Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknologjitë e vjetra të pikturimit të vezave janë të gjalla edhe sot e kësaj dite

БНР Новини

Simbolika e vezës ka ndryshuar gjatë shekujve të kaluar. Vezët më të vjetra të dekoruara të strucëve, të zbuluara në Afrikë, janë të moshës rreth 60 mijë vjet dhe i kanë përdorur për dhurata. Vezët e arta dhe ato të argjendta janë të pranishme në ritualet e varrimit të shumerëve dhe të egjiptianëve. Sipas besimeve pagane të popujve të ndryshëm veza është simbol i Universit, pjellorisë dhe ringjalljes pranverore. Të krishterët i konsiderojnë vezët e kuqe si simbol i Gjakut të Krishtit, kurse sot vezët e ngjyrosura janë një simbol i pazëvendësueshëm i festës së ndritshme të Pashkëve.

Снимка

СнимкаVezët ngjyrosen herët në mëngjes të Enjten e Madhe ose të Shtunën e Madhe nga gruaja më e vjetër në shtëpi. Sipas traditës veza e parë duhet të jetë e kuqe.

Veza e kuqe simbolizon pjellorinë dhe natyrën e ringjallur – na shpjegon etnologu Dimitër Vasilev nga Muzeu Historik Kombëtar. – Ajo është simboli kryesor, i cili nga njëra anë është lidhur me pjellorinë, kurse nga ana tjetër ka funksion magjik. Lëvozhgat e vezës së kuqe përdoren në shumë rituale: ato vendosen në derë, që të na ruajnë nga syri i lig. Futet gjithashtu në ujë, nga i cili duhet të pijë njeriu i sëmurë. Mund të vendoset edhe në govatën për kafshët, që t’i ruajë nga sëmundjet. Para mbjelljes së parë lëvozhgat e kuqe hidhen në arë. Veza e kuqe përdoret edhe për zbukurimin e Bukës së Pashkëve. Prandaj veza e kuqe është më e rëndësishmja, pas saj ngjyrosen vezët e tjera.

Снимка

СнимкаGjëja më specifike për vezët e pikturuara është se vizatohen me ndihmën e dyllit dhe të një instrumenti të posaçëm për pikturim me dyllë /stilolaps/. Zakonisht përdoren dy teknika. Sipas njërës teknikë veza ndahet paraprakisht me disa vija. Pas kësaj me ndihmën e stilolapsit dhe dyllit pikturohen ornamentet, veza futet në bojë dhe në fund dylli fshihet. Në këtë mënyrë veza është e ngjyrshme me motive të bardha. Veza mund të bojatiset dy herë – herën e parë me bojë të verdhë, kurse pas vendosjes së dyllit – me bojë të kuqe. Pasi dylli hiqet kemi vezë të kuqe me ornamente të verdha. Sipas teknikës tjetër veza mbetet e bardhë, ajo nuk ngjyroset. Me dyllin përvijohen vetëm konturat. Pas kësaj brenda ngjyrosen elemente të ndryshme. Për vezët e bardha përdoret një dyllë i posaçëm me ngjyrë të zezë dhe një teknikë specifike me pika të vogla. Ja se çfarë na tregoi etnologu Dimitër Vasilev:

Një prej elementeve të detyrueshme zakonisht është kryqi i krishterë. Ka ornamente të detyrueshme bimore, kurse nga ato kafshore shpeshherë pikturohet pula, e cila është simboli klasik i paqes dhe i mirëqenies. Përveç kësaj në vezët shkruhen edhe emra, zakonisht këta janë emra fëmijësh, si dhe emri “Jisu Krishti – Shpëtimtari”.

Снимка

Ka dhe diçka tjetër interesante:

Pikturimi i vezëve nuk është traditë origjinale bullgare, në shumë vende sllave mund të shihen variante të ndryshme të kësaj tradite të krishterë – saktëson Dimitër Vasilev. – Mirëpo, ky është një zbukurim shumë i vjetër. Nuk mund të thuhet se kur është krijuar, por me siguri është zhvilluar në Bullgari gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII dhe gjatë tërë shekullit të XIX, kur vezët tashmë kanë pasur një funksion jo vetëm dekorativ.

Gjatë 15-20 viteve të fundit vëzhgohet ringjallje e zakoneve të vjetra, si dhe e teknologjisë së pikturimit të vezëve. Gjithnjë e më shumë njerëz njihen me të dhe e praktikojnë. Këtu një rol kryesor luan interesi ndaj traditave, si dhe muzetë dhe institucionet e shumta, të cilat organizojnë punishte për “veza të pikturuara”. “Fëmijët duhet të mësohen ta respektojnë këtë traditë popullore” – është i bindur Dimitër Vasilev, prandaj çdo vit Muzeu Historik Kombëtar organizon një atelie, ku fëmijët kanë mundësi të zbukurojnë falas vezë sipas kësaj teknologjie të vjetër, si dhe të mësojnë më shumë për traditat dhe zakonet e Pashkëve nën udhëheqjen e specialistëve të muzeut dhe të mjeshtres së pikturimit të vezëve – doc. dr. Svetlla Rakshieva.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Desisllava Semkovska

Më shumë nga rubrika

Kolazhi: Sillvija Petrova

Mbështetja evropiane për arsimin në Bullgari

Komisioni Evropian e ka shpallur vitin 2023 Vitin e Aftësive për të nxitur mësimin gjatë gjithë jetës dhe për të mbështetur inovacionin. Arsimi dhe inovacioni ishin temat e një dialogu civil javën e kaluar në Sofje me Komisioneren Evropiane..

botuar më 23-05-17 5.37.MD

Në Tiranë u takuan përfaqësues të MPJ-së të Bullgarisë dhe Shqipërisë

Më 16 maj në Tiranë u zhvilluan konsultime politike mes ministrive të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, njofton MPJ bullgare. Gjatë bisedimeve u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, turizëm, arsim dhe shkencë. Në..

botuar më 23-05-17 2.21.MD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes është ndër mijëra shkollat e para të larta në botë

Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” zë vendin e 952-të nga gjithsej 20 531 institucione të arsimit të lartë në botë të përfshira në klasifikimin e Qendrës për Renditjen e Universiteteve Botërore (Center for World University Rankings) për..

botuar më 23-05-16 9.13.PD