Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi në Sofje se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër për herë të parë që prej 15 vitesh liderët e regjionit do të takohen sy më sy me homologët e tyre nga BE-ja. “Duhet të demonstrojmë këtu dhe tani se interesohemi për zhvillimin ekonomik të Ballkanit, sepse kjo është në interes të BE-së dhe qëllimi i samitit në Bullgari është që ta ripohojmë” – tha z. Tusk. Lidhur me taksat doganore kundër prodhuesve evropianë të çelikut dhe aluminit, që gjithashtu është një prej temave të diskutuara në Sofje ai i dërgoi kritika të ashpra Presidentit amerikan Donald Trump. Duke theksuar se një prej motiveve të SHBA-së për të bërë këtë hap është siguria e tyre kombëtare, Tusk komentoi se është absurd që Presidenti amerikan ta konsiderojë Bashkimin Evropian si armik.
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..