Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Batanijet „e rënda” ndihmojnë fëmijët dhe të moshuarit me probleme

БНР Новини

Vitet e fundit shihet rritje e numrit të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, me nevoja të veçanta arsimore, ndërsa tensioni dhe stresi shkelin ritmin dhe keqësojnë cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Një nga mënyrat me ndihmën e së cilës këto gjendje të rënda njerëzore mund të përmirësohen në shkallë të madhe është batanija “e rëndë”. Kjo është një shpikje e re, e cila kohët e fundit fiton një popullaritet në rritje. Ajo rekomandohet nga specialistë të ndryshëm dhe aplikohet me sukses në terapinë e më se 35 sëmundjeve. Disa edhe e shfrytëzojnë si një mjet efektiv në rastet e pagjumësisë dhe në çrregullimet e ndryshme të gjumit. Si ndikon kjo batanije shpjegon Borisllava Kostova – prodhuesja e vetme e batanijeve “të rënda” në Bullgari:

Pesha ose rëndimi janë të shpërndara mbi gjithë trupin e njeriut. Kështu rritet niveli i serotoninës – hormonit i cili qetëson mendjen dhe trupin. Ky hormon është lidhur edhe me melatoninën, e cila rregullon gjumin. Në këtë mënyrë ushtrohet ndikim mbi shumë çrregullime, për të cilat do të rekomandoheshin antidepresantë ose medikamente të tjera. Doemos batanija nuk mund të zëvendësojë terapinë e fëmijës ose të njeriut të moshuar me probleme serioze. Ajo është më tepër një mjet ndihmës pa efekte anësore.”

Te fëmijët me autizëm batanija “e rëndë” ul shqetësimin dhe siguron stabilitet emocional. Rëndimi ndihmon që fëmija të ndiejë trupin e tij dhe të bëhet i aftë për të kuptuar hapësirën. Te paraliza cerebrale e fëmijëve sigurohet relaksimi dhe shtrirja e domosdoshme të grupeve të prekura të muskujve. Mbi fëmijët që vuajnë nga sindroma e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktiviteti batanija “e rëndë” ushtron një efekt prehjeje dhe qetësimi dhe siguron përqendrim të vëmendjes. Te të moshuarit përmirësohet cilësia e gjumit të thellë dhe rregullohet gjendja shëndetësore në rast të sëmundjeve të llojllojshme. Ndryshe nga vendet perëndimore, në Bullgari informacioni për batanijet “e rënda” është shumë pak. Lajmi i mirë është, se pjesa dërmuese e specialistëve, që punojnë me fëmijë me probleme të tilla, po përgatiten jashtë shtetit dhe kështu transferojnë dituritë për ato mjete të reja ndihmëse edhe tek ne.

Batanijet “e rënda” të cilat i bënë Borisllava Kostova duken si një batanije e zakonshme e punuar me katrore laramane secila me dimension 10 më 10. Forma dhe përmasat nuk janë të zgjedhura rastësisht. Pikërisht kjo madhësi e katroreve lejon që pesha në to të shpërndahet në mënyrë të saktë dhe të barabartë. Në punën e saj Borisllava Kostova shfrytëzon vetëm stofra prej pambuku me cilësi të lartë dhe dy lloje vatë. Atë që siguron peshën e batanijes janë copëza prej polipropileni me formën e thjerrëzës. Batanijet janë të përshtatura me peshën e fëmijës së veçantë. Prandaj punimi i tyre kërkon llogari të ndërlikuara matematikore, sepse pesha duhet të shpërndahet baras në të gjithë sektorët.

Kjo peshë është një e dhjeta e peshës së trupit. Domethënë në se pesha e njeriut është 50 kilogram, atëherë rëndimi i cili duhet të ndahet nga mjekra deri te thembrat është 5 kilogram. E punoj batanijen ashtu që me rritjen e fëmijës të mos imponohet të ndërrohet tërë batanija” – shpjegon Borisllava Kostova.

Batanijet “e rënda” pastrohen lehtë, sepse mund të lahen në makinë larëse në 40 gradë, ndërsa copëzat prej polipropileni nuk ndikohen nga preparatet e larjes dhe nuk lëshojnë asnjë erë. Kështu batanijet ruhen lehtë.

Borisllava Kostova është prodhuese e vogël dhe punon të gjitha batanijet me dorë gjë që jep mundësi për qëndrim individual ndaj çdo klienti. Ideja e saj e ardhshme ka të bëjë me krijimin e një varianti më kompakt të batanijes, i cili të mbahet në prehër. Analizat tregojnë, se kjo rrit disa herë aftësinë e përqendrimit, sidomos të fëmijëve në klasën e parë dhe të fëmijëve të cilët kanë problem në përqendrimin mbi një detyrë. Vet Borisllava Kostova kërkon mundësi që ata që kanë nevojë për mjete të tilla ndihmëse t’ia shfrytëzojnë për një kohë që të ndiejnë mbi veten ndikimin e tyre të dobishëm. Fillimi u vu me punimin e batanijes së parë për një qendër të logopedisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD