bindur se në Bullgari tashmë ka një bashkësi të formuar startup, një ekosistem startup, që është në proces zhvillimi. Këtë e ripohon edhe mikpritja e vitit të kaluar nga ana e vendit tonë e çmimeve evropiane startup.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD