Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Kina në gjuhën bullgare: U japim bullgarëve informacion të saktë për Kinën

БНР Новини
Foto: CRI

Radioja jonë dëshiron të reklamojë Kinën në gjuhë të ndryshme, sepse shumë njerëz në botë nuk e kanë përfytyrim të saktë për vendin tonë. Mendoj, se Bullgaria është mikja më e rëndësishme e Kinës, sepse ajo ishte shteti i dytë, i cili vendosi marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj për Radion e Kinës është me rëndësi të madhe të transmetojë në gjuhën bullgare. Detyra jonë është të thellojmë miqësinë midis të dy popujve dhe marrëdhëniet midis të dy shteteve.”

Kështu kryeredaktorja e Redaksisë Bullgare të Radios së Kinës Fanlej Sja (Fanglei Xia) shpjegon misionin e programeve të medias për jashtë. Emisionet e Radios Kina në gjuhë të huaja datojnë nga viti 1941. Që atëherë ajo transmeton në gjuhë të huaja për mbarë botën. Nga viti 1999 filloi t’u sigurojë informacion ndërkombëtar televizioneve vendore kineze. Po atë vit hapi shumë zyra të korrespondentëve në pika të ndryshme të planetit. Krahas kësaj radioja ka shtëpi të vet botuese për audio dhe video materiale.

Radioja e Kinës sot ka 65 redaksi të gjuhëve të huaja dhe disponon përafërsisht 2000 nëpunës. Prej tyre 1700 janë kinezë, ndërsa të tjerët janë të huaj. Përgatitim materiale në gjuhë të huaja dhe në të kineze. Ndër gjuhët e huaja përveç asaj bullgarie janë edhe ato kineze, angleze, gjermane, spanjolle, franceze, koreane, ruse, portugeze, japoneze, rumune, vietnameze, italiane etj. Redaksia e Gjuhës Bullgare u krijua më 17 prill të vitit 1974. Ekipi përbëhet nga 12 veta, 9 – kinezë dhe 3 – bullgarë. Për të informuar auditorin redaktorët çdo ditë zgjedhin dhe përkthejnë lajme dhe materiale të ndryshme për rubrikat përkatëse. Materiale përgatiten nga Zyra Qendrore e Informacionit e radios. Për auditorin e huaj zgjidhen ato lajme të cilët përbëjnë interes për dëgjuesit përkatës. Krahas kësaj çdo redaksi siguron informacion specifik për auditorin e vet. Për këtë se si kolegët tanë të Kinës së largët arrijnë të mbajnë nivelin e lartë të zotërimit të gjuhës, bashkëbiseduesja Fanlej Sja tregon:

E kemi mësuar gjuhën bullgare në specialitetin “Filologji Bullgare” të Universitetit të Pekinit për Gjuhë të Huaja në vazhdim të 4 viteve. Shumica prej nesh për një vit bëmë specializim në Bullgari – në Sofje dhe në Pllovdiv. Shpesh organizojmë leksione të bullgarishtes, të cilat na ndihmojnë të ruajmë nivelin e lartë të zotërimit të gjuhës.”

Pyetjes se çfarë e motivoi të mësojë bullgarishten, me buzëqeshje Sja shpjegon se deshi të studiojë ndonjë gjuhë evropiano-lindor. Mirëpo, Universiteti i Pekinit për Gjuhë të Huaja është ai i cili vendos se çfarë gjuhë të mësojë studentin e ardhshëm. Kështu bashkëbiseduesja nisi të mësojë bullgarishten. Pasi emrat kinezë janë të vështira për shqiptim nga të huajit, studentët kinezë marrin edhe një emër në gjuhën e mësuar prej tyre. Kështu profesori i gjuhës bullgare i dha asaj emrin bullgar Cvetelina. Kjo për shkak se emri Fanlej do të thotë “gonxhe luleje”. Për auditorin e programeve të Radios së Kinës në Gjuhën Bullgare bashkëbiseduesja shpjegon:

Auditori më i madh i programeve tona është nga Bullgaria. Krahas kësaj çdo muaj kemi 150 000 vizitorë të ueb sajtit tonë dhe afro 300 000 admirues të faqes sonë në Facebook.

Sja saktëson, se sot programet e radios zënë një vend gjithnjë e më të vogël të punës së redaksisë dhe se përpjekjet më të mëdha përqendrohen mbi transmetimet online. Për popullarizimin e programit të gjuhës bullgare, Radioja e Kinës bashkëpunon me mediat bullgare. Interes më të madh ndër auditorin bullgar të Radios së Kinës përbëjnë:

Temat e lidhura me ekonominë, kuzhinën, mbrojtjen e shëndetit. Ndaj Rubrikës “Kutia postare”, përgatitur kryesisht mbi pyetjet e dëgjuesve dhe lexuesve, shfaqet interes më të madh – përfundon Fanlej Sja, kryeredaktorja e Redaksisë Bullgare të Radios së Jashtme të Kinës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD